LIVE UPDATES
Bota

"Alkooli është një drogë psikoaktive", Ekspertët: Edhe sasitë e vogla janë të dëmshme!

Alkooli nuk është i shëndetshëm, edhe me masë. Ky është përfundimi i arritur nga Shoqata Gjermane e Ushqyerjes DGE në studimin"Alkooli është një drogë psikoaktive". Rekomandimi i shoqërisë profesioniste është i qartë: shmangia e konsumit të alkoolit është motoja e vetme e sigurt.

17 Gusht 2024, 07:46 Nga N.F
"Alkooli është një drogë psikoaktive",
Foto ilustruese

GJERMANI- Një birrë apo një gotë verë nuk bën dëm: kjo bindje ka zënë rrënjë në mendjen e shumë njerëzve. Por tani ekspertët e kanë ndryshuar rekomandimin e tyre. Edhe sasitë e vogla të alkoolit janë të dëmshme.

Alkooli nuk është i shëndetshëm, edhe me masë. Ky është përfundimi i arritur nga Shoqata Gjermane e Ushqyerjes DGE në studimin "Alkooli është një drogë psikoaktive". Rekomandimi i shoqërisë profesioniste është i qartë: shmangia e konsumit të alkoolit është motoja e vetme e sigurt.

Jo vetëm rreziku i varësisë

Sipas DGE, rekomandimi i ri zëvendëson vlerën referencë të publikuar më parë për konsumin e alkoolit. Nuk ka "sasi pa rrezik për konsum të sigurt”. Edhe sasitë e vogla mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve, aksidenteve dhe lëndimeve. Ekspertët identifikojnë më shumë se 200 pasoja negative shëndetësore.

Në plan afatgjatë, alkooli jo vetëm që mbart një rrezik të varësisë. Sipas ekspertëve, alkooli kontribuon edhe në shfaqjen e sëmundjeve: kancerit (sidomos i gjirit dhe zorrës së trashë), sëmundjeve kardiovaskulare dhe gastrointestinale, diabetit mellitus, në rënien e aftësive kognitive, në sëmundjen Alzheimerit dhe demenca të tjera.

Këto sasi konsiderohen të rrezikshme

Kushdo që vazhdon të pijë alkool duhet të shmangë sasitë e mëdha dhe të ashtuquajturat "pirje të tepërta". Kjo vlen veçanërisht për të rinjtë. "Fëmijët, adoleshentët, gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë në gji duhet të shmangin përgjithësisht alkoolin”. Për vlerësimin e saj të ri, DGE analizoi disa studime mbi këtë temë.

Prej atje, ekspertët e DGE nxjerrin gjithashtu vlerësime të rrezikut për sasi të caktuara alkooli: një deri në dy gota verë ose një deri në dy shishe birrë në javë konsiderohen me rrezik të ulët, ndërsa deri në pesë gota verë ose dy litra birrë konsiderohen të moderuara. Gjithçka mbi këto shifra, shoqëria e konsideron konsumimin e alkoolit të rrezikshëm. Sipas studimit, nëse doni të jetoni një jetë pa rreziqe, duhet të hiqni dorë plotësisht nga alkooli.

Gjermania - vend me konsum të lartë alkooli

Dokumenti gjithashtu bën të qartë pse këto rekomandime janë veçanërisht të rëndësishme për Gjermaninë: Gjermania konsiderohet një "vend me konsum të lartë" alkooli. "Sasia mesatare e alkoolit të konsumuar në Gjermani është më shumë se dyfishi i sasisë mesatare që pihet në të gjithë botën”, thuhet në dokument. Prandaj, nevojiten më shumë përpjekje për të përmirësuar ndërgjegjësimin shoqëror./ DW

alkooli eksperte demtime

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet