LIVE UPDATES
Bota

Donald Tusk në Berlin, DW: Afrim mes Polonisë dhe Gjermanisë

Nga njëra anë ai do të riparojë marrëdhënien e dëmtuar me Gjermaninë këto vite, por duhet të ketë kujdes të mos tregojë shumë afërsi me fqinjin perëndimor sepse partia nacional-konservatore polake, Ligj dhe Drejtësi, (PiS) e Jaroslaw Kaczynskit, që e ka shpallur Tuskun “agjent gjerman” do të ndjekë çdo hap të tij në parketin politik në Berlin.

12 Shkurt 2024, 09:00 Nga Jacek Lepiarz
Donald Tusk në Berlin, DW: Afrim mes Polonisë dhe Gjermanisë
Donald Tusk

BERLIN- Vizita e kryeministrit polak në dy kryeqytete europiane brenda një dite është e shkurtër, por me rëndësi të madhe. Donald Tusk takohet të hënën (12.02.2024) në fillim me presidentin francez, Emmanuel Macron e më pas me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Berlin. Për kryeministrin polak vizita në Berlin do të jetë një akt ekuilibrues. Nga njëra anë ai do të riparojë marrëdhënien e dëmtuar me Gjermaninë këto vite, por duhet të ketë kujdes të mos tregojë shumë afërsi me fqinjin perëndimor sepse partia nacional-konservatore polake, Ligj dhe Drejtësi, (PiS) e Jaroslaw Kaczynskit, që e ka shpallur Tuskun “agjent gjerman” do të ndjekë çdo hap të tij në parketin politik në Berlin.

Kaczynski: Tusk si Hitleri

Partia e Kaczynskit që qeverisi Poloninë në tetë vitet e fundit, la pas rrënoja në politikën europiane të Polonisë. Ajo vendosi të ketë lidhje të ngushta ushtarake me SHBA, por partneri i preferuar atëherë ishte Donald Trump, dhe i dëmtoi marrëdhëniet me Francën dhe Gjermaninë. Marrëdhëniet gjermano-polake janë në krizën më të thellë që nga rënia e Perdes së Hekurt. Në fushatën zgjedhore në tetorin e kaluar, PiS madje e shpalli Gjermaninë si rrezikun më të madh për sovranitetin e Polonisë, dhe Tuskun e ktheu në përfaqësues të interesave të huaja, sidomos atyre gjermane. Pas dështimit në zgjedhje, Kaczynski madje e forcoi retorikën antigjermane. Ai i krahasoi përpjekjet e Donald Tusk për të rivendosur shtetin ligjor në Poloni me metodat e Adolf Hitlerit.

Scholz uron dhe fton, Tusk heziton

Pas betimit të qeverisë së koalicionit të majtë dhe të qendrës në dhjetor 2023, entuziazmi në Berlin nuk fshihej. Kancelari gjerman e uroi Donald Tusk spontanisht për marrjen e detyrës dhe i ofroi bashkëpunim. “Roli i Polonisë në dhe për Europën është sot më i madh se kurrë”, tha Scholz në deklaratën qeveritare dhe shprehu shpresën se Gjermania dhe Polonia do të çojnë përpara “krah për krah” marrëdhëniet bilaterale. Ai shpreson të përshëndesë “në javët e ardhshme” Tusk në Berlin, tha Scholz. Por u deshën të kalojnë gati dy muaj që Tusk të merrte rrugën drejt kryeqytetit gjerman. Procesi i vështirë i marrjes së pushtetit nga Tusk, politika bllokuese e PiS e çuan në rend të dytë politikën e jashtme. Përplasja për mediat dhe hapat e parë për rivendosjen e shtetit ligjor u dukën më të rëndësishme se iniciativat politike. Por pati edhe arsye të tjera:

“Tusk veproi me shumë kujdes kundrejt Gjermanisë, që të mos u japë shkas për sulme kritike populistëve të djathtë”, beson Piotr Buras, drejtues i përfaqësisë së Varshavës në Këshillin Europian të Marrëdhënieve të Jashtme, ECFR. Politologu kujon, se Tusk në deklaratën e parë qeveritare nuk e përmendi me asnjë fjalë Gjermaninë. Edhe zgjedhja e vizitave, fillimisht Parisi, pastaj Berlini nuk është e rastësishme, sipas tij.

Ndjenja antigjermane në Poloni

“Tetë vite propagandë antigjermane kanë lënë gjurmë të thella në shoqërinë polake. PiS ka fituar të drejtën e vetme për të interpretuar debatet për Gjermaninë”, shpjegon Buras. Prandaj Tusk deri në zgjedhjet europiane të paktën do të jetë i kujdesshëm. “Ai ka nevojë për më shumë kohë”. Agnieszka Lada-Konefal, zëvendësdrejtoreshë e Institutit Gjermano-Polak, DPI në Darmstadt thekson se “Tusk është një lloj pengu i retorikës së PiS për Gjermaninë” dhe se pala gjermane e kupton mirë situatën e kreut gjerman të qeverisë. “Berlini nuk tregon as zhgënjim, as padurim dhe as mosbesim”, thotë Lada-Konefal. Gjermanët e kanë kuptuar, se nuk duan ta detyrojnë për asgjë Varshavën, dhe se “nuk do ta paraqiten si vëllai i madh që e mëson gjithmonë vëllanë e vogël”.

Pas kthesës demokratike në vitin 1989, ministri i parë i Jashtëm jo komunist polak, Krzysztof Skubiszewski kishte bërë thirrje për bashkësinë e interesave gjermano-polake. Më vonë ai bëri fjalë për bashkësi të fatit, ku Gjermania u bë avokate e Polonisë dhe i hapi rrugën vëllait të vogël për në BE apo NATO. “Por sot jemi në një situatë tërësisht tjetër”, thekson Lada-Konefal. Ndikimi i Tusk është rritur si politikan me përvojë që drejtoi për pesë vite Këshillin e BE. Edhe roli i Polonisë në votë ka ndryshuar, sidomos me ndihmën e shpejtë e të madhe ushtarake për Ukrainën dhe pranimin e miliona refugjatëve ukrainas. Në të njëjtën kohë Gjermania për shkak të politikës së saj të gabuar ndaj Rusisë ka humbur në imazh. Marrëdhënia e fuqive ka ndryshuar në favor të Polonisë. Ndërkohë procesi i normalizimit të marrëdhënieve ka filluar me hapa të vegjël. Qeveria polake ka bërë të ditur, se do të lirohen fondet e bllokuara nga qeveria paraardhëse për mësimin e gjermanishtes për pakicën gjermane në Poloni. Edhe një libër historie gjermano-polak i bllokuar do të lejohet shpejt. Por në politikën e migracionit dhe reformimit të BE ka nevojë që palët të bisedojnë, sidomos tek qëndrimi i Berlinit për reformimin e BE që të merren vendime me shumicë për politikën e jashtme në BE dhe jo unanime. Si një shpatë e Damokloeut në marrëdhëniet gjermano-polake po ashtu është çështja e reparacioneve për viktimat polake të luftës. Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski apeloi javën e kaluar tek kreativiteti gjerman për këtë çështje. Përgjigja nuk është dhënë ende./DW

donald tusk gjermania polonia

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht