LIVE UPDATES
Bota

"Do inkurajoja Rusinë"/ Kërcënimi i Trumpit: Nuk ka ndihmë për vendet anëtare të NATO-s që nuk paguajnë

Në një miting me përkrahësit e tij në Karolinën Jugore të dielën në mbrëmje, Trump kërcënoi, se vendeve anëtare të NATO-s që nuk paguajnë, ai nuk do t'u dalë krah në rast se sulmohen nga Rusia. 

12 Shkurt 2024, 08:31 Nga r.ll
"Do inkurajoja Rusinë"/ Kërcënimi i Trumpit: Nuk ka
donald trump

SHBA- Donald Trump kërkon të rikthehet këtë vit në Shtëpinë e Bardhë. Në fushatën zgjedhore të republikanëve në SHBA ai po mat forcat, tallet me rivalen brenda partisë, si konkurrenten Nikki Haley dhe i nxit republikanët për një politikë bllokuese. Tani ai sërish po kthen NATO-n në temë të tij.

Në një miting me përkrahësit e tij në Karolinën Jugore të dielën në mbrëmje, Trump kërcënoi, se vendeve anëtare të NATO-s që nuk paguajnë, ai nuk do t'u dalë krah në rast se sulmohen nga Rusia. 

"Presidenti i një vendi të madh", e ka pyetur njëherë, nëse SHBA do ta mbronte këtë vend nga Rusia, edhe kur nuk i paguan shpenzimet e mbrojtjes, tha Trump. Dhe më tej, shtoi se i është përgjigjur: "Jo nuk do t'iu mbroja." Më shumë se kaq. Trump tha, se do "inkurajonte Rusinë të bënte, çfarë dreqin duan të bëjnë."

Nuk ishte e qartë, nëse një bisedë e tillë është zhvilluar vërtet, sepse republikani Trump tha, "le të pranojmë se ka ndodhur."

Reagon Shëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë iu kundërpërgjigj deklaratave të Donald Trump dhe iu referua përpjekjeve të qeverisë amerikane për të forcuar aleancat e saj në botë. "Inkurajimi për pushtim të aleatëve tanë më të ngushtë nga regjime vrastare është tronditës dhe i çmendur", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates. Në vend që të thërrasë për luftëra, dhe të nxisë "kaosin nga problemet mendore", presidenti amerikan, Joe Biden "do të forcojë edhe më tej rolin udhëheqës të SHBA".

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kritikoi ashpër deklaratat e Trumpit, që në rast të rizgjedhjes së tij nuk do t'i mbrojë partnerët e aleancës që nuk kanë paguar. "Çdo lloj aludimi, se nuk do të mbrohen aleatët,  minon sigurinë tonë të përgjithshme, përfshirë edhe atë të Shteteve të Bashkuara", theksoi Stoltenberg në Bruksel.

Edhe nga Gjermania erdhën reagime kritike. Zëdhënësja e Gjelbër për politikën e Jashtme, e Aleancës90/ Të Gjelbrit, Sara Nanni tha për "Handelsblatt", se Trump ka një kurs të çrregullt. "Kjo e ktheu atë në një problem për aleancën edhe gjatë presidencës së tij." Kurse politikani liberal për çështjet e Mbrojtjes, Marcus Faber tha se, Trump po kthehet në një rrezik për sigurinë e Gjermanisë. "Ne duhet të përgatitemi që tani për rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit", theksoi Faber. "Që do të thotë konnkretisht të rrisim pavarësinë tonë në industrinë e armatimit." Edhe nga Polonia pati reagime. Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, tha se asnjë fushatë zgjedhore nuk mund të merret si justifikim që të luhet me sigurinë e aleancës./DW

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet