LIVE UPDATES
Bota

Dominimi i liderit taliban çon në rritje të shtypjes dhe izolimit

Sipas Michael Semple, një ish-këshilltar i Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara në Afganistan, kundërshtimi ndaj strategjisë së linjës së ashpër të Akhunzadas mund të ndezë një luftë të re civile shkatërruese ose madje të përhapet jashtë kufijve të Afganistanit.

24 Janar 2023, 14:31 Nga k.m.
Dominimi i liderit taliban çon në rritje të shtypjes dhe
Foto ilustruese

AFGANISTAN- Jo shumë anëtarë talibanë mund ta takojnë atë, ndërsa edhe më pak afganë e kanë parë. Ai refuzon të takohet me të huaj, duke përfshirë dijetarët më të shquar fetarë nga bota myslimane. Me gjithë premtimet e talibanëve për modernizim kur morën kontrollin e vendit në gusht të vitit 2021, Mullah Haibatullah Akhundzada, udhëheqësi suprem i grupit, ka dominuar vendimmarrjen ndërsa organizata islamiste e linjës së ashpër vazhdon të rivendosë shumë nga politikat drakoniane, për të cilat ishte e njohur kur sundoi Afganistanin nga viti 1996 deri në 2001.

Edhe pse ka pasur një rezistencë të vazhdueshme në mesin e talibanëve, Akhundzada e ka vendosur veten si fjalën e fundit në pothuajse të gjitha vendimet duke mikromenaxhuar qeverinë talibane dhe duke miratuar ligje që u mohojnë afganëve të drejtat e tyre themelore. Në përpjekjet e tij për të krijuar atë që ai e percepton si një sistem “të pastër islamik”, ekspertët thanë se Akhunzada ka zemëruar afganët dhe botën e jashtme dhe po udhëheq talibanët dhe shtetin drejt një rruge shkatërruese.

Sipas Michael Semple, një ish-këshilltar i Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara në Afganistan, kundërshtimi ndaj strategjisë së linjës së ashpër të Akhunzadas mund të ndezë një luftë të re civile shkatërruese ose madje të përhapet jashtë kufijve të Afganistanit.

“Këmbëngulja e Haibatullahut për të shtyrë programin radikal rrit gjasat për një rund të ri konflikti”, tha Semple për Radion Evropa e Lirë.

Pasi rimorën kontrollin, talibanët pohuan se konflikti në Afganistan, i cili kishte zgjatur për më shumë se 40 vjet dhe ishte nxitur nga një grusht shteti komunist në vitin 1978, kishte marrë fund. Nivelet relativisht të ulëta të dhunës të vërejtura që kur organizata mori kontrollin e Qeverisë, janë cituar nga krerët e grupit si dëshmi se konflikti në vend kishte përfunduar.

Por, pas më shumë se 16 muaj të administrimit të talibanëve nën drejtimin e Akhundzadas, ëndrrat për paqe dhe stabilitet të afganëve dhe pjesës tjetër të botës janë shuar.

Marrëveshja e shkurtit të vitit 2020 ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, që do të hapte rrugën për një armëpushim me Qeverinë e mëparshme përpara tërheqjes së forcave të huaja, sipas Semple, ishte në thelb një marifet i marrëdhënieve me publikun. Kjo marrëveshje u negociua nga zyra politike e talibanëve në kryeqytetin e Katarit, Doha. Edhe pse ata në Doha folën për një transferim paqësor të pushtetit dhe një administratë me bazë të gjerë, diplomatët e talibanëve në fakt kurrë nuk kishin ndonjë pushtet real.

“Tani mund të themi me siguri se kjo nuk ishte kurrë politika e Emirateve Islamike dhe këta diplomatë nuk kishin kurrë fuqinë brenda lëvizjes për t'i shtyrë këto ide... edhe nëse ata personalisht mendonin se ishte një ide e mirë”, tha Semple, duke iu referuar talibanëve në emrin e tyre zyrtar.

Semple ia atribuoi suksesin e ushtrimit të pushtetit të Akhadzadas, pjesërisht bindjes që shprehin ushtarët talibanë kur bëhet fjalë për respektimin e urdhrave, që e shohin si obligim fetar. Akhundzada, 56 vjeç, zyrtarisht ka titullin "komandant i besimtarëve". Talibanët, gjithashtu, i referohen atij si "Sheikh" në një shenjë për titullin e tij Sheikh al-Hadith, i cili tregon statusin e tij si një dijetar i shquar i thënieve të profetit Muhamed.

Semple tha se ndjekësit besnikë të Akhundzadas duan të krijojnë me çdo kusht vizionin e tyre ekstrem të sundimit islam, pa marrë parasysh pasojat.

“Talibanët janë një lëvizje revolucionare islamike e armatosur, e angazhuar prej kohësh për të krijuar versionin e tyre të një shteti dhe shoqërie islamike me forcën e armëve”, tha ai.

Pasi talibanët morën kontrollin e vendit në gusht 2021, Akhundzada thuhet se zgjodhi të qëndrojë në qytetin jugor afgan të Kandaharit, duke e mbajtur atë larg qeverisë së përkohshme të grupit në Kabul, sipas Sami Yousafzai, një gazetar dhe komentator veteran që ka ndjekur talibanët që nga shfaqja e tyre në vitet ‘90.

Yousafzai tha se në muajt e fundit, Akhundzada ka forcuar kontrollin e tij të pushtetit duke emëruar besnikë në postet kryesore qeveritare dhe, madje, ka krijuar sekretariatin e tij administrativ në Kandahar.

“Akhundzada po drejton një sistem qeverisjeje paralele nga Kandahari dhe gradualisht ka përqendruar të gjithë pushtetin në duart e tij,”- tha Yousafzai, duke shtuar se çdo ministri apo departament qeveritar tani ka të paktën një njeri besnik të Akhundzadas që punon për të.

“Të gjithë në atë ministri e dinë se ai raporton te shefi i madh.”

Yousafzai tha se Akhundzada e ka rrethuar veten me këshilltarë që kanë të njëjtat mendime si ai sa i përket çështjeve fetare dhe çështje të tjera. Muajt e fundit, lideri suprem, po ashtu, ka krijuar një këshill të klerikëve provincialë, për të mbikëqyrur administratën e talibanëve në shumicën e provincave. Akhundzada ka emëruar edhe aleatët kryesorë, Mawlawi Habibullah Agha dhe Mawlawi Nida Mohammad Nadim si ministra për Arsimit të Ulët dhe Arsimit të Lartë, respektivisht, duke shërbyer si dy nga zbatuesit kryesorë të ndalimit të fundit të talibanëve për arsimimin e grave. Mohammad Khalid Haqqani, drejtori i Ministrisë për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve, dhe Abdul Hakim Haqqani, kryetar i Drejtësisë së talibanëve, janë dy persona të tjerë të besueshëm.

Duke pasur parasysh kredencialet e tij fetare, ka shqetësime se Akhundzada mund të bëhet edhe më ekstrem. Shahabuddin Delawar, ministër i talibanëve për Minierat, deklaroi në një intervistë këtë javë se Akhundzada dha miratimin e tij që djali i tij të kryente një sulm vetëvrasës, pasi babai i tij u zgjodh si udhëheqës i grupit në vitin 2016. Ai, gjithashtu, ka mbajtur një qëndrim sfidues kundër kritikave të jashtme.

“Ju mund të përdorni edhe bombën bërthamore kundër nesh, sepse asgjë nuk mund të na trembë saqë të na detyrojë të ndërmarrim ndonjë hap kundër islamit apo Sheriatit”, tha Akhundzada në një tubim në Kabul në korrik.

Semple, i cili aktualisht është profesor në Universitetin Queen në Belfast, pohon se gjatë muajve të fundit, Akhundzada e ka përdorur gjithnjë e më shumë pushtetin e tij. Duke i ndaluar gratë të punojnë për grupet joqeveritare vendase dhe të huaja, si dhe të ndjekin universitetin, Akhundzada zgjeroi listën e gjatë të kufizimeve të vendosura nga talibanët. Ai, gjithashtu, udhëzoi gjyqësorin e talibanëve të imponojë sistemin hudud të ndëshkimeve trupore islame, i cili kërkon ndëshkimin me hedhje të gurëve për tradhti bashkëshortore, amputim të gjymtyrëve për vjedhje dhe rrahje me kamxhik për shkak të pirjes së alkoolit.

Sipas Semple, këto politika kanë zemëruar një segment të konsiderueshëm të shoqërisë afgane. Ndalimi i talibanëve që gratë të ndjekin shkollimin dhe të punësohen, si dhe kufizimet e tjera drakoniane të lëvizjes dhe paraqitjes fizike, kanë privuar ato nga liritë themelore. Si rezultat i kolapsit ekonomik të shkaktuar nga marrja e pushtetit nga talibanët, shumë burra kanë humbur punën e tyre. Përveç kësaj, pakicat fetare dhe etnike kanë thënë se ato po margjinalizohen nga qeveria islamiste.

Entuziazmi revolucionar i kohëve të fundit i talibanëve po e tjetërson shoqërinë afgane pothuajse po aq tërësisht sa komunistët afganë në 1978 dhe 1979”, tha Semple.

Një plan revolucionar për të riformuar shoqërinë afgane u nis nga fraksioni udhëheqës i komunistëve afganë, Khalq, pasi mori kontrollin e shtetit përmes një puçi të përgjakshëm ushtarak në prill të vitit 1978. Kur Bashkimi Sovjetik pushtoi Afganistanin në dhjetorin e vitit 1979 dhe krijoi fraksionin Parcham të komunistëve afganë në pushtet, veprimi i shpejtë ndezi një rebelim në zonat rurale, që kanë qenë tradicionalisht konservatore, e që u rrit me shpejtësi.

Semple tha se nën udhëheqjen e Haibatullahut, talibanët po kultivojnë gjithashtu konflikte të reja me fqinjët e rëndësishëm. Ai tha se Pakistani, aleati i talibanëve për një kohë të gjatë, është i zemëruar për strehimin që i bëhet në Afganistan grupit Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), i cili është i angazhuar në luftime kundër Qeverisë në Pakistan. Ndërkohë, Irani ka shprehur shqetësime për aktivitetet e militantëve sunitë baluçë aktivë në provincën juglindore të Sistanit dhe Baluçistanit.

Semple tha se shumë vende myslimane janë të alarmuara se interpretimet e talibanëve po i japin islamit një emër të keq. Donatorët perëndimorë, tha ai, janë të shqetësuar për kufizimet në operacionet e ndihmës, çështjet e grave dhe terrorizmin. Duke theksuar seriozitetin e situatës, shumë organizata joqeveritare pezulluan punën e tyre në Afganistan muajin e kaluar, pasi talibanët i urdhëruan ata të ndalonin punësimin e grave afgane.

“Edhe vendet, të cilat e panë të përshtatshme të angazhohen me talibanët në mënyrë diplomatike, në vend që të rrezikojnë një rund tjetër të luftës civile, e kanë të pamundur ose të papëlqyeshme ta mbajnë atë angazhim”, tha ai.

Kina, Rusia dhe dy nga fqinjët e Afganistanit në Azinë Qendrore, Uzbekistani dhe Turkmenistani, janë përpjekur vazhdimisht të përmirësojnë bashkëpunimin me Kabulin. Por, politikat drakoniane të talibanëve i kanë mbajtur ata larg nga njohja formale e qeverisë së tyre.

Ekstremizmi i Akhundzadas ka provokuar, gjithashtu, kritika të vazhdueshme brenda radhëve të talibanëve, duke përfshirë zëvendësministrin e Jashtëm taliban, Sher Mohammad Abbas Stanikzai, një negociator i lartë në Doha, i cili ka kundërshtuar vendimin e Akhundzadas për ndalimin e arsimimit të grave.

“Ju jeni të detyruar vetëm të ndiqni urdhrat në përputhje me ligjin islamik të Sheriatit”, u tha ai talibanëve gjatë një mbledhjeje në fillim të këtij muaji.

Por, ndërsa Akhundzada ka ushtruar vazhdimisht vullnetin e tij, ata që kundërshtojnë politikat e tij janë të paqëndrueshëm dhe pasivë, sipas akademikut në Kabul, Obaidullah Baheer.

Dhe, kjo “po na lëndon të gjithëve”, tha Baheer./REL

afganistan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet