LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA/ Si të rieksportohen tanket gjermane?

Tanket Leopard, të cilat përdoren nga disa vende të NATO-s dhe kërkojnë miratimin e Berlinit për rieksportim, ekspertët e mbrojtjes i shohin si më të përshtatshmet për Ukrainën.

24 Janar 2023, 13:21 Nga I.A
ANALIZA/ Si të rieksportohen tanket gjermane?
Tanke

GJERMANI- Polonia dhe disa vende të tjera kanë thënë se duan ta furnizojnë Ukrainën me tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman, për t’u mbrojtur kundër Rusisë. Por, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka refuzuar deri më tash të dërgojë tanke të tilla dhe nuk i ka lejuar vendet e tjera të NATO-s ta bëjnë këtë.

Tanket Leopard, të cilat përdoren nga disa vende të NATO-s dhe kërkojnë miratimin e Berlinit për rieksportim, ekspertët e mbrojtjes i shohin si më të përshtatshmet për Ukrainën.

Polonia do t’i kërkojë leje Gjermanisë për të rieksportuar tanke Leopard 2 në Ukrainë, por edhe pa të, Varshava mund t’i dërgojë ato, si pjesë e një koalicioni shtetesh, tha të hënën kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha të dielën se Qeveria e saj nuk do ta bllokojë Poloninë nëse do t’i dërgojë tanke Leopard 2 Ukrainës.

Të gjitha armët e luftës, të prodhuara në Gjermani, vijnë me një certifikatë të përdorimit, që do të thotë se pronari i tyre i ri ka nevojë për miratimin e Berlinit, nëse dëshiron t’ia kalojë ato armë një vendi tjetër.

Kërkesat për rieksportim marrin zakonisht dritën jeshile, nëse armët u shkojnë anëtarëve të tjerë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ose vendeve aleate.

Me ligjin gjerman, miratimi nuk jepet “nëse ka arsye për të supozuar se do të binte ndesh me ambicien e Gjermanisë për të pasur marrëdhënie të mira me vendet e tjera”.

E njëjta gjë vlen edhe në rastet kur armët mund të përdoren për të bërë një luftë agresioni, ose kur miratimi i rieksportit mund t’i shkelë detyrimet e Gjermanisë sipas ligjit ndërkombëtar.

Duke qenë se eksportet e mbrojtjes janë një çështje e ndjeshme në Gjermani, vendet e huaja zakonisht nuk paraqesin drejtpërdrejt kërkesa zyrtare tek autoritetet gjermane për rieksportim.

Ato bëjnë një të ashtuquajtur “hetim paraprak”, duke i dhënë Gjermanisë mundësi të japë sinjale nëse është gati t’i furnizojë me armët e kërkuara ose jo.

Nëse jo, shteti i huaj abstenon nga paraqitja e kërkesës zyrtare për rieksportim dhe nuk bëhet asnjë dëm diplomatik.

Ky mekanizëm do të thotë se Polonia - duke paraqitur kërkesë zyrtare për rieksportim - mund ta detyrojë Scholzin që të tregojë nëse është i gatshëm ta lejojë Poloninë që t’i dërgojë Leopardët e saj në Ukrainë apo jo.

Megjithatë, në të kaluarën, Qeveria gjermane ka marrë kohën e saj, duke mos iu përgjigjur kërkesave për eksport në raste të ndjeshme për një kohë të gjatë.

Por, kërkesa zyrtare e Polonisë do ta rriste edhe më shumë presionin mbi Scholzin për të marrë një vendim.

Nëse tanket do të dërgoheshin pa pëlqimin e Berlinit, një pasojë e mundshme mund të ishte refuzimi i Gjermanisë për të ofruar pjesë për to, thotë analisti i mbrojtjes, Konrad Muzyka.

“Kjo është arsyeja përse është kaq e rëndësishme nga këndvështrimi i Varshavës që të mos dalë jashtë vijës”, thotë ai.

Tanket janë armë që kërkojnë mirëmbajtje të madhe. Ato janë prej çeliku, por shumë të ndjeshme dhe prishen shpejt pa mirëmbajtje.

Polonia - me një flotë të madhe prej gati 250 tankesh Leopard - mund të mbështetet në stokun e saj të pjesëve rezervë, thonë ekspertët. Por, në planin afatgjatë, Varshava ose Kievi do të duhet t’i drejtohen Gjermanisë për më shumë pjesë të tilla.

Gjermania ka një nga regjimet më të ashpra të eksportit të mbrojtjes në botë - kryesisht për shkak të së kaluarës së saj të përgjakshme para vitit 1945.

Ka pasur përpjekje për t’i zbutur rregullat, për të lehtësuar bashkëpunimin në projektet e mbrojtjes me vende të tjera, si Franca apo Britania, por deri më tani nuk është zbatuar asgjë - pjesërisht për shkak të kundërshtimit të të Gjelbërve.

Zvicra ka bllokuar rieksportin e armatimit zviceran në Ukrainë, duke u thirrur në traditën e gjatë të neutralitetit, por Qeveria e këtij vendi është nën presion në rritje për të ndryshuar qëndrim.

Gjermania është refuzuar vitin e kaluar, kur i ka kërkuar Qeverisë zvicerane leje për të dërguar municion për tanket anti-ajrore Gepard, që Berlini i ka dërguar në Ukrainë.

Kërkesa për të lejuar dërgimin e municioneve të tjera gjithashtu është refuzuar.

Zvicra ka bllokuar edhe një kërkesë të Danimarkës për të lejuar transferimin e automjeteve të blinduara, Piranha III, të prodhimit zviceran.

Qeveria po shqyrton një kërkesë nga Spanja për të lejuar transferimin e dy armëve kundërajrore, por paralajmëroi se miratimi “ndoshta nuk është i mundshëm”.

Eksportin e armëve ose municioneve në Ukrainë e bllokon e ashtuquajtura Deklaratë e Moseksportit, të cilën blerësit e armatimeve zvicerane duhet ta nënshkruajnë, si dhe një embargo specifike mbi shitjen e armëve në Ukrainë dhe Rusi.

*Video nga arkivi: Gepardët gjermanë mësyjnë dronët iranianë


Megjithatë, kreu i partisë Liberalët e Lirë ka paraqitur një mocion për shfuqizimin e deklaratës për vendet me vlera të ngjashme me Zvicrën - një lëvizje kjo që është mbështetur edhe nga politikanë të tjerë.

Kompanitë franceze të mbrojtjes duhet t’i paraqesin një kërkesë Ministrisë së Forcave të Armatosura, nëse synojnë të eksportojnë armë në vende jashtë Bashkimit Evropian, si Ukraina.

Ekzistojnë disa lloje të licencave të eksportit dhe transferimit dhe ato duhet t’i plotësojnë disa kushte.

Në të shumtën e rasteve, prodhuesi duhet të marrë zotime nga klienti për destinacionin përfundimtar dhe mosrieksportim të materialeve të dorëzuara, të cilat do të mund t’i transferoheshin një pale të tretë vetëm pas marrëveshjes paraprake me autoritetet franceze.

Shtetet e Bashkuara kanë kontrolle të rrepta mbi transferimin e armëve amerikane nga aleatët te palët e treta.

Të ashtuquajturat “transferime te palët e treta” duhet ta kenë lejen e Qeverisë së SHBA-së.

Jashtë transferimeve te palët e treta, ekzistojnë dy mënyra se si qeveritë e huaja blejnë armë nga kompanitë amerikane: shitjet e drejtpërdrejta komerciale, të negociuara ndërmjet një qeverie dhe një kompanie, dhe shitjet e huaja ushtarake, kur një qeveri e huaj zakonisht kontakton një zyrtar të Departamentit të Mbrojtjes në ambasadën e SHBA-së në kryeqytetin e saj. Në të dyja këto raste kërkohet miratimi i Qeverisë amerikane.

Marrë nga REL

olaf scholz tanke gjermane lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës