25 Maj 2022, 17:04
Nga DOSJA
Ameri Joe Garzias
SHBA- Kasapi i Teksasit, Salvador Ramos është treguar i pamëshirshëm kur pa një vajzë dhjetëvjeçare që e shikonte me frikë, e cila kishte nxjerrë telefonin për të telefonuar policinë.
Sipas DailyMail, Ameri Joe Garzias, një nxënëse, është një nga 19 fëmijët që u vranë gjakftohtësisht nga 18-vjeçari Ramos kur ai sulmoi shkollën fillore Rob në Ovalde, Teksas.
Vajza e vogël tentoi të përdorte celularin teksa telefononte “911” , kur pa të armatosurin të hynte në klasën e shkollës dhe të thoshte: “Do të vdesësh”.
“Ai e pa Amerin me telefon në dorë dhe e qëlloi atë. Ai e vrau atë”,- tha gjyshja e saj, Berlinetta Irene Areola.
E tronditur, gjyshja e vajzës përshkruan atë që di për momentet e fundit të jetës së saj ku ju tha se Ramos hyri në klasën e Amerit dhe ju tha nxënësve se do të vdisnin.
“Reagimi i parë i Amerit ishte thirrja e policisë, ndërsa pranë saj, në tavolinë, ishte ulur shoqja e saj më e mirë, e cila u gjet e mbuluar në gjak”,- tha Areola për mbesën e saj heroinë.
Vdekja e nxënëses dhjetëvjeçare ka qenë e menjëhershme, ndërkohë që gjyshja e saj ende nuk mund ta besojë se përse kasapi i Teksasit reagoi kur e pa vajzën duke përdorur celularin.
“Pse në vend që t’i merrte celularin apo ta thyente, ai hapi zjarr dhe e vrau me gjakftohtësinë më të madhe” pyet ajo me ngashërim.
(d.a/dosja.al)
Bota
25 Maj 2022, 17:03
Ismail (Ballist) Morina
TIRANË- Lajmi për arrestimin e Ismail (Ballist) Morinës ka shkuar deri në Beograd. “Espreso” ka b&e...
Bota
25 Maj 2022, 15:57
Pfizer
SHBA- Kompania prodhuese e vaksinave ndaj Covid-19 Pfizer do t'i vërë në dispozicion të gjitha ilaçet e saj të ...
Bota
25 Maj 2022, 15:51
Forumi i Davos
ZVICËR- Liderët e Ballkanit Perëndimor gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, konfirmua...
Bota
25 Maj 2022, 15:44
Policia amerikane
SHBA-Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 19 nxënës të vrarë...
Bota
25 Maj 2022, 15:33
Boris Johnson
BRITANI- Kryeministri britanik Boris Johnson ka kërkuar flaje pasi është fotografuar duke ngritur një birrë n&e...
Bota
25 Maj 2022, 15:18
Policia greke
GREQI- Arrestimi i këngëtarit të njohur të këngës popullore Ilias Pantreftis, i cili u gjet së bashku...
Bota
25 Maj 2022, 15:15
Rocco Morabito
BRAZIL- Kreu i Ndraghetës Rocco Morabito do të përballet me drejtësinë italiane pasi Gjykata e Lartë e&nb...
Bota
25 Maj 2022, 15:05
Mitsotakis dhe Erdogan
GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotaki ka dhënë një mesazh nga Forumi Ekonomik i Davosit për lidership...
Bota
25 Maj 2022, 14:43
Autobus ne Itali
ITALI-Sot është dita e finales së Konferencës së Ligës ndërmjet Rom&eu...
Bota
25 Maj 2022, 14:27
Foto Ilustruese
KROACI- Kroacia po shkon drejt një numri rekord të punëtorëve të huaj dhe numri i lejeve të qëndrimit dh...