LIVE UPDATES
Bota

"Do të sjellim stabilitet të vlefshëm në ekonomi"/ Pas luftës tregtare me SHBA-në, Kina po ndërton një urë drejt Bashkimit Evropian:

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiaqun, tha se marrëdhëniet e Pekinit me Brukselin "do të sjellin stabilitet të vlefshëm".

30 Prill 2025, 11:59 Nga M.L

"Do të sjellim stabilitet të vlefshëm në ekonomi"/

KINË- Kina duket se po i hapet Europës, në një kohë kur po numëron aleatët e saj në luftën tregtare me SHBA-në, pas vendosjes së tarifave nga Donald Trump. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiaqun, tha se marrëdhëniet e Pekinit me Brukselin "do të sjellin stabilitet të vlefshëm".

"Duke mbrojtur bashkërisht, në kontekstin aktual, sistemin tregtar shumëpalësh, Kina dhe Bashkimi Evropian do të sjellin stabilitet të vlefshëm dhe parashikueshmëri më të madhe në ekonominë globale dhe tregtinë globale", tha ai.

Tarifat e Trump

Pekini dhe Brukseli po përballen me një stuhi vendosjesh tarifash që kanë shkaktuar paqëndrueshmëri në tregjet globale. Në Kinë, Donald Trump ka vendosur tarifa totale prej 145%. Në të njëjtën kohë, Evropa dëshiron të diversifikojë partnerët e saj tregtarë kundër një aleati amerikan që është bërë i paparashikueshëm.

Më herët këtë muaj, Presidenti kinez Xi Jinping shfrytëzoi rastin për t'i bërë thirrje BE-së dhe Kinës që t'i "rezistojnë" së bashku "shtrëngimit". Në korrik, me rastin e 50-vjetorit të marrëdhënies së tyre, të dyja palët pritet të mbajnë një samit simbolik.

Pikat e mosmarrëveshjes

Megjithatë, mbeten pika mosmarrëveshjeje midis Brukselit dhe Pekinit. BE-ja ka hapur hetime ndaj produkteve kineze për subvencione të padrejta, duke akuzuar Pekinin për konkurrencë të padrejtë. Hetimet kanë të bëjnë kryesisht me automjetet elektrike kineze. Brukseli vendosi gjithashtu sanksione ndaj zyrtarëve kinezë për "shkelje serioze të të drejtave të njeriut" kundër pakicave myslimane në Xinjiang.

Pekini u përgjigj duke vendosur sanksione ndaj eurodeputetëve, si dhe ndaj studiuesve evropianë dhe institucioneve evropiane. Duke cituar një zyrtar të Parlamentit Evropian, Politico dhe Reuters raportuan sot se Kina po shqyrton heqjen e këtyre sanksioneve.

Sipas Reuters, Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Mezzola, pritet të njoftojë sot se Kina ka vendosur të heqë sanksionet kundër katër anëtarëve aktualë dhe një ish-anëtari të Parlamentit Europian, si dhe kundër nënkomitetit të të drejtave të njeriut të këtij organi.

I pyetur gjatë një takimi të rregullt informues me gazetarët, zëdhënësi diplomatik kinez nuk e konfirmoi këtë informacion, por deklaroi se marrëdhëniet me Bashkimin Evropian tregojnë një "dinamikë pozitive".

"Anëtarët e Parlamentit Evropian inkurajohen fuqimisht të vizitojnë Kinën më shpesh", tha zëdhënësi.

europa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet