LIVE UPDATES
Bota

“Rough Rider”/ SHBA dhe Britania kryejnë sulme ndaj rebelëve në Jemen

Kjo është përfshirja e parë e ushtrisë britanike në fushatën e re ajrore amerikane që ka për shënjestër grupin që mbështetet nga Irani.

30 Prill 2025, 09:36 Nga M.B
“Rough Rider”/ SHBA dhe Britania kryejnë sulme ndaj
Foto ilustruese

JEMEN- Ushtria britanike së bashku me Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore ndaj rebelëve Huthi në Jemen, thanë zyrtarët britanikë mëngjesin e 30 prillit. Kjo është përfshirja e parë e ushtrisë britanike në fushatën e re ajrore amerikane që ka për shënjestër grupin që mbështetet nga Irani. Mbretëria e Bashkuar ka ofruar një shpjegim të detajuar për kryerjen e sulmeve, ndryshe nga SHBA-ja, e cila ka ndarë pak detaje lidhur me mbi 800 sulmet që ka kryer që kur ka nisur fushatën ajrore më 15 mars.

Operacioni i quajtur “Rough Rider”, ka shënjestruar rebelët teksa administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po negocion me përkrahësin kryesor të rebelëve jemenas, Iranin, lidhur me programin bërthamor të Teheranit që po përparon me shpejtësi.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se ka sulmuar “një grup ndërtesash, që përdoren nga rebelët Huthi për të prodhuar dronë të llojit që përdoren për të sulmuar anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, dhe vendndodhja e sulmit ishte rreth 25 kilometra në jug të kryeqytetit, Sana”. Sipas Ministrisë, në sulme morën pjesë avionët e llojit Typhoon FGR4, të cilët lëshuan bomba të llojit Paveway IV.

“Sulmet u kryen pasi ra nata, kur mundësia që civilët të ndodheshin në atë zonë ishte më e ulët”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Autoritetet britanike nuk dhanë informacione lidhur me dëmet e shkaktuara nga sulmet, as nëse besojnë se kanë vrarë ndonjë. Ndërkaq, Komanda Qendrore e Ushtrisë amerikane ende nuk ka konfirmuar se ky sulm është kryer.

“Ky veprim u ndërmor në përgjigje të një kërcënimi të vazhdueshëm që rebelët Huthi paraqesin ndaj lirisë së lundrimit”, tha sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey. “Një rënie prej 55 për qind e qarkullimit të anijeve përmes Detit të Kuq veçse ka shkaktuar humbje në miliarda, duke nxitur paqëndrueshmëri rajonale dhe duke rrezikuar sigurinë ekonomike të familjeve në Mbretërinë e Bashkuar”.

Rebelët Huthi – që janë të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – kanë raportuar për disa sulme ajrore në Sana, kryeqytetin jemenas që grupi e ka nën kontroll që nga viti 2014. Sulme të tjera janë raportuar përreth Sanas. Britanikët kanë marrë pjesë në sulmet ajrore, së bashku me SHBA-në, që kur administrata e ish-presidentit Joe Biden, nisi fushatën ajrore kundër rebelëve jemenas në janar të vitit 2024. Megjithatë, këto janë sulmet e para ajrore që Britania është përfshirë që kur Trump ka marrë detyrën e presidentit.

Sulmet e përbashkëta ajrore të Britanisë dhe SHBA-së u kryen pasi në fillim të javës, një sulm i pretenduar amerikan goditi një burg ku mbaheshin migrantët afrikanë, duke vrarë të paktën 68 persona dhe duke plagosur 47 të tjerë. Ushtria amerikane ka thënë se po e heton këtë sulm. Më 18 prill, një sulm amerikan në portin Ras Isa – ku mbahen karburante – vrau të paktën 74 persona dhe plagosi 171 të tjerë. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës që kur SHBA-ja ka nisur fushatën ajrore ndaj rebelëve Huthi.

SHBA-ja po kryen sulme ajrore në Jemen nga dy aeroplanmbajtëset që ka në rajon - USS Harry S. Truman në Detin e Kuq dhe USS Carl Vinson në Detin Arabik – duke shënjestruar rebelët Huthi për shkak të sulmeve që grupi kryen ndaj anijeve në Detin e Kuq, që është rrugë kyç për tregtinë globale, si dhe për shkak të sulmeve ndaj Izraelit.

Rebelët Huthi janë grupi i fundit militant brenda të ashtuquajturit “Bosht të Rezistencës” – një rrjet i krijuar nga Irani, ku bënin pjesë bashkëpunëtorët e armatosur rajonalë të Teheranit. Rebelët jemenas kanë nisur sulmet e tyre për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Gazë dhe për shkak të vendimit të Izraelit për të bllokuar dërgesat e ndihmës për palestinezët./ REL

jemen

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës