LIVE UPDATES
Bota

Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit, REL: Ja raporti i qytetarëve me të ushqyerit në Kosovë

Në Ditën Botërore të Sigurisë së Ushqimit (7 Qershor), qytetarët por edhe nutricionistët e profesorët universitarë, kërkojnë më shumë përgjegjësi nga shitësit e ushqimit, e më shumë kontroll nga institucionet, përkatësisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUVK).

7 Qershor 2024, 15:56 Nga M.B
Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit, REL: Ja raporti i
Foto ilustruese

KOSOVA- Produktet ushqimore me afat të skaduar ose të prishura për shkak që nuk janë mbajtur në temperaturën dhe ambientin e duhur e mungesa e kontrollit, janë vetëm disa nga arsyet përse qytetarët në Kosovë mendojnë se ushqimi nuk është i sigurt. Kosova në vit asgjëson së paku një milion tonelata produkte ushqimore.

Në Ditën Botërore të Sigurisë së Ushqimit (7 Qershor), qytetarët por edhe nutricionistët e profesorët universitarë, kërkojnë më shumë përgjegjësi nga shitësit e ushqimit, e më shumë kontroll nga institucionet, përkatësisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUVK). Syzana Hajdini nga Prishtina thotë se ‘gjithmonë ka mëdyshje për cilësinë’ e produkteve, të cilat i blen për familjen e saj.

“Shpeshherë më ka rastisur që të blej produkte pa afat, e nganjëherë afatin e kanë pasur, por kur e kam hapur paketimin, produkti ka qenë i prishur sepse nuk është mbajtur në temperaturën e kërkuar... edhe në fund e kam kthyer në dyqan, vetëm më kanë thënë ta marr një tjetër”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Ajo konsideron se institucionet, por edhe shitësit e produkteve ushqimore mund të bëjnë më shumë për sigurinë e ushqimeve.

“Mendoj që duhet të ketë më shumë kontrolle nga inspektorati, e besa kujdes më të madh nga ata që shesin produkte, për shembull dyqanet duhet të kujdesen që produktet pa afat të largohen menjëherë, por edhe të kujdesen që produktet që mbahen nëpër depo, të mbahen në temperaturën e kërkuar”, thekson ajo.

Edhe Shyhrete Maliqi nga Prishtina thotë se kur blen ushqime nëpër dyqane, për disa nga to ka shumë hezitim.

“Sidomos kur kam blerë vezë kanë qëlluar të prishura, gjithmonë kam pasur pasiguri në ushqime sidomos unë që kam fëmijë, kur blej produkte të qumështit ose mishit, kam hezitim, menjëherë shikoj a e kanë cilësinë e mirë, a kanë afat”, tregon ajo.

Ajo përmend disa masa që duhet t’i marrë AUVK-ja, dyqanet dhe qytetari për të ndihmuar në përmirësimin e situatës.

“Mendoj që duhet [të ketë] më shumë kontroll, si prodhohen, nëpër çka kalojnë, pastaj dyqanet duhet t’i kontrollojnë më shumë afatet, por gabimi më i madh është te ne që nuk i paraqesin tek institucionet përkatëse”, ka thënë ajo.

Edhe kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë ka më shumë ‘pakënaqësi për ushqime e pak siguri për to”.

“Ne, nëse dalim në tregun e gjelbër, nuk e kemi cilësinë që na ofrohet me çmim, nuk e kemi cilësinë që është e kontrolluar nga inspektorati, edhe në dyqane nuk mund të themi që mishi i bluar është 4 euro, ndërsa çmimi i mishit është 7 ose 8 euro, pra s’kemi të bëjmë me mish të mirë të bluar”, thotë Kaçaniku.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUVK), thonë për Radion Evropa e Lirë se numri i vogël i inspektorëve mbetet sfidë për këtë institucion.

Lamir Thaçi, zyrtar për informim në AUVK, thotë se kjo ndikon edhe në numrin e inspektimeve.

“Aktualisht, në kuadër të AUV-së, janë 74 inspektorë ku përfshihen inspektorët e brendshëm dhe kufitarë. Numri i inspektorëve në raport me numrin e subjekteve, të cilat merren me produktet ushqimore është tepër i vogël. Nevojat janë, së paku edhe për 50 inspektorë”, thotë Thaçi.

Ai sqaron se për rekrutimin e inspektorëve të rinj nevojitet përfshirja e një varg institucionesh, së pari kërkesa bëhet në Ministrinë e Financave, dhe pas miratimit procesi kalon te Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës, e cila e organizon procesin. Thaçi tregon se së fundmi kanë organizuar një konkurs, por kandidatët nuk kanë mundur ta kalojnë testin, edhe pse i kanë plotësuar kriteret fillestare.

Sipas tij, gjatë vitit të kaluar dhe në gjysmën e parë të këtij viti, në Kosovë janë bërë mbi 91 mijë inspektime. Nga këto inspektime, në vitin 2023 janë asgjësuar 1.3 milion tonë produkte ushqimore, ndërsa në 6-mujorin e parë të këtij viti janë asgjësuar afro gjysmë milioni produkte ushqimore. Mbi 1 milion tonë produkte ushqimore janë asgjësuar edhe në vitin 2022. Ai shpjegon se produktet asgjësohen me kërkesën e vetë biznesit, pastaj produktet mund të asgjësohen nëse gjatë kontrolleve janë gjetur pa afat, ose janë ruajtur në kushte joadekuate. Po ashtu, produkte asgjësohen nëse janë të kontrabanduara, dhe nëse konsumatori ankohet për to.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë muajit prill të këtij viti, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 2.5 miliardë euro. Vendet e BE-së nga të cilat më së shumti ka importuar Kosova janë: Gjermania, Greqia dhe Italia, ndërsa nga ato fqinje Maqedonia e Veriut, Shqipëria Serbia. Ndërsa, produktet që më së shumti importohen në Kosovë, sipas Doganës së Kosovës, janë mishi dhe produktet e tij, peshku dhe produktet e tij, mjalti, vezët si dhe produktet e qumështit. Nutricionisti Besnik Humolli përmend disa arsye se përse ushqimi në Kosovë nuk është i sigurt.

“Ndotja e ajrit, ambienti, pluhuri kur dihet që në Kosovë kemi pak më shumë, por edhe hapësirat qoftë në dyqane, qoftë në rrugë ku janë të ekspozuara direkt ndaj pluhurit dhe lëndëve djegëse të makinave, mirëpo normalisht pastaj edhe pesticidet që spërkaten”, thotë ai.

Sipas Humollit, institucionet duhet shtuar kontrollet, ndërsa qytetarët duhet shtuar vigjilencën kur blejnë produkte.

“Nuk ka ndonjë kontroll, nuk shkon java që nuk u them nëpër markete largoni këto produkte sepse u ka skaduar afati. Në përgjithësi, është mirë t’ua hedhim një sy sidomos atyre që janë në lirim, sepse dihet që janë afër skadimit. Të gjitha ushqimet duhet kontrolluar, sidomos djathi, qumështi, buka”, shprehet ai.

Afrim Hamidi, profesor në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës, drejtimi Teknologji Ushqimore me Bio-teknologji thotë për Radion Evropa e Lirë, se siguria e ushqimit rrezikohet nga mungesa e analizave të mirëfillta.

“Produktet me origjinë bimore duhet të kontrollohen në mënyrë dinamike për mbetje kimike që vijnë nga fertilizuesit e ndryshëm, metalet e rënda, pesticidet dhe herbicidet sidomos ato të importit”, thotë ai.

Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për sigurinë e ushqimit në Kosovë?
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovë për vitin 2023, vlerëson se Kosova është ‘deri diku’ e përgatitur për sigurinë e ushqimit. Sipas këtij raporti, Kosova ka avancuar më tej në fushën e kontrollit të ushqimit si krijimi i bazës ligjore, por resurset vazhdojnë të mbeten të pakta.

“Burimet financiare dhe njerëzore të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës mbeten të pamjaftueshme për të zbatuar plotësisht bazën ligjore të BE-së në këtë fushë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qasja në produkte të sigurta dhe me vlera ushqyese është kyçe për një shëndet të mirë. OBSH-ja thotë se ushqimi i pasigurt që përmban baktere, viruse, parazitë ose substanca të dëmshme kimike, mund të shkaktojë më shumë se 200 sëmundje të ndryshme - duke filluar nga diarreja deri te kanceri. Çdo vit, sipas OBSH-së, rreth 600 milionë njerëz - ose gati 1 në 10 njerëz - sëmuren, pasi hanë ushqim të kontaminuar dhe kjo rezulton me rreth 420.000 vdekje./ REL

kosova

Sondazh

Poll
Bota 7 Qershor 2024, 14:56 N.F

REL: Si zgjidhen krerët e BE-së?

Foto ilustruese BRUKSEL- Në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që kanë nisur më 6 qershor dhe do të mbahen deri më 9 qershor, ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale