LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët e Republikës Sërpska në Serbi për Këshillin Gjithëkombëtar Serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten para mediave se ky është “demostrim i madh”, përmes së cilit Serbia dëshiron të tregojë “jo vetëm unitet në pikëpamje, por edhe unitet në vendosmërinë për të mos fshehur përkatësinë e të njëjtit popull”.

7 Qershor 2024, 14:21 Nga N.F
Zyrtarët e Republikës Sërpska në Serbi për
Foto ilustruese

SERBI- Zyrtarët e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, kanë arritur të premten në Serbi, pak para organizimit të Këshillit Gjithëkombëtar Serb, që do të mbahet më 7 dhe 8 qershor në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten para mediave se ky është “demostrim i madh”, përmes së cilit Serbia dëshiron të tregojë “jo vetëm unitet në pikëpamje, por edhe unitet në vendosmërinë për të mos fshehur përkatësinë e të njëjtit popull”.

“Sa i përket Republikës Sërpska, ne duam të tregojmë respekt për Marrëveshjen e Dejtonit, për Serbinë dhe Republikën Sërpska, neutralitetin ushtarak dhe shumë parime tjera”.

Është paralajmëruar edhe mbajtja e një takimi qeveritar në të cilin pritet të miratohet Deklarata për mbrojtje të të drejtave kombëtare dhe politike, si dhe për mbrojtje të së adhmes së popullit serb. Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë e Serbisë, Nemanja Staroviq, ka thënë më 7 qershor, në një paraqitje televizive se, deklarata do të respektojë Marrëveshjen e Dejtonit, Kushtetutën e Bosnje-Hercegovinës, “sovranitetin e shtetit fqinj, mirëpo edhe sovranitetin dhe integritetin e Republikës Sërpska brenda Bosnje-Hercegovinës”.

Një ditë më parë, Këshilli Gjithëkombëtar Serb dhe Qeveria e Serbisë kanë miratuar protokolle dhe memorandum bashkëpunimi me Qeverinë e Republikës Sërpska.

Fillimisht organizimi ishte planifikuar të zhvillohej më 5 dhe 6 maj, mirëpo presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i ka kërkuar presidentit Vuçiq që takimi të mbahet pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Rezoluta është miratuar më 23 maj dhe shpall 11 Korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës.

Serbia ka lobuar kundër miratimit të rezolutës, sepse Beogradi zyrtar nuk e njeh gjenocidin në Srebrenicë, por e konsiderohen vetëm si “krim të tmerrshëm”. Më 30 maj, pas takimit me Dodikun, Vuçiq ka thënë se uniteti i popullit serb “do të konfirmohet fuqishëm” në Parlament.

Dodik ka thënë në një konferencë për media më 23 maj se do të kërkojë mbështetjen e udhëheqësisë së Serbisë lidhur me “shkëputjen e Republikës Sërpska me Federatën e Bosnje-Hercegovinës”. Një ditë më vonë, Vuçiq ka thënë se “nuk mund” të komentoj për këtë iniciativë, dhe që paqja duhet të ruhet “me çdo çmim”.

Më 30 maj, Qeveria e Republikës Sërpska e ka emëruar një grup punues, me qëllim të hartimit të një propozimi për një marrëveshje për “shkëputje paqësore” në Bosnje-Hercegovinë. Tentime për ndarje të tilla në Bosnje-Hercegovinë përbëjnë shkelje të Marrëveshjes së Dejtonit dhe Kushtetutës së shtetit.

Marrë nga REL

serbi zyrtarët e republikës sërpska

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale