LIVE UPDATES
Bota

Sulmet izraelite në Gazën qendrore, të patën 18 viktima

Një ditë më herët, 33 njerëz u vranë nga një sulm tjetër izraelit në një shkollë të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, ku po strehoheshin familjet e zhvendosura palestineze.

7 Qershor 2024, 15:20 Nga M.B
Sulmet izraelite në Gazën qendrore, të patën 18 viktima
Tym duke dalë nga ndërtesat në Deir al-Balah, në Gazën qendrore, më 6 qershor 2024, pas sulmeve ajrore izraelite.

GAZA- Sulmet ajrore izraelite në Gazën qendrore i kanë vrarë së paku 18 njerëz, përfshirë fëmijë, gjatë mbrëmjes, thanë të premten zyrtarët shëndetësorë. Një ditë më herët, 33 njerëz u vranë nga një sulm tjetër izraelit në një shkollë të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, ku po strehoheshin familjet e zhvendosura palestineze. Sulmet e fundit goditën kampet e refugjatëve Nuseirat dhe Maghazi, si dhe qytezat Deir al-Balah dhe Zawaiyda, sipas tyre.

Katër fëmijë dhe një grua janë në mesin e të vrarëve, përfshirë edhe kryetarin e komunës së Nuseiratit, sipas zyrtarëve spitalorë, raporton Associated Press. Ushtria izraelite tha të premten se është duke i vazhduar operacionet në pjesë të Gazës qendrore. Ajo tha se trupat e saj i kanë vrarë dhjetëra militantë, kanë gjetur tunele dhe kanë shkatërruar infrastrukturë në atë zonë. Izraeli është duke u përballur me një rritje të trysnisë ndërkombëtare për ta kufizuar gjakderdhjen e civilëve në luftën e tij kundër Hamasit grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Spanja ka njoftuar se do t’i kërkojë Gjykatës Ndërkombëtare Penale leje për t’iu bashkuar rastit të ngritur nga Afrika e Jugut, ku Izraeli akuzohet për gjenocid në Gazë. Izraeli i mohon fuqishëm akuzat për gjenocid. Më shumë se 36.000 palestinezë janë vrarë gjatë tetë muajve bombardime dhe sulme tokësore të Izraelit në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze, e cila udhëhiqet nga Hamasi. Lufta e ka kufizuar dukshëm rrjedhën e ndihmave ushqimore, barnave dhe furnizimeve të tjera për palestinezët, të cilët po përballen me uri të madhe. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara thonë se mbi 1 milion njerëz në Gazë mund të përjetojnë shkallën më të lartë të urisë kah mesi i korrikut.

Izraeli e nisi luftën pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi pjesëtarët e të cilit u futën në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz kryesisht civilë dhe i rrëmbyen 250 të tjerë. Besohet se rreth 80 pengje të zëna më 7 tetor janë ende gjallë në Gazë./ REL

gaza

Sondazh

Poll
Bota 7 Qershor 2024, 14:56 N.F

REL: Si zgjidhen krerët e BE-së?

Foto ilustruese BRUKSEL- Në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që kanë nisur më 6 qershor dhe do të mbahen deri më 9 qershor, ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës