Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vendi pritës, Zvicra, tha se bisedimet e paqes për Ukrainën kishin si objektiv që të finalizonin parimet “për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë” në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare.
ZVICËR- Këshilltarët e sigurisë kombëtare nga e gjithë bota u mblodhën të dielën në Davos ndërsa Ukraina po përpiqet të gjejë një formulë për paqe, për t’i dhënë fund agresionit pothuajse dyvjeçar të Rusisë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili është planifikuar të flasë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos më vonë gjatë javës, nuk ishte në sesionin e hapjes herët në mëngjes ku merrnin pjesë 81 zyrtarë nga vende dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Zelenskyy u përfaqësua në bisedimet e së dielës nga shefi i tij i shtabit Andriy Yermak, ku morën pjesë edhe përfaqësuesja e posaçme e Shteteve të Bashkuara për Rimëkëmbjen Ekonomike të Ukrainës,
Penny Pritzker, si dhe James O'Brien, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Ndërsa rriten shqetësimet në lidhje me vazhdimin e mbështetjes amerikane për luftën në Ukrainë gjatë një viti zgjedhor, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken pritet t'i drejtohen punimeve të Forumin Ekonomik Botëror, i cili hapet zyrtarisht të hënën në mbrëmje.
Vendi pritës, Zvicra, tha se bisedimet e paqes për Ukrainën kishin si objektiv që të finalizonin parimet “për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë” në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare.
Parimet, tha ajo në një deklaratë javën e kaluar, duhet të përbëjnë bazën për fazat e ardhshme të procesit të paqes. Vëmendja në Davos është përqendruar tek roli i vendeve në zhvillim në bisedimet për formulën e paqes në Ukrainë.
Shumë nga vendet e paangazhuara nga Afrika, Amerika Latine, Lindja e Mesme dhe Azia, që kanë qëndruar kryesisht mënjanë lidhur me çështjen e Ukrainës, do të takohen këtë javë në vendpushimin malor zviceran.
E mbështetur fuqishëm nga aleatët e saj, Ukraina ka thënë vazhdimisht se nuk do të dorëzohet derisa të çlirojë çdo pjesë të territorit të marrë nga Rusia./VOA
fotot nga banesa KOSOVË- Një bombol gazi shpërtheu mbrëmjen e djeshme në Mitrovicën e Veriut, ka lënë 15 persona pe...
Benjamin Netanyahu GAZA- Që pas nisjes së sulmeve në Rripin e Gazës kanë kaluar plot 100 ditë. Pas më shumë s&...
MOSKË - Një ish-kryetar i bashkisë së qytetit rus të Vladivostok është regjistruar për të luftuar në Ukrain&...
Princi i Bruneit BRUNEI- Princi i Bruneit, Abdul Mateen është martuar me të fejuarën e tij pas ceremonive mbretërore 10-ditore. Pr...
Mercenari serb RUSI- Mercenarët serb të cilët kanë shkuar në Donbas për të ndihmuar rusët në luftën kund&...
avion amerikan luftarak SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të dielën se Uashingtoni ia ka dërguar një mesazh...
Ana Brnabiç SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç në një prononcim për mediumin amerikan "Politico" ësht&...
mbreteresha dhe djali DANIMARKË- Mijëra njerëz janë mbledhur sot në rrugët e Kopenhagës për t'i dhënë la...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar mbrëmë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Vio...
foto ilustruese SEUL- Koreja e Veriut e ka shkrepur një raketë të dyshuar balistike me rreze të mesme veprimi drejt detit të diel&...