LIVE UPDATES
Bota

Koreja e Veriut lëshon raketën e dyshuar balistike e cila mund të arrijë bazat e largët amerikane

Hera e fundit kur Koreja e Veriut e shkrepi haptazi një raketë ishte më 18 dhjetor, kur e testoi raketën balistike interkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë, Hwasong-18, e cila është arma më e avancuar e saj.

14 Janar 2024, 11:53 Nga r.ll
Koreja e Veriut lëshon raketën e dyshuar balistike e cila mund të
foto ilustruese

SEUL- Koreja e Veriut e ka shkrepur një raketë të dyshuar balistike me rreze të mesme veprimi drejt detit të dielën, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Lëshimi i kësaj rakete vjen dy muaj pasi Koreja e Veriut pretendoi se kishte testuar motorë për një raketë, të cilën është më e vështirë ta vëresh dhe e cila është në gjendje t’i godasë caqet e largëta amerikane në rajon, raporton Associated Press.

Kjo ishte raketa e parë e lëshuar nga Veriu këtë vit. Ekspertët thonë se Koreja e Veriut mund t’i shpeshtojë testimet raketore provokuese në përpjekje për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Korenë e Jugut në prill dhe në zgjedhje presidenciale të SHBA-së në nëntor.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha në një komunikatë se e vërejti lëshimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi nga rajoni i kryeqytetit të Koresë së Veriut të dielën.

Raketa fluturoi drejt ujërave lindor të Veriut, sipas tij. Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë duke i analizuar hollësitë shtesë të lëshimit të raketës, ndërsa ushtria jugkoreane është në gatishmëri, thuhet në komunikatë.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se e ka vërejtur një raketë të mundshme balistike të Veriut. Raketa besohet të këtë rënë në oqean, sipas saj.

Në nëntor, mediat shtetërore të Koresë së Veriut thanë se ajo kishte testuar suksesshëm motorë me lëndë djegëse të ngurta për një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, për të cilin vëzhguesit thonë se me gjasë është e ndërtuar për t’i goditur bazat ushtarake të SHBA-së në Okinava, në Japoni dhe në territorin paqëso amerikan, Guam.

Raketat me lëndë djegëse të ngurta është më vështirë t’i vëresh kur lëshohen, krahasuar me raketat me lëndë djegëse të lëngshme, të cilat duhet të mbushen para lëshimit dhe nuk mund të zgjasin gjatë.

Hera e fundit kur Koreja e Veriut e shkrepi haptazi një raketë ishte më 18 dhjetor, kur e testoi raketën balistike interkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë, Hwasong-18, e cila është arma më e avancuar e saj.

Hwasong-18 është e ndërtuar për ta goditur tokën amerikane. Në ditët e fundit, Koreja e Veriut e ka përshkallëzuar retoriken e luftës kundër atyre që i konsideron armiq.

Në dhjetor, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se Peniani nuk do të ngurrojë të kryejë sulm bërthamor, nëse “një armik na provokon me armë bërthamore”.

Ai gjithashtu është zotuar se do t’i lëshojë edhe tre satelitë të tjerë spiunë ushtarakë, se do të prodhojë më shumë materiale bërthamore dhe dronë luftarakë modernë gjatë vitit 2024.

Vëzhguesit thonë se Kimi beson se rritja e kapaciteteve bërthamore do t’ia japë atij një tjetër mundësi për ta thirrur një samit të madh diplomatik me SHBA-në, për të siguruar zbutjen e sanksioneve, nëse ish-presidenti Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë./REL

koreja e veriut rakete balistike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet