LIVE UPDATES
Bota

Dikur të trishtuar, sot të mahnitur: Kosova në sytë e fotoreporterëve të luftës

Dëshmitar i kësaj ngjarjeje në Drenicë - pjesa qendrore e Kosovës - ishte fotoreporteri amerikan i luftës, Ron Haviv, i cili e dokumentoi përmes fotografisë. Viti i njëjtë, rajoni i njëjtë. Civilë shqiptarë të ekzekutuar - në mesin e tyre edhe fëmijë. Një djalë i tronditur duke shikuar të vrarët, që mund të ishin edhe familjarë të tij. I ulur pranë edhe Wade Goddard, po ashtu fotoreporter i huaj.

12 Qershor 2024, 13:18 Nga N.F

 

Dikur të trishtuar, sot të mahnitur: Kosova në sytë e
Foto

 

KOSOVË- Vjeshtë, 1998. Disa shqiptarë të Kosovës, të zhvendosur nga lufta, po bëheshin gati të varrosnin një foshnje 5-javëshe, e cila kishte vdekur në mal. Dëshmitar i kësaj ngjarjeje në Drenicë - pjesa qendrore e Kosovës - ishte fotoreporteri amerikan i luftës, Ron Haviv, i cili e dokumentoi përmes fotografisë. Viti i njëjtë, rajoni i njëjtë. Civilë shqiptarë të ekzekutuar - në mesin e tyre edhe fëmijë. Një djalë i tronditur duke shikuar të vrarët, që mund të ishin edhe familjarë të tij. I ulur pranë edhe Wade Goddard, po ashtu fotoreporter i huaj.

Dikur të trishtuar, sot të mahnitur: Kosova në sytë e

“Isha i shokuar. Nuk punova si zakonisht... I bëra disa fotografi, por ishte një nga gjërat më tronditëse që kisha parë... Fëmijë të ekzekutuar në pyll”, kujton sot Goddard për Radion Evropa e Lirë.

Dy kolegët raportuan për luftën e viteve 1998/99 në Kosovë - i pari për gazetën Newsweek, i dyti për New York Times dhe pastaj Newsweek. Një çerek shekulli më vonë, rruga i solli sërish në Kosovë, në ngjarje për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit. Të lumtur shprehen të dy me atë që shohin sot.

Dikur të trishtuar, sot të mahnitur: Kosova në sytë e

“Duke kuptuar mentalitetin e kosovarëve, qëndrueshmërinë e tyre, dëshirën e tyre për atdhe, për atdhe të suksesshëm... [nuk jam i befasuar sot]”, thotë Haviv për Radion Evropa e Lirë.

“Një numër shumë i madh i njerëzve të shpërngulur u kthyen në Kosovë [pas luftës], sapo patën mundësi, nuk qëndruan në Kanada, apo SHBA, apo Evropë... Kthimi i tyre në shtëpi tregoi se kjo do të ishte një histori e pashmangshme suksesi”, thotë ai.

Në rrugët e Prishtinës tregon se i kishte rënë në sy një pano me mbishkrimin “Ukraina e Lirë” - një mesazh ky i Kosovës për vendin e pushtuar nga Rusia. Thotë se shpreson që edhe ukrainasit, një ditë, të jenë “të suksesshëm në tranzicion siç ka qenë Kosova”

“I mahnitur” me, siç thotë, “transformimin dramatik” të vendit shprehet Goddard.

“Kur isha më 1999, qendra e Kosovës [Prishtina] ishte një qytet provincial, tani është një metropol, është e bukur”, thotë ai.

“Funeralet e fëmijëve, grave, civilëve...”
Para Kosovës, Haviv dhe Goddard kishin raportuar për luftërat e viteve ’90 edhe në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

E dinin se vrazhdësi e ngjashme i priste edhe në Kosovë.

Dikur të trishtuar, sot të mahnitur: Kosova në sytë e

“Nganjëherë ishte shumë brutale, nganjëherë shumë paqësore, varësisht se në cilin vend ndodheshe fizikisht”, thotë Haviv, atëkohë në mesin e 30-tave.

“Mund të vozisje në rrugën kryesore dhe të shihje majtas fshatra që digjeshin... mund të vozisje për dhjetë minuta të tjera dhe të shihje fëmijë duke luajtur jashtë”, kujton ai.

Përmes shumë fotografive të tij, bota mësoi për dhunën e forcave të atëhershme serbe kundër shqiptarëve të Kosovës - vrasjet, shpërnguljet, shkatërrimet e pronave...

Dikur të trishtuar, sot të mahnitur: Kosova në sytë e

Por, në kujtesën e Havivit vend të veçantë zënë “funeralet e fëmijëve, grave, civilëve...”.

“Kam biseduar me shumë, shumë njerëz, shumë ushtarë, shumë fëmijë, familje, për ëndrrat e tyre, shpresat e tyre, dëshirat e tyre... Njerëzit ishin të tronditur nga ajo që po u ndodhte”, thotë sot 59-vjeçari.

“Nuk e dija që fotografova Adem Jasharin”
Teksa flet për vitet e luftës, kolegu i tij, Goddard, kujton pashmangshëm një qëndrim në Drenicë, ku thotë se takoi themeluesin e Ushtrisë së atëhershme Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

“... por, gjatë intervistës, ai tha se ishte vëllai i Adem Jasharit dhe mendoj se këtë e bëri për qëllime sigurie”.

“Më vonë mora vesh se ishte Adem Jashari, sepse e njoha kur pashë [dhe fotografova] trupin e tij, pasi u vra muaj më vonë”, thotë Goddard.

Atëkohë në fillim të 30-tave, edhe ai dokumentoi ndodhi anekënd Kosovës - nga protestat e studentëve në Prishtinë, civilët e vrarë në zonën e Drenicës, fëmijët e uritur, ushtarët në vijën e frontit, pronat e shkatërruara e deri te kampet e refugjatëve.

“Kur e kujtoj Kosovën, në mendje i kam fëmijët e vrarë dhe imazhet e njerëzve që vuanin”, thotë fotografi me prejardhje nga Zelanda e Re.

“Kujtimet e asaj dhimbjeje dhe vuajtjeje nëpër të cilat kaluan kosovarët, [janë të paharrueshme]...”, thotë ai.

Dikur të trishtuar, sot të mahnitur: Kosova në sytë e

Nga vendi atëkohë në luftë, Goddard dhe Haviv u larguan në fund të marsit ’99, kur NATO-ja nisi bombardimet e caqeve të ushtrisë serbe, me qëllim ndaljen e dhunës në Kosovë.

Dy fotoreporterët u zhvendosën përtej kufijve, për të dokumentuar refugjatët kosovarë në Shqipëri dhe në Maqedoninë e atëhershme.

Ishin me qindra mijëra të vendosur në kampe e në shtëpi private.

Haviv kujton se disa fëmijë në një kamp në Kukës të Shqipërisë - pak kilometra larg kufirit me Kosovën - i vizitonte shpesh.

“Ata dhe familjet e tyre po përpiqeshin të mbijetonin”, thotë ai.

Dikur të trishtuar, sot të mahnitur: Kosova në sytë e

Gëzim, lumturi...


NATO-ja i ndërpreu bombardimet më 10 qershor të ’99-ës, pasi Serbia ishte dakorduar t’i tërhiqte forcat e saj nga Kosova.

Dy ditë më vonë, nisi dislokimin një mision paqeruajtës në vend, i udhëhequr nga NATO-ja.

Teksa ushtarët e huaj mbërrinin, ktheheshin edhe refugjatët. E, bashkë me ta edhe dy fotoreporterët e huaj.

“Më kujtohet Dita e Çlirimit kur trupat kaluan... Kishte gëzim dhe lumturi. Ishte diametralisht e kundërt me kohën kur fotografoja në Kukës, kur njerëzit po iknin [nga Kosova]...”, thotë Haviv.

Dikur të trishtuar, sot të mahnitur: Kosova në sytë e

“Unë, vërtet, nuk e di se si ndjehesha, nuk më kujtohet... vetëm mblidhja informacione...”, thotë në anën tjetër Goddard.

“Të gjithë dolën në rrugë për t’i përshëndetur dhe takuar [ushtarët] gjermanë teksa kalonin nëpër Prizren. Jam i sigurt se në të gjithë kufijtë ishte njësoj. Më kujtohet lumturia e njerëzve... Më kujtohet që i kam parë edhe forcat ushtarake serbe [duke u larguar nga Kosova]... Ne i kaluam ata”, thotë Goddard.

Dikur të trishtuar, sot të mahnitur: Kosova në sytë e

Haviv shpreh bindjen sot se raportimi që bënë gazetarët - qofshin vendas apo ndërkombëtarë - gjatë luftës në Kosovë, ndikoi në shpejtësinë e veprimeve të fuqive të mëdha, për të ndalur luftën.

“Mendoj se Kosova është në të vërtetë një nga shembujt më të qartë të fuqisë së gazetarisë”, thotë ai.

Kosova doli nga lufta me mbi 13.000 njerëz të vrarë; me mijëra të zhdukur, mbi 1.600 prej të cilëve janë ende të pagjetur; me mijëra të dhunuar; me mijëra të plagosur...

Fotografitë e këtyre ndodhive dhe të tjerave, Haviv i ka të përmbledhura në librin “Gjaku dhe mjalti: Një revistë e luftës në Ballkan”, që u botua në vitin 2000.

Haviv, i cili jeton në SHBA, udhëheq edhe një fondacion që ka mision transformimin e gazetarisë vizuale.

“Demokracia e vërtetë duhet të ketë një shtyp të lirë dhe të arsimuar, një shtyp që punon me integritet, që fotografitë të besohen, që audienca të besojë në lajmet që po shikon”, thotë Haviv.

Dikur të trishtuar, sot të mahnitur: Kosova në sytë e

Goddard sot jeton në Kroaci, ku ka të hapur një muze fotografish.

Vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës mbi 25 vjet më parë, ai i dokumentoi në librin e tij “Lufta e Kosovës”, i cili u publikua në vitin 2018.

“Gentiana 7 vjeçe dhe Donjeta Deliu 5 vjeçe u ekzekutuan bashkë me nënën e tyre mëngjesin e 26 shtatorit në fshatin Abri... Forcat serbe qëlluan gra dhe fëmijë nga afër, derisa ata përpiqeshin të iknin”, është një pjesë e përshkrimit që Goddard i vuri njërës prej fotografive që dokumenton një ngjarje të ’98-ës.

Marre nga REL

 

kosove lufte foto


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet