26 Qershor 2023, 17:43
Nga k.m.
Foto ilustruese
Kievi tha se shkatërrimi i digës Kahovka, në zonën e kontrolluar nga rusët në jug të Ukrainës, ka shkaktuar dëme në mjedis në vlerë prej 1.5 miliard dollarë. Diga u shkatërrua më 6 qershor dhe shkaktoi dëme shkatërruese në rajonin e Hersonit, si në pjesën që kontrollohet nga rusët, ashtu edhe në atë që kontrollohet nga ukrainasit. Si pasojë e vërshimeve, mijëra persona u detyruan të evakuoheshin dhe u rrit frika për një fatkeqësi mjedisore.
Kievi e ka akuzuar Moskën për “eko-cid” duke thënë se Rusia e ka hedhur në erë digën e epokës sovjetike në lumin Dnjepër, ndërkaq Rusia ka akuzuar Ukrainën për shpërthimin e digës.
“Çdo ditë Rusia po shkakton dëme të reja ndaj Ukrainës”, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmygal, gjatë një konference të mbajtur në Londër për rindërtimin e Ukrainës.
Ai tha se kostoja e përgjithshme për rindërtimin e Ukrainës – që po përballet me pushtimin e paprovokuar rus që nga shkurti i kaluar – sipas vlerësimeve të Bankës Botërore është 411 miliardë dollarë. Sipas tij, kjo shifër “do të rritet, veçmas pas shkatërrimit nga Rusia të digës Kahovka”.
Kryeministri ukrainas tha se “vlerësimet e paraprake” thonë se dëmet mjedisore të shkaktuara nga shkatërrimi i digës arrijnë në vlerën prej 1.5 miliard dollarë. Në këtë shifër, sipas tij, nuk përfshihen “dëmet në bujqësi, infrastrukturë, ekonomi familjare dhe rindërtimin e digës”./REL
lufta rusi-ukraine
Bota
26 Qershor 2023, 17:42
k.m.
Foto ilustruese
Komuna e Pejës ka nisur evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e 24 qershorit. Lajmin e tha për Radion E...
Bota
26 Qershor 2023, 17:39
k.m.
Foto ilustruese
Kosova planifikon t’i shpallë organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e...
Bota
26 Qershor 2023, 17:30
f.i
SERBI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinke ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçi...
Bota
26 Qershor 2023, 17:02
f.i
BJELLORUSI- Udhëheqësi i Wagner, Yevgeny Prigozhin ka folur për herë të parë pas rebelimit.Ai ka postuar një mesazh audio 1...
Bota
26 Qershor 2023, 16:40
f.i
Sergei Shoigu
RUSI- Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu bëri paraqitjen e tij të parë publike që pas revoltës së grup...
Bota
26 Qershor 2023, 16:29
f.i
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç në reagimin ...
Bota
26 Qershor 2023, 16:21
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Dy persona u vranë në Nikopol nga bombardimet ruse që ndodhën pasditen e 26 qershorit, raportojn&eum...
Bota
26 Qershor 2023, 16:17
I.A
Antony Blinken
SHBA- Shtetet e Bashkuara po përqendrohen tek mbështetja për Ukrainën pas sfidës së hapur të grupit merce...
Bota
26 Qershor 2023, 15:41
f.i
Mbretëresha Camilla dhe Frankie Dettori
BRITANI E MADHE- Një momenti i sikletshëm për Mbretëreshën Camilla ësht&eum...
Bota
26 Qershor 2023, 15:29
f.i
pamje nga dasma
TURQI- Në Turqi është shënuar një nga dasmat më të pazakonta, madje nusja dhe dhëndri mund t&e...