Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Ata thanë se disa burra, të veshur me të zeza, i kanë goditur me shqelma, i kanë shtyrë dhe i kanë rrahur, ndërsa policia, fillimisht, nuk ka reaguar. Në atë kohë, brenda ndërtesës së teatrit po mbahej një akademi solemne me rastin e 200-vjetorit të themelimit të institutit kombëtar serb “Matica srpska”.

SERBI- Së paku tre protestues antiqeveritarë u lënduan mbrëmjen e 16 shkurtit në incidente në qendër të Novi Sadit, ku, të ndarë nga kordone policore, protestuan njëkohësisht edhe mbështetës të pushtetit. Studentët që organizuan protestën kundër Qeverisë së Serbisë, akuzuan mbështetësit e pushtetit se i sulmuan para ndërtesës së Teatrit Kombëtar Serb.
Ata thanë se disa burra, të veshur me të zeza, i kanë goditur me shqelma, i kanë shtyrë dhe i kanë rrahur, ndërsa policia, fillimisht, nuk ka reaguar. Në atë kohë, brenda ndërtesës së teatrit po mbahej një akademi solemne me rastin e 200-vjetorit të themelimit të institutit kombëtar serb “Matica srpska”.
Në këtë aktivitet folën kryetari i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, Millosh Vuçeviq, dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ndërsa në mesin e të pranishmëve ishin edhe zyrtarë të tjerë, përfshirë ministra dhe kryetarin e qytetit të Novi Sadit. Ngjarja u mbajt derisa protestat kundër Qeverisë në Serbi vazhdojnë për më shumë se 15 muaj.
Ato nisën pas një incidenti në stacionin hekurodhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona, në nëntor të vitit 2024. Protestat filluan me thirrjen për përgjegjësi, për të vazhduar më pas me kërkesat për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dorëheqjen e pushtetit.
Si erdhi deri tek incidentet?
Disa qindra mbështetës të partisë në pushtet u mblodhën në hyrje të ndërtesës së teatrit. Rreth tyre ishin vendosur forca të shumta policore, të cilat i pengonin protestuesit antiqeveritarë që t’u afroheshin.
Dëshmitarët i thanë gazetares së Radios Evropa e Lirë se, në një moment, mbështetësit e pushtetit u vërsulën drejt një grupi studentësh dhe gazetarësh para teatrit.
“Nuk e di se si filloi, ndoshta i njohën që ‘nuk ishin nga grupi i tyre’. Pashë një djalë që po e godisnin në kokë, një vajzë e rrëzuan në tokë dhe e shqelmuan. I rrahën për një kohë. Pastaj, policia filloi të ndërhyjë dhe ta shoqërojë grupin që ishte sulmuar në anën tjetër të kordonit”, tha Igori nga Novi Sadi.
Studentët antiqeveritarë publikuan në rrjetet sociale video nga pjesë të sulmit. Një nga videot u publikua në Instagram, me përshkrimin: “Mbështetësit e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) sulmuan kolegët tanë”. Nga kjo parti, deri më tash, nuk ka ndonjë reagim./REL
Randy Fine UASHINGTON- Një postim në mediat sociale nga përfaqësuesi republikan Randy Fine i Floridës ka bërë...
Rafael Grossi SHBA- Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi ka dekl...
Foto ilustruse SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur kufizime vizash për 18 zyrtarë iranianë dhe udhë...
Friedrich Merz GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka thënë të mërkurën se vendi i tij do të kërkoj&e...
foto ilustruese AUSTRI- Tre persona kanë humbur jetën nga në alpet e Austrisë nga ortekët. Mësohet se në rajonin Fiss, ...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se bisedimet dyditore me Rusinë, të ndërmjetësuara nga Sh...
KOSOVË- Sekuestrimi i pesë tonëve marihuanë në fshatin Konjuh, afër Krushevcit në Serbi, ishte - sipas ministrit të Br...
bullgari BULLGARI- Presidentja Iliana Yotova, njoftoi se Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 19 prill. S...
Foto ilustruse Ekonomia më e madhe e Europës përballet me rënie demografike më të thellë se sa ishte vlerësuar m&eu...
foto ilustruese KANADA- Kanadaja nisi dje programin e saj multimiliardë dollarësh për të forcuar ushtrinë&nbs...