LIVE UPDATES
Bota

"Detrat e ngrohtë nënkuptojnë më pak qenie të gjalla!" Konferenca e OKB-së në Francë, fokusi, mbrotja e oqeaneve

Në Nicën franceze po zhvillohet Konferenca e tretë e Oqeaneve e OKB-së. Ndryshimi i klimës, plastika, mbipeshkimi – detrat janë në stres. A mundemi ne t’i mbrojmë sa duhet ato?

11 Qershor 2025, 09:04 Nga M.B
"Detrat e ngrohtë nënkuptojnë më pak qenie të
Konferenca OKB-s për mbrojtjen e oqeaneve në Nicë të Francës

FRANCA- Për të mbrojtur oqeanet, në Nicë të Francës është mbledhur bashkësia ndërkombëtare në Konferencën e OKB-së për Oqeanet (09.06 - 13.06.2025). Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbrojë më mirë oqeanet. Në hapje të Konferencës së tretë të Oqeanit të OKB-së në Nicë, Guterres tha se krerët e shteteve dhe qeverive duhet të nënshkruajnë një traktat që do t'u lejonte vendeve të krijonin zona detare të mbrojtura në ujërat ndërkombëtare. Peshkimi i paligjshëm, ndotja nga plastika dhe rritja e temperaturave të detit kërcënojnë ekosistemet e brishta dhe njerëzit që varen prej tyre. Rezervat e peshkut po shemben, nivelet e detit po rriten dhe oqeanet po bëhen më acidikë.

Hapësirat e detrave dhe oqeanet janë habitati i mbi 250.000 llojeve – nga planktoni mikroskopik deri tek shkëmbinjtë gjigantë koralorë dhe balena blu, kafsha më e madhe e planetit. Për më shumë se një miliardë njerëz deti është burimi më i rëndësishëm i ushqimit. Cilat janë problemet më të rëndësishme të oqeaneve?

Detrat e ngrohtë nënkuptojnë më pak qenie të gjalla

Pjesë të mëdha të jetës nënujore janë të rrezikuara, sepse Toka po ngrohet. Me rritjen e vazhdueshme të temperaturës koralet shpërbëhen dhe vdesin. Ndërkohë janë të prekura rreth 84% e të gjithë shkëmbinjve koralorë në mbarë botën. Nëse detrat krahasuar me periudhën paraindustriale do të ngroheshin me 1,5 gradë, shumica e koraleve do të asgjësoheshin. "Ngrohja me 2 gradë Celsius do të nënkuptonte shkatërrimin e pakthyeshëm", thotë Katja Matthes, e cila drejton Qendrën Studimore GEOMAR në Kiel.

Meqënëse uji i ngrohtë mund të absorbojë më pak oksigjen, shumë qenie të gjalla janë në rrezik.

Rezultatet e studimeve të reja tregojnë, se ndërkohë deti po ngrohet deri në një thellësi prej 2.000 metrash. "Si pasojë po pakësohet oksigjeni për planktonin, peshqit dhe gjitarët e detit. Ne vërejmë zona të vdekura në Detin Baltik në Gjermani ku praktikisht nuk mund të ketë më jetë."

Mbipeshkimi i krijon stres sistemit të detrave

Ekosistemi marin kërcënohet edhe prej peshkimit të pakontrolluar. Shoqata e mjedisit WWF llogarit, që 50 vitet e fundit është trefishuar numri i llojeve të prekura nga peshkimi i pakontrolluar. Nëse peshkohet shumë, rezervatet nuk mund të ripërtërihen mjaftueshëm.

Kryesisht në Mesdhe problemi është i dukshëm. Në këtë rajon pothuajse gjysma e llojeve janë prekur nga mbipeshkimi. Sardelja është ndër llojet që bien më shpesh në rrejtat e peshkimit. "Si rrjedhojë trazohet zinxhiri i ushqimit për gjitarët e detit dhe i gjithë ekosistemi", analizon Matthes. Kjo prek edhe bazën e ekzistencës sonë. Peshqit janë burimi më i rëndësishëm i proteinave për miliarda njerëz. Në mbarë botën rreth 600 milionë njerëz, kryesisht në Kinë, Indonezi dhe Indi, janë të varur ekonomikisht prej detit.

Deri më 2050 më shumë plastikë se sa peshq në oqean

Sipas përllogaritjeve më 2050 pesha e të gjithë peshqve do të tejkalohet nga diçka tjetër. Çdo vit në detra shtohen mbetje plastike me 8 deri në 10 milion ton, vlerëson World Resources Institute. Mund të duhen deri në qindra vjet derisa këto mbetje të shpërbëhen. Mbeturinat jetëgjatë të plastikës dhe grimcat e po e cënojnë gjithnjë e më shumë jetën e qenieve të gjalla në det.

Temperatura e detit influencon edhe motin

Temperatura e detit ka efekt edhe ndaj motit dhe temperaturës në atmosferë. Periudha e musonit në Amerikën e Jugut dhe në Azi ose moti relativisht i butë në Europë influencohet nga rrymat globale detare.

Rryma e Golfstrimit si pjesë e riqarkullimit Atlantik sjell ujin e ngrohtë nga Tropiku në Oqeanin atlantiko-verior. Kjo influencon temperaturat zakonisht të buta të ajrit e kësisoj edhe rendimentin e lartë bujqësor në Europë.

Rritja e temperaturave, sipas studiuesve, mund ta ndryshojnë sistemin e qarkullimit të oqeaneve. Ka shenja, që qysh tani rryma e Golfstrimit po ngadalësohet. Pa të në Europën veriore do të ishte pesë deri në 15 grad më ftohtë, përllogarit Enti Federal i Mjedisit në Gjermani.

Më 2023 dhe 2024 temperatura e sipërfaqes së detit ka shënuar rekorde të reja, sipas raportit të fundit Copernicus-Report. Sa më i ngrohtë uji, aq më shumë bymehet. Kjo është arsyeja përse niveli i detit po rritet  vazhdimisht.

Deti ngrohet, sepse përthith dioksidkarboni dhe gazra të tjerë që emetohen – gati një të tretën e emisioneve të shkaktuara nga njeru. Prej kësaj stabilizohet klima. "Pa këtë funksion absorbimi temperatura në atmosferë do të ishte qysh tani e padurueshme", shpjegon Carlos Duarte. Ai studion në Universitetin Mbreti Abdullah në Arabinë Saudite për temën e detit.

"Oqeani është aleati ynë në luftën kundër ndryshimit të klimës", shpjegon Matthes, "por kjo do të jetë kështu deri sa të ruhet funksioni i tij." Sepse me rritjen e temperaturës së ujit mund të përthithet gjithnjë e më pak dioksid-karboni.

Si mbrohen aktualisht detrat?

Për t'i bërë ballë rrezikut, shtetet janë duke krijuar të ashtuquajturat zona të mbrojtura detare. Pjesa më e madhe e këtyre zonave ndodhet në brigjet e shtetit federal të SHBA-së, Havai.

Këto zona të mbrojtura realizohen në forma të ndryshme në vende të ndryshme. Shpesh nuk lejohet të krijohen parqe eolike në det ose të peshkohet. Aktualisht ka më pak se nëntë përqind zona të mbrojtura në det në mbarë botën – por vetëm në tre përqind të tyre ndalohet peshkimi.

Më pak plastikë në det

"Ne nuk mund t'i zgjidhim të gjitha problemet me zonat e mbrojtura detare. Ndryshimi i klimës apo plastika në det, nuk kanë të bëjnë me këto zona", thotë eksperti Duarte. Për të shmangur ndotjen nga plastika, OKB-ja prej vitesh do të vendosë një marrëveshje ndërkombëtare. Bisedimet për këtë, dështuan së fundi prej rezistencës së vendeve të mëdha të naftës si Arabia Saudite dhe Rusia. Në gusht 2025 diskutimet do të vazhdojnë në Zvicër./ DW

okb

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës