LIVE UPDATES
Bota

"Rritja e fondacioneve përkon me rilindjen e figurës së Medvedev!" Analiza: Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

Rritja e pasurisë së fondacioneve përkon me rilindjen e figurës së Medvedevit gjatë kohës së luftës, të cilin presidenti Vladimir Putin e kishte shkarkuar nga posti i kryeministrit në vitin 2020.

11 Qershor 2025, 07:46 Nga M.B
"Rritja e fondacioneve përkon me rilindjen e figurës së
Dmitry Medvedev

RUSIA- Fondacionet e lidhura me ish-presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev, kanë grumbulluar rreth 850 milionë dollarë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më shumë se tri vjet më parë, ka zbuluar njësia hulumtuese ruse e Radios Evropa e Lirë, Systema.

Rritja e pasurisë së fondacioneve përkon me rilindjen e figurës së Medvedevit gjatë kohës së luftës, të cilin presidenti Vladimir Putin e kishte shkarkuar nga posti i kryeministrit në vitin 2020. Megjithatë, ai ka gjetur një audiencë prej miliona ndjekësish në rolin e ri si "sulmues online", ndërkohë që mban ende rol në Qeveri si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Putinit dhe kryetar i partisë mbizotëruese, Rusia e Bashkuar.

Medvedev, dikur figurë e butë dhe e moderuar, është shndërruar në përkrahës të zjarrtë të luftës, dhe mban qëndrime të ashpra dhe plot urrejtje ndaj Kievit dhe Perëndimit në rrjetet sociale. Në përgjithësi, 15 fondacione të lidhura me Medvedevin morën rreth 28 miliardë rubla, apo 424 milionë dollarë, mes viteve 2015 dhe 2021, viti i fundit para fillimit të pushtimit të plotë rus në shkurt 2022, sipas dokumenteve financiare të vlerësuara nga Systema.

Nga viti 2022 deri në vitin 2024, kjo shumë u rrit në më shumë se 130 miliardë rubla, apo 1.39 miliardë dollarë. Më shumë se gjysmën e këtyre parave u morën vetëm gjatë vitit të kaluar. Fondacionet kishin gjithsej 23.5 miliardë rubla, apo 316 milionë dollarë, në llogaritë e tyre në fund të vitit 2021 dhe 86.4 miliardë rubla, apo 850 milionë dollarë, në fund të vitit 2024, tregojnë të dhënat.

Fondet janë shpërndarë për qëllime të ndryshme, përfshirë për forcat ruse që luftojnë në Ukrainë dhe projekte të pasurive të paluajtshme – të cilat duket se kanë lidhje me Medvedevin – nga Shën Petersburgu deri në bregun e Detit të Zi, zbuloi Systema. Fondacionet nuk i identifikojnë publikisht donatorët e tyre dhe vetëm dy nga 14 që ekzistojnë ende aktualisht kanë faqe interneti. Njëra prej tyre, Nasha Pravda (E Vërteta Jonë), thotë se ka shpenzuar 2.4 miliardë rubla gjatë dy vjetëve të fundit për të mbështetur "operacionin special ushtarak", termi i detyruar nga Putini për luftën kundër Ukrainës, me shpenzime për mijëra dronë, syze nate, gjeneratorë, pajisje mjekësore dhe furnizime të tjera.

Nasha Pravda u krijua me iniciativën e Medvedevit, sipas kreut të komitetit ekzekutiv qendror të Rusisë së Bashkuar, Aleksei Sidyakin. Fondacioni ka bashkëpunuar me partinë – në shkurt 2025, për shembull, dhuruan bashkërisht pajisje me vlerë më shumë se 14 milionë rubla (177.000 dollarë) për një njësi ushtarake ruse, sipas faqes së fondacionit. Djali 29-vjeçar i Medvedevit, Ilya, i cili iu bashkua partisë në shtator 2022, mori pjesë në ceremoni dhe u prezantua si drejtor projekti në të njëjtin komitet partiak.

Shumë nga fondacionet nuk japin hollësi për mënyrën se si i shpenzojnë fondet. Por, dëshmitë tregojnë se disa janë përdorur për të mbështetur drejtpërdrejt ose tërthorazi projekte të pasurive të paluajtshme që kanë lidhje me Medvedevin - një temë me interes të madh publik që nga raporti i Fondacionit Anti-Korrupsion (FBK) të ndaluar tashmë, i udhëhequr nga Aleksi Navalny, që zbuloi një rrjet pronash luksoze, jahtesh, vreshtash dhe pasurish të tjera që i atribuoheshin kryeministrit të atëhershëm.

Raporti i FBK-së përmendte prona të mundshme të Medvedevit në qytetin Plios në lumin Volga, në rajonin Kursk, në Rubliovka (një lagje luksoze në periferi të Moskës), në Soçi, një prodhues verërash të quajtur Skalisty Bereg, dhe disa jahte. Systema zbuloi se shumica e këtyre pronave janë ende të lidhura me fondacione që kanë lidhje me Medvedevin.

Në mars, Nasha Pravda bashkëpunoi me Skalisty Bereg, që ka vreshta pranë resortit bregdetar Anapës, për të ndihmuar në pastrimin pas një derdhjeje të madhe vaji në dhjetor. Skalisty Bereg kontrollohet nga fondacione të lidhura me Medvedevin dhe Ilya Medvedev është në bordin drejtues të saj.

Në dhjetor 2022, një firmë e quajtur FKK – në pronësi të një fondacioni të lidhur me Medvedevin – bleu një kompani menaxhimi, Makna, që administronte një resort të rrënuar të quajtur Shingary, vetëm 7 minuta larg detit. Shkatërrimi i resortit nisi pak muaj më pas, dhe FKK bleu disa parcela aty pranë dhe mori tokë me qira nga Makna, duke sugjeruar një zhvillim të ri, edhe pse nuk është e qartë se çfarë do të ndërtohet.

Afër qytetit të tij të lindjes, Shën Petersburg, një fondacion i quajtur Nevsky bleu një vilë dykatëshe në periferi të qytetit në vitin 2023 – dhe në 2024 shtoi një shtepizë në Pavlovsk, ku Medvedev kalonte verat si fëmijë dhe që e vizitoi si president në vitin 2009. Medvedev nuk iu përgjigj kërkesave të Systemas për koment, ashtu si edhe fondacionet Nasha Pravda dhe Nevsky. Skalisty Bereg nuk u përgjigj gjithashtu, ndërsa shefi ekzekutiv i FKK-së e mbylli telefonin sapo dëgjoi që e telefononte një gazetar dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara me mesazh.

Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës, transformimi i figurës publike të Medvedev ka qenë i thellë. Si president nga 2008 deri në 2012, në periudhën ndërmjet dy mandateve të Putinit, ai shfaqte veten si një liberal relativ, reformator dhe mbështetës i lirive më të mëdha. Rusët që kishin shpresa për ndryshim u ndien të tradhtuar kur Putini u rikthye si president në vitin 2012, duke e zhvendosur Medvedevin në vendin e dytë, si kryeministër. Nën një shtypje gjithnjë e më të ashpër të opozitës, Rusia pushtoi Krimenë dhe mori kontrollin e pjesëve të Ukrainës Lindore në vitin 2014, duke ndezur një luftë që çoi në pushtimin e plotë tetë vjet më vonë.

I cilësuar nga shumë si i dobët dhe i parëndësishëm pasi u largua nga posti i kryeministrit në janar 2020, vlerësimi i besueshmërisë publike të Medvedevit ishte nën 23 për qind në fund të vitit 2021, krahasuar me 65 për qind për Putinin, sipas sondazhit të VTsIOM-it të financuar nga shteti. Në rezultatet e VTsIOM-it më 1 qershor, vlerësimi i besimit ndaj Medvedevit ishte dyfishuar në 45.7 për qind, më i larti pas Putinit dhe kryeministrit Mikhail Mishustin. Kanali i tij në Telegram, që e nisi disa javë pas fillimit të pushtimit të plotë, u bë më i ndjekuri në Rusi deri në fund të vitit 2022, me postime që tani marrin mesatarisht mbi 1.8 milionë shikime.

Postimet e Medvedevit në rrjetet sociale janë shpesh të mbushura me gjuhë të ashpër e fyese ndaj qeverive perëndimore, paralajmërime të rënda për Kievin dhe kërcënime të fshehura për sulme bërthamore. Në vitin 2023, ai doli me idenë për ta bombarduar Bundestagun në Berlin. Javën e kaluar, ai shkroi në Telegram se qëllimi i Rusisë në bisedimet e para të drejtpërdrejta për paqe me Ukrainën pas tri vjetësh nuk ishte paqja, por "sigurimi i një fitoreje të shpejtë dhe shkatërrimi i plotë i Qeverisë në Kiev". Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania dhe vende të tjera kanë vendosur sanksione ndaj Dmitry dhe Ilya Medvedevit në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës./ REL

dmitry medvedev

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet