Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ushtria izraelite tha se ka vrarë një anëtar të Hezbollahut dhe një operativ të Brigadës Libaneze të Rezistencës, që është një grup i lidhur me grupet militante të mbështetura nga Irani.
LIBAN- Libani tha se nga sulmet me dronë të kryera nga Izraeli më 10 qershor, janë vrarë një burrë dhe djali i tij në një fshat në jug të vendit. Ky është sulmi i fundit vdekjeprurës, pavarësisht një armëpushimi të arritur në nëntor. Izraeli tha se të vrarët ishin militantë.
Ministria Libaneze e Shëndetësisë tha përmes një deklarate se “dronët e Izraelit armik kryen një sulm në fshatin Sheba, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur një tjetër”. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Liban, të vrarët ishin babai dhe djali i tij, ndërkaq djali tjetër i viktimës mbeti i plagosur.
Ushtria izraelite tha se ka vrarë një anëtar të Hezbollahut dhe një operativ të Brigadës Libaneze të Rezistencës, që është një grup i lidhur me grupet militante të mbështetura nga Irani. Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.
Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se dy burrat “posedonin armë të përdorura nga Hezbollahu për qëllime terroriste dhe për vëzhgimin e ushtarëve izraelitë në rajonin afër kufirit”. Izraeli ka bombarduar në mënyrë të vazhdueshme Libanin, pavarësisht armëpushimit të nëntorit, që i dha fund më shumë se një viti armiqësish me Hezbollahun, përfshirë edhe dy muaj lufte në shkallë të plotë.
Javën e kaluar, Izraeli paralajmëroi se do të vazhdojë sulmet ajrore ndaj caqeve të Hezbollahut në mbarë Libanin. Qeveria libaneze e ka dënuar një sulm masiv izraelit në jug të Bejrutit javën e kaluar, në prag të festës myslimane të Kurban Bajramit.
Hezbollahu tha se sulmi ajror izraelit rrafshoi nëntë ndërtesa banimi. Ushtria izraelite deklaroi se goditjet kishin në shënjestër fabrika nëntokësore ku prodhohen dronë. Presidenti libanez, Joseph Aoun, e dënoi sulmin, duke e cilësuar “një shkelje flagrante” të marrëveshjes së armëpushimit./ REL
Foto ilustruese GJERMANI- Vitin e kaluar, numri i të huajve që fituan shtetësinë gjermane në Gjermani arriti një nivel të...
Rokshped Auto Qendra MAL I ZI- Prokuroria Speciale në Mal të Zi njoftoi të martën se pronari i kompanisë Rokshped Auto Qendra, San...
Gideon Saar IZRAEL- Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar tha sot se Izraeli ishte informuar për vendimin e Mbretërisë s&...
foto ilustruese SHBA- Administrata Trump ka urdhëruar mbylljen e të gjitha pozicioneve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Nd&eum...
foto ilustruese AUSTRI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me sulmin në Austri, ku një 22-vjeçar hapi zjarr në shkol...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, duke folur në një intervistë për Fox News, tha se Irani është bër&e...
Kristi Noem SHBA- Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem tha se kryetarja e Los Angelesit, Karen Bass është...
Pamje nga vendi i ngjarjes MEKSIKË- Marina meksikane njoftoi dje sekuestrimin e një totali prej 42.2 ton metamfetamine në per...
foto ilustruese UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka përshkruar politikat dhe mesazhet kundër Ukrainës të...
Shkolla ku u vranë 10 persona në Austri TIRANË- Një person i armatosur vrau të paktën 10 persona në një shkollë...