LIVE UPDATES
Bota

Dërgohet në Gjykatën Kushtetuese ligji për mediat në Kosovë

Ky ligj u kundërshtua ashpër nga shoqata të gazetarëve, partive opozitare, por edhe nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada Gjermane. Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, menjëherë pas miratimit të tij nga shumica parlamentare e dërguan në Gjykatën Kushtetuese dy parti parlamentare opozitare. Ligji ndër të tjera parashikon licencimin e medieve online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro, nëse ato nuk i përmbahen këtij ligji.

21 Gusht 2024, 11:10 Nga N.F
Dërgohet në Gjykatën Kushtetuese ligji për mediat në
Presidenti i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha dhe juristja e mediave, Flutura Kusari

KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese komentet kundër Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media. Sipas AGK-së ky ligj është “antikushtetues” dhe kundër lirisë së medias. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dërgoi në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) që u miratua muajin e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Ky ligj u kundërshtua ashpër nga shoqata të gazetarëve, partive opozitare, por edhe nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada Gjermane. Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, menjëherë pas miratimit të tij nga shumica parlamentare e dërguan në Gjykatën Kushtetuese dy parti parlamentare opozitare. Ligji ndër të tjera parashikon licencimin e medieve online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro, nëse ato nuk i përmbahen këtij ligji.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon ligj të ri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreson që Gjykata Kushtetuese ta rrëzojë ligjin dhe të mundësohet hartimi i një ligji të ri, i cili do të trajtonte shqetësimet e tyre. Shoqatat e gazetarëve janë të shqetësuara, se me këtë ligj qeveria  synon kontrollin e medieve në Kosovë. "Ne besojmë se edhe komentet tona por edhe të palëve të tjera që kanë dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese do ta bindin, shpresojmë, gjykatën se ligji është anti-kushtetues dhe do të shfuqizohet në tërësi, pasi vet inicimi i tij, mënyra se si është hartuar, mënyra se çka përmban janë në kundërshtim me frymën e kushtetutës dhe në kundërshtim me lirinë universale të medias. Është shpresa jonë pra se do të ketë reflektim të Gjykatës Kushtetuese në këtë rast dhe se ligji nuk do të hyjë në fuqi”, tha kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.

BE: Ligji nuk i adresoi shqetësimet e ngritura

Përfaqësues të qeverisë së Kosovës këmbëngulin, se ligji nuk cenon pavarësinë e medieve dhe është hartuar në frymën e udhëzimeve të Bashkimit Evropian. Por ishte vetë kreu i misionit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili pas miratimit të ligjit në parlament, shprehu keqardhje që Kuvendi e miratoi ligjin siç tha "pa i adresuar shqetësimet", dhe sipas tij, "projektligji nuk u rreshtua përkrah standardeve të BE-së”.

"Kuvendi i Kosovës e humbi një mundësi të mirë për t'i pasur dy ligje të mira, Ligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve, pasi dështoi t'i fusë plotësisht të gjitha rekomandimet e BE-së dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare", tha Szunyog. Sipas tij, "në fund të fundit, ligjet e mira nuk kanë të bëjnë vetëm me rrugën e Kosovës drejt BE-së. Ato kanë të bëjnë me sigurimin e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe mbrojtjes së qytetarëve. Na vjen keq që Kuvendi nuk arriti t'i trajtojë këto shqetësime kryesore”.

Edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde, u shpreh i shqetësuar me miratimin e ligjit  dhe tha se "Kosova i shpërfilli qëndrimet e BE-së, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së për këtë ligj”. "Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes evropiane dhe, nëse Qeveria e Kosovës dëshiron ta përshpejtojë rrugën e saj drejt BE-së, atëherë, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet evropiane”, shkroi ambasadori Rohde.

Pas dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të komenteve nga AGK lidhur me ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, juristja e mediave, Flutura Kusari, tha se ligji bie ndesh me Kushtetutën në disa nene që kanë të bëjnë me rregullimin e funksionimit të komisionit, me parimin e barazisë gjinore, lirinë e medias dhe me pavarësinë e Komisionit të Pavarur për Media. "Ne kemi argumentuar që disa prej neneve duhet të shfuqizohen, mirëpo, po ashtu nëse këto nene shfuqizohen, ligji nuk mund të mbijetojë për shkak se bëhet i pazbatueshëm në praktikë, prandaj shpresojmë që ligji do të shfuqizohet në tërësi”, tha Kusari. Sipas saj, "ky rast gjyqësor për ne është një ngjarje historike për shkak se është hera e parë që Gjykata Kushtetuese merret me një rast që ka të bëjë me lirinë e medias dhe aktgjykimi që do të merret tani do t'i paraprijë me dekada të tëra praktikave që Gjykata do të ndërtojë sa i përket lirisë së mediave”, tha Flutura Kusari.

Miratimi i ligjit u bë pavarësisht kundërshtimeve

Me 11 korrik deputetët e shumicës parlamentare që udhëhiqen nga Vetëvendosja e kryeministrit Kurti,  mes kundërshtimeve të ashpra të opozitës, miratuan ligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve, i cili ndër të tjera parasheh licencimin e medieve online, monitorimin e tyre nga KPM dhe dënime me gjoba të rënda për mediat që kryejnë shkelje ligjore. Media online në Kosovë aktualisht vetërregullohet nëpërmjet Këshillit të Mediave të Shkruara duke u mbështetur në Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

Sipas  ligjit të ri, mediet që funksionojnë si organizata joqeveritare do të duhen të hapin kompani dhe t'i plotësojnë kushtet e licencimit nga KPM-ja. Sipas ligjit, mediet online do t'i nënshtrohen regjimit të sanksioneve me vlerë në deri 40.000 euro për shkeljet eventuale siç janë: mosrespektimi i ligjit, mosdorëzimi i raportit vjetor te KPM-ja brenda afatit, mosruajtja e arkivit të transmetimeve, mosrespektimi i kohës së përcaktuar për transmetim, si dhe për disa raste të tjera. Komisioni i Pavarur i Mediave KPM është themeluar në vitin 2005 dhe është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës./ DW

asociacioni i gazetarëve të kosovës gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll
Bota 21 Gusht 2024, 08:15 N.F

SHBA akuzon Iranin për sulme hakerash

Foto ilustruese SHBA- SHBA përballet me sulme kibernetike iraniane, duke përfshirë rastin e fundit nga fushata e Trump-it, sipas shërbi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet