LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: A po e pengon SHBA reformën e taksave globale?

Një marrëveshje globale për pagesën e taksave nga kompanitë ndërkombëtare duket ende e parealizueshme. Shumë fajësojnë SHBA-në.

21 Gusht 2024, 08:32 Nga M.B
Analiza e DW: A po e pengon SHBA reformën e taksave globale?
Foto ilustruese

SHBA- Diskutimet për taksat mes korporatave ndërkombëtare kanë filluar prej kohësh. Në veçanti debati është intensifikuar pas fillimit të fushatës globale kundër atyre që përpiqen të shmangin taksa. Qëllimi i kësaj lufte për transparencë është arritja e nivelit të taksave minimale për korporatat e mëdha ndërkombëtare, pavarësisht se ku operojnë. Kjo do të thotë se kompanitë nuk do të mund të shfrytëzonin më boshllëqet tatimore në disa vende të caktuara dhe si pasojë të zhvendosin bizneset nga një vend në vendin tjetër.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) thotë se 240 miliardë dollarë, rreth 223 miliardë euro, humbasin çdo vit nga një shmangie e tillë tatimore. Në vitin 2021, u duk se ishte arritur një konsensus i quajtur "Korniza Gjithëpërfshirëse e OECD/G20". Tani mbi 140 vende janë duke negociuar zbatimin e marrëveshjes. Marrëveshja Globale e Bashkëpunimit Tatimor ka dy shtylla: Disa të ardhura duhet të tatohen aty ku fitohen. Ndërsa një taksë minimale globale do të vendoset për të gjitha korporatat.

Norma minimale e tatimit 15 për qind

Modeli aktual parashikon një taksë prej 15 për qind për kompanitë ndërkombëtare me të ardhura prej më shumë se 750 milionë euro në të paktën dy nga katër vitet e fundit. Por disa vende kanë futur tashmë rregulla të tjera. Në Irlandë, për shembull, rregulli i taksës minimale hyri në fuqi më 1 janar 2024. Por për shkak se ai zbatohet vetëm për kompanitë me një qarkullim prej më shumë se 750 milionë euro, mbi 99 për qind e kompanive që operojnë në vend do të tatohen ende me norma prej 12,5 për qind, thotë eksperti Robert Dever nga Dublini.

Pagesat e tatimeve

Shtylla e dytë e planit të OECD-së rezulton të jetë më e vështirë për t'u realizuar. Ky rregull zbatohet për kompanitë e mëdha multinacionale dhe rregullon vendin ku paguhen taksat. Kjo nënkupton rishpërndarjen e të ardhurave të caktuara në vendet ku fitohen, pavarësisht nëse kompania ka një prani fizike atje dhe pavarësisht asaj se ku e ka selinë e saj.

Ky rregull duhet ta bëjë tatimin më të drejtë për kompanitë dhe do të sillte të ardhura nga taksat për vendet që deri tani nuk kanë asgjë nga puna e këtyre kompanive në vendin e tyre - veçanërisht vendet më të varfëra.

Për të realizuar marrëveshjen, shtetet kumtuan se nuk do të zbatonin rregullat e posaçme dhe se do të hiqen taksat lokale mbi shërbimet digjitale. E ky vendim është konsideruar si një sukses i madh i bashkëpunimit ndërkombëtar. Kjo marrëveshje është dashur të nënshkruhet deri më 30 qershor, por kjo nuk ndodhi. Një numër vendesh po rishikojnë pjesëmarrjen e tyre në marrëveshje, ndër to edhe SHBA.

Probleme me SHBA-në

Pjesëmarrja e SHBA-së në këtë marrëveshje është jetike, për vet faktin se me këtë marrëveshje preken shumë kompani me bazë në SHBA, thotë Robert Dever. "Për fat të keq, kjo do të thotë se suksesi i marrëveshjes do të varet ndoshta nga situata politike në Uashington si dhe nga ngërçi në Senatin amerikan”, tha ai për DW.

Presidenti Biden e mbështet marrëveshjen, por nuk ka vota të mjaftueshme për ta zbatuar atë. Ndërsa Trump është kundër kësaj marrëveshje dhe nëse ai zgjidhet president, ajo nuk do të mund të zbatohet.

"Dështimi i marrëveshjes është një mundësi reale për shkak të mospjesëmarrjes së SHBA-së”, thotë Dever. Një problem tjetër është se, me insistimin e vendeve në zhvillim, në këtë projekt për tatime globale u përfshi edhe OKB-ja. Ndërsa kjo luftë për pushtet po zbeh mundësinë e arritjes dhe zbatimit të saj .

Lufta tatimore?

Nëse marrëveshja globale nuk hyn në fuqi, shtetet do të konkurrojnë sërish kundër njëra-tjetrës dhe do të zhvillohet një garë për taksa më të ulëta. Kjo mund të kthehet në një "luftë tatimore", paralajmëroi Dever. Shenjat e kësaj gare janë tashmë të dukshme. Kanadaja kohët e fundit miratoi një projektligj tatimor për shërbimet digjitale. Zelanda e Re dhe Kenia kanë filluar një proces të ngjashëm dhe pritet të bëjnë pikërisht atë që parashikohej të ndalohej me këtë marrëveshje globale.

Kompanitë e mëdha amerikane të teknologjisë si Google dhe Facebook do të goditen më së shumti. Ndaj edhe "rreziku i veprimeve ndëshkuese të SHBA-së për këto taksa të shërbimeve digjitale do të rritet", pohon Dever./ DW

shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet