LIVE UPDATES
Bota

Dorëheqja e Charles Michel, në Bruksel frikë nga mundësitë që Viktor Orban të marrë drejtimin e Këshillit të Europës

Ish-kryeministri belg ka shërbyer si shef i Këshillit të BE-së, grupi i udhëheqësve qeveritarë të 27 vendeve anëtare të BE-së, që nga viti 2019.

9 Janar 2024, 13:39 Nga N.F
Dorëheqja e Charles Michel, në Bruksel frikë nga
Charles Michel dhe Orban

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se do të kandidojë si eurodeputet në zgjedhjet evropiane të qershorit dhe do të tërhiqet nëse zgjidhet, duke ndezur një garë për ta zëvendësuar atë ose rrezikon t'i kthehet roli kryeministrit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orbán, shkruan "The Guardian".

“Kam vendosur të kandidoj në zgjedhjet evropiane në vitin 2024”, tha Michel për mediat belge të shtunën vonë. Ish-kryeministri belg ka shërbyer si shef i Këshillit të BE-së, grupi i udhëheqësve qeveritarë të 27 vendeve anëtare të BE-së, që nga viti 2019.

“Nëse zgjidhem, do të zë vendin tim [në Parlamentin Evropian]. Këshilli Evropian mund të parashikojë dhe emërojë një pasues deri në fund të qershorit, në fillim të korrikut, "tha ai, duke shtuar se ai do të kandidojë si kandidati kryesor për partinë e tij të qendrës së djathtë Belge Lëvizja Reformiste. Vendimi i papritur do të thotë se krerët e qeverive të BE-së, të cilët së bashku emërojnë presidentin e këshillit, janë nën presion të madh për të rënë dakord për një pasardhës të Michel përpara 1 korrikut, kur Hungaria do të marrë përsipër presidencën e rradhës gjashtëmujore të këshillit.

Sipas rregullave të BE-së , në mungesë të një presidenti të përhershëm të këshillit, posti – i cili përfshin kryesimin e mbledhjeve të këshillit dhe, me parlamentin, është thelbësor për formimin e komisionit të ri – i takon shtetit anëtar që mban presidencën e rradhës. Kjo do ta lërë Orbanin – i cili është akuzuar vazhdimisht se ka mbajtur peng mbështetjen evropiane për Ukrainën mbi miliarda euro të fondeve të BE-së për Hungarinë, të ngrirë për një sërë mosmarrëveshjesh mbi sundimin e ligjit – në fakt drejtimin e këshillit.

Të dielën, Michel reagoi ndaj kritikave për vendimin e tij, duke thënë: “Dua të jem i qartë se në çdo rast, në qershor do të merrej vendimi për pasardhësin tim dhe vendimi i parlamentit do të jetë në korrik, kështu që është e lehtë për këshillin që të vendos, të parashikoj që pasardhësi im të hyjë në funksion. "Ka shumë mjete nëse ekziston vullneti politik për të shmangur Viktor Orban."

Udhëheqësit evropianë do të takohen më 17 qershor dhe 27-28 - pas zgjedhjeve pesëvjeçare parlamentare, të cilat zhvillohen në të gjithë bllokun nga 6-9 qershor - për të filluar grindjet mbi postet kryesore të bllokut, duke përfshirë presidentët e komisionit dhe këshillit.

Rrotullimi dhe marrëveshja do të zgjasin normalisht me muaj, duke kulmuar me instalimin e komisionit të ri në fund të nëntorit – kur do të përfundonte mandati i Michel si president i këshillit. Por udhëheqësit tani do të kenë shumë më pak kohë.Disa vëzhgues të BE-së minimizuan rëndësinë e lëvizjes së Michel. Hosuk Lee-Makiyama i Qendrës Evropiane për Ekonominë Politike Ndërkombëtare tha se "thjesht e shtyn garën për pasardhësin e tij gjashtë deri në nëntë muaj më parë" .

Kjo do të ishte "një shqetësim për disa kandidatë që do të mbeten ende të mbërthyer në politikën kombëtare", tha ai, por ishte "një punë e nivelit të dytë që tashmë është caktuar për dikë afër Francës dhe [në të majtë]".Të tjerë, megjithatë, e dënuan vendimin e presidentit të këshillit si të nxituar dhe egoist. Alberto Alemanno, një profesor i së drejtës së BE-së në Kolegjin e Evropës, tha se masa ishte "jo vetëm egoiste, por e papërgjegjshme".

Hapja e derës për Orbanin – i cili akuzohet për shkelje të ligjit të BE-së, por që mund ta gjejë veten duke kryesuar mbledhjet e këshillit – duke u bërë president i këshillit qoftë edhe përkohësisht, do të ishte “edhe më problematike dhe e papërgjegjshme”, tha Alemanno. Michel kishte qenë "presidenti më pak efektiv i këshillit i emëruar ndonjëherë" dhe "beteja e tij e vazhdueshme e egos" me presidenten e komisionit, Ursula von der Leyen, e kishte dobësuar bashkimin në skenën ndërkombëtare, tha ai. Von der Leyen deri më tani ka heshtur nëse ajo synon të kërkojë një mandat të dytë.

Steven Van Hecke, një profesor i politikës evropiane në Universitetin e Leuven, i tha radios belge se Michel po sinjalizonte qartë se "interesat e tij personale kanë përparësi mbi interesat e institucioneve evropiane". Orbán ishte "gjëja e fundit që dikush dëshiron", tha Van Hecke. "Tani do të duhet të ketë një "marrëveshje pune" deri në fund të qershorit, menjëherë pas zgjedhjeve ... Është mjaft sfidë." Eurodeputetja holandeze, Sophie in't Veld, akuzoi Michel për braktisjen e anijes. “Kapiteni duke lënë anijen në mes të një stuhie. Nëse kaq pak jeni të përkushtuar ndaj fatit të Bashkimit Evropian , atëherë sa i besueshëm jeni si kandidat?” ajo pyeti.

bruksel be charles michel orban

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet