LIVE UPDATES
Bota

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës: Kurti e ka në dorë draft- propozimin për Asociacionin

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për përmbajtjen e planit “misterioz” që iu dorëzua kreut të ekzekutivit, Dreshaj ka thënë se vizita e pesëshes në Kosovë ishte më e rëndësishmja deri më tani.

23 Tetor 2023, 18:46 Nga a.l
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës: Kurti e
Shemsedin Dreshaj

KOSOVË- Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka folur mbi zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës dhe tensioneve me Serbinë. Ai pretendon që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka në tavolinë tashmë draft-propozimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për përmbajtjen e planit “misterioz” që iu dorëzua kreut të ekzekutivit, Dreshaj ka thënë se vizita e pesëshes në Kosovë ishte më e rëndësishmja deri më tani. Në këtë takim sipas tij, mund të jetë diskutuar edhe për limite kohore se kur duhet të lëvizin gjërat.

“Kurti veç e ka në dorë draft propozimin për Asociacion. Një pesëshe e tillë që e përfaqëson QUINT-in, të vijnë dhe të kthehen me duar në xhepa është pak e pritshme, mendoj që Kurti e ka në dorë nëse jo formën finale, draft-propozimin e ka në dorë. Karakteristikë e kësaj qeverie është mosplasimi i informatave në opinion. Ne nuk kemi ndonjë informatë lidhur me ecurinë e debatit, ofertën dhe kërkesën që e bëri pesëshja botërore në Prishtinë. Ishte një nga vizitat më të rëndësishme që ka pasur Kosova deri më tani. Mendoj që aty është biseduar edhe për afate, limite kohore kur duhet të lëvizin gjërat”, tha ai.

Dreshaj thekson se dinamika duhet të ndërrojë dhe secila palë duhet të marrë obligimet e veta për të cilat është zotuar.

“Është një terr informativ në raport me procedurën. Kjo qeverisje po shkel nëpër minat e veta që i ka vendosur më herët dhe për këtë arsye po frikësohet që të ndërmarrë hapa që ka mundësi eventuale që t’i kundërvihen. AAK në këtë aspekt është e qartë, Asociacioni është një e keqe e trashëguar e cila do të implementohet por duhet të implementohet në formën sa më pak të dëmshme, përndryshe nëse cenohen funksionaliteti i shtetit, tërësia territoriale, legjislacionin, AAK nuk është për atë pajtesë. Kosova është produkt i SHBA-ve. Në histori SHBA-të e kanë ruajtur, kultivuar dhe promovuar. Ofertat që na ofrojnë HSBA-të duhet të analizohen me kujdes sepse nuk bëjnë oferta dosido. Qeveria jonë i ka ikur mbështetjes amerikane, dhe ky është gabimi. Kurti është pak më dinak se sa të gjithë që kanë qenë deri më sot”, shtoi ai.

Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë

Më 24 shtator, një grup i armatosur sulmoi një njësi patrulluese të policisë së Kosovës në një rrugë në fshatin Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, grupi i sulmuesve u strehua në manastirin në Banjskë, prej ku vazhdoi përleshjet me zyrtarët policorë. Gjatë përleshjeve, sipas autoriteteve kosovare, janë vrarë tre sulmues. Kosova ka fajësuar për këtë sulm që e cilëson terrorist – Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka pranuar se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë. Kosova ka publikuar dëshmi për përfshirjen e Radoiçiçit në ngjarjet në veri, përfshirë edhe pamje të incizuara me dron ku ai shihet i veshur me uniformë dhe i armatosur në manastirin e Banjskës më 24 shtator. Pas sulmit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila kërkon një hetim ndërkombëtar për të përcaktuar rolin e Serbisë në sulmin në Banjskë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin, teksa u kanë bërë thirrje palëve që të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Brukseli. Në BE po ashtu disa shtete kanë kërkuar që Serbia të ndëshkohet nëse vërtetohet se ka qenë e përfshirë në sulm. Blloku evropian ka deklaruar se po pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë.

shemsedin dreshaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet