LIVE UPDATES
Bota

Lista Serbe para ndryshimeve, një parti e re e serbëve në horizont

Bëhet fjalë për partinë Lëvizja Popullore Serbe, e cila është themeluar si alternativë ndaj Listës Serbe, nga Branimir Stojanoviq, aktivist politik nga jugu, dhe Millia Bishevac nga veriu i Kosovës.

23 Tetor 2023, 18:11 Nga I.A
Lista Serbe para ndryshimeve, një parti e re e serbëve në
Mitrovice

KOSOVË- Serbët në Kosovë së shpejti do të kenë një parti të re politike, e cila do të veprojë në të gjitha zonat e banuara me shumicë serbe në veri dhe jug të lumit Ibër, me qëllim të "mbrojtjes së interesave të tyre". Bëhet fjalë për partinë Lëvizja Popullore Serbe, e cila është themeluar si alternativë ndaj Listës Serbe, nga Branimir Stojanoviq, aktivist politik nga jugu, dhe Millia Bishevac nga veriu i Kosovës.

Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit, ishte deri më tani opsioni i vetëm politik që funksiononte në të gjitha mjediset e banuara me serbë në Kosovë.

"Ne duam të ndërtojmë një organizim të ri politik që do të përfaqësojë interesat e njerëzve nga të gjitha komunitetet serbe në mënyrë të arsyeshme dhe racionale", thotë Branimir Stojanoviq në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë (REL).

Megjithatë, ai nuk deshi t'i zbulojë emrat e personave që, përveç tij dhe Bishevacit, do të kenë rol në këtë lëvizje.

“Për pak kohë do t’i mësoni emrat e disa njerëzve të rinj dhe të mjediseve të tjera [të banuara me shumicë serbe]. Do të shihni që është një nismë më serioze dhe më e gjerë, e cila nuk kufizohet vetëm te ne të dy. Larg kësaj, do të ketë shumë njerëz të rinj”, shprehet Stojanoviq.

Ai shton se disa prej atyre që do të jenë anëtarë të Lëvizjes Popullore Serbe, kanë marrë pjesë në politikë, e disa të tjerë, do të jenë të rinj.

Një nga themeluesit e Listës Serbe ishte edhe Branimir Stojanoviq, i cili pas largimit nga kjo parti, u bë “kundërshtar dhe kritik” i saj. Siç deklaroi vetë Stojanoviq, ai u largua nga Lista Serbe, sepse më nuk pajtohej me politikën e tyre.

Në zgjedhjet lokale të Kosovës në vitin 2021, ai ishte kandidat i pavarur për kryetar të Graçanicës, një komunë e banuar me shumicë serbe afër Prishtinës.

Po atë vit, Millia Bishevac mori pjesë në zgjedhjet në Zubin Potok në veri të Kosovës me Iniciativën e tij Qytetare, Për Zubin Potokun, kur hyri në Kuvendin Komunal si këshilltar.

“Ne duam të ofrojmë një alternativë, të tregojmë se si duhet të jetë, jo vetëm të jemi kundër diçkaje, por të jemi në interes të njeriut të thjeshtë”, tha Stojanoviq.

Derisa alternativat e reja politike serbe po afrohen, Lista Serbe, siç ka njoftuar, të martën do të mbajë Kuvendin e partisë. Nga kjo parti nuk është saktësuar se cili do të jetë rendi i ditës, por mediat lokale në gjuhën shqipe në Kosovë raportuan më herët se Lista Serbe do të zgjedhë kryetarin dhe kryesinë e re.

Deri më 29 shtator, nënkryetar i Listës Serbe ishte Millan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë afër Zveçanit nga një grup i armatosur serbësh, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Lista Serbe deri më tani nuk është distancuar publikisht nga Radoiçiqi dhe as nuk ka reaguar pas dorëheqjes së tij.

Branimir Stojanoviq, nga ana tjetër, beson se çdo ndryshim brenda Listës Serbe do të jetë formal, gjegjësisht nuk do të sjellë “ndryshime thelbësore”.

“Prandaj është e rëndësishme që populli ynë të kuptojë se mjaft është me këtë formalitet... besoj se njerëzit tanë do ta vlerësojnë shumë mirë se të gjitha ndryshimet që do të ndodhin, janë thjesht ‘larje’ e një mekanizmi korruptiv, që është vështirë të ndryshohet”, tha Stojanoviq në një deklaratë për REL-in.

Lista Serbe Kuvendin e fundit të rregullt zgjedhor e mbajti në vitin 2021, kur Goran Rakiqi u zgjodh kryetar i partisë për një mandat katërvjeçar.

Ndërsa nënkryetarë u zgjodhën Millan Radoiçiq, Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq.

Edhe Miodrag Marinkoviq nga organizata joqeveritare Qendra për Veprime Afirmative Sociale, beson se personat e rinj në listën Serbe nuk do të thonë “praktikisht asgjë” dhe beson se kjo parti me siguri do të mbetet me ndikim për shkak të mbështetjes së Beogradit.

“Këtë mund ta shohim nga qeverisja e Partisë Progresive Serbe në Serbi, në të cilën njerëzit drejtues në parti zëvendësohen sepse janë diskredituar nga një sërë aferash. Mendoj se po kjo po i ndodhë Listës Serbe. Është vetëm një tentativë ‘ribrendimi’ por jo një ndryshim thelbësor”, shprehet ai.

Marinkoviq nga Qendra për Çështje Sociale Afirmative konsideron se është mirë që do të ketë “pluralizëm” në mesin e komunitetit serb në Kosovë, pas një dekade të sundimit absolut të Listës Serbe.

Megjithatë, ai thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet opsioneve politike që deklarohen si "alternativë e Listës Serbe" dhe përmend "domosdoshmërinë e bashkëpunimit me Beogradin" dhe "qëndrimin e unifikuar ndaj autoriteteve të Kosovës me qëllim të mbrojtjes së interesave të komuniteti serb” si arsye.

Marinkoviq, gjithashtu, beson se asnjë opsion i ri politik nuk do ta ketë mbështetjen e Beogradit, nëse nuk ka kontroll mbi të.

“Lista serbe është ende në lojë, është e diskredituar, por ajo që e bën atë një faktor të vlefshëm në mesin e komunitetit serb është pikërisht mbështetja nga Beogradi. Ka mekanizma që mund të përdoren për të ndikuar te votuesit”, thotë Marinkoviq dhe në këtë kontekst përmend se një numër i madh i të punësuarve në institucionet serbe janë në Kosovë.


Nga ana tjetër, Branimir Stojanoviq thotë se në këtë moment është e rëndësishme që ata të përkrahen nga “njerëz të zakonshëm”.

“Nëse dikush tjetër do të na mbështesë më vonë dhe do ta kuptojë se politika e bërë në këtë mënyrë nuk mund të vazhdojë, ne nuk mund ta dimë këtë. E sigurt është se ne duam të flasim me të gjithë ata që ndikojnë në jetën tonë. Sigurisht që Beogradi është një nga ato adresa dhe se a do të ketë mirëkuptim për argumentin tonë, nuk mund ta dimë tani”, thekson ai.

Aktivisti politik nga Mitrovica e Veriut, Dejan Nedelkoviq, më parë i tha REL-it se ai dhe njerëzit e tij, ngjashëm do të formojnë iniciativa qytetare nëse shpallen zgjedhjet lokale në komunat në veri dhe Lista Serbe merr pjesë në to.

“Këtë na e kërkojnë qytetarët, pas 10 vjetësh punë opozitare, sa jemi duke luftuar kundër Listës Serbe, populli vetëm pas dhjetë vjetësh e ka konstatuar se kemi të drejtë”, tha ai.

Gjithashtu, një grup politikanësh nga veriu dhe jugu paralajmëruan riaktivizimin e Këshillit Kombëtar Serb, i cili funksionoi deri në vitin 2013.

Ndryshe, shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës është paraparë me planin për shtensionim të situatës, pasi kryetarët shqiptarë morën pushtetin në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Kryetarët e zgjedhur të këtyre komunave nuk pranohen nga popullata lokale serbe, e cila i bojkotoi zgjedhjet e prillit.

Lista Serbe, e cila fillimisht bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve, më 13 tetor njoftoi se është e gatshme të marrë pjesë në to.

Marrë nga REL

lista serbe

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës