5 Dhjetor 2023, 14:15
Nga r.ll
edward joseph
SHBA- Profesori amerikan Edward Joseph, njohës i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor dhe analist i politikës së jashtme, ka denoncuar Serbinë për “shkelje flagrante” të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Implementimit për arritjen e dialogut Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Përmes një njoftimi në platformën "X", Joseph, thotë se në prag të takimit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka vazhduar deklaratat kundër zbatimit të marrëveshjeve në kuadër të dialogut, duke shkelur nenin 4 për mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Ai ka rikujtuar deklaratën e shefit të diplomacisë serbe se Serbia “nuk do të pranojë asnjë interpretim që nënkupton njohjen e Kosovës dhe se nuk ka anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB)”, zgjatuar në deklaratën e fundit se Kosova “nuk mund të bëhet kurrë anëtare në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)”.
“Ky është kundërshtim flagrant i nenit 4 të marrëveshjes së shkurtit për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vërejtjet e Daçiçit në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup javën e kaluar shkojnë përtej retorikës zgjedhore. Janë deklarata të qarta të kahershme”, ka shkruar ai.
Serbia ka shkelur nenin 4 të Marrëveshjes Bazike që përcakton qartë se Serbia s’do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Kur bëhet fjalë për marrëveshjet e mëparshme në kuadër të dialogut, lista e shkeljeve të Serbisë është shumë e gjatë: vulat doganore, diplomat universitare, lëvizja e lirë, letërnjoftimet dhe targat e automjeteve.
edward joseph dialogu kosove-serbi
Bota
5 Dhjetor 2023, 14:06
r.ll
FOTO ILUSTRUESE
BRUKSEL- Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i bëjë thirrje Kosovës që të bëjë më shum&eu...
Bota
5 Dhjetor 2023, 13:57
r.ll
naim murseli
TIRANË- Babai i Naim Murselit, i cili akuzohet se porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, tha se djali i tij ka punuar që...
Bota
5 Dhjetor 2023, 13:53
h.k
Foto ilustrese
GJERMANI-Michal Majzner solli një kanaçe me benzinë në Ministrinë e Industrisë në Pragë. Aktivisti...
Bota
5 Dhjetor 2023, 13:49
h.k
Elon Musk
SHBA-Një ish-punonjës i Tesla-s i ka thënë BBC-së se ai beson se teknologjia që fuqizon automjetet vetë-drejt...
Bota
5 Dhjetor 2023, 13:30
h.k
Ana Bërnabiç
SERBI-Serbia kërkon që të jetë pjesë e Bashkimit Europian, por edhe të mos humbasë Kosovës...
Bota
5 Dhjetor 2023, 13:17
h.k
Foto ilustruese
SPANJË-Familja mbretërore e Spanjës është përfshirë në një dramë të vërtet&eum...
Bota
5 Dhjetor 2023, 13:02
r.ll
shaban murseli, liridona dhe naim murseli
TIRANË- Shaban Murseli, babai i Naim Murselit ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë, ku djali i tij ...
Bota
5 Dhjetor 2023, 12:14
h.k
Peticioni
MAQEDONI E VERIUT-Një peticion po shpërndahet në rrjetet sociale me titull "Dënim me vdekje" për vrasësit e Vanj&e...
Bota
5 Dhjetor 2023, 12:11
h.k
Albin Kurti
KOSOVË-Albin Kurti ka reaguar gjatë një konference ditën e sotme në Prishtinë në lidhje me dy krimet e ndod...
Bota
5 Dhjetor 2023, 12:02
h.k
Pamje nga vend ngjarja
GJERMANI-Aksidenti ka ndodhur rreth Richterstrasse, ku sipas policisë, një autobus shkolle është përplasur...