LIVE UPDATES
Bota

Heqja e masave, BE do t’i kërkojë Kosovës të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit

Pjesa më e madhe e konkluzioneve, që i kushtohet Kosovës, ka të bëjë me situatën e sigurisë në veri të vendit, dhe me dialogun me Serbinë.

5 Dhjetor 2023, 14:06 Nga r.ll
Heqja e masave, BE do t’i kërkojë Kosovës të
FOTO ILUSTRUESE

BRUKSEL- Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i bëjë thirrje Kosovës që të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa do të mirëpresë hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit që po vjen.

Kjo porosi është në draftin e konkluzioneve që pritet të miratohen nga vendet anëtare të BE-së në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, më 12 dhjetor, në nivel të ministrave, e të cilat pastaj pritet të konfirmohen edhe nga udhëheqësit e BE-së, në një samit të paraparë për t’u mbajtur më 14 dhe 15 dhjetor.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në draftin e këtij dokumenti. Aty thuhet se Këshilli “ka marrë parasysh progresin e kufizuar të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit”.

Pjesa më e madhe e konkluzioneve, që i kushtohet Kosovës, ka të bëjë me situatën e sigurisë në veri të vendit, dhe me dialogun me Serbinë.

Këshilli pritet që të shprehë “shqetësimin për shkak të mungesës së lirisë së shprehjes dhe kufizimin e pluralizmit në veri të Kosovës”.

“Këshilli është thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, përfshirë edhe atë të sigurisë. Disa veprime të njëanshme nga Kosova dhe nga Serbia, sikur edhe dorëheqja kolektive e serbëve të Kosovës nga institucionet, dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, kanë shtuar edhe më shumë tensionet”, thuhet në tekst.

Këshilli pritet të dënojë ashpër “sulmet e dhunshme të protestuesve serbë të Kosovës ndaj trupave të KFOR-it, organeve të rendit dhe mediave, më 29 maj 2023”.

“Zgjedhjet e reja në veri të Kosovës duhet të zhvillohen sa më parë që të jetë e mundur, dhe serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në to, pa asnjë parakusht. Serbët e Kosovës, po ashtu, duhet të kthehen në institucionet nga të cilat janë larguar. Kjo duhet të lehtësohet nga Kosova dhe të inkurajohet nga Serbia”, thuhet në draftin e konkluzioneve.

Sa i përket masave që BE-ja i ka vendosur ndaj Kosovës, të cilat janë arsyetuar me “mungesën e hapave për të shtensionuar situatën në veri”, shprehet gatishmëria që ato masa të hiqen, në rast se do të ketë progres në përmbushjen e kërkesave.

“Këshilli mirëpret ndërmarrjen e hapave drejt zbatimit të disa kërkesave të BE-së. Këshilli rikujton se BE-ja mbetet e gatshme që t'i heqë masat, në rast të progresit të mëtejmë në përmbushjen e kërkesave ekzistuese”, thuhet në tekstin që ka parë REL-i.

Këshilli, edhe përmes këtyre konkluzioneve, pritet të përsërisë se nuk ka justifikim për dhunë, si dhe t'i dënojë sulmet ndaj Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

“Këshilli nënvizon përmirësimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe EULEX-it lidhur me këtë sulm. Këshilli mirëpret forcimin e pranisë së KFOR-it, posaçërisht në vijën kufitare/administrative mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në tekst, ku, po ashtu, u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga retorika nxitëse.

BE-ja mund të ndërmarrë masa, si ndaj Kosovës, ashtu edhe ndaj Serbisë, në rast se nuk përmbahen nga nxitja e tensioneve.

“Këshilli pret nga Kosova dhe Serbia që të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës, e cila do të garantonte siguri dhe demokraci përfaqësuese për të gjithë qytetarët”, thuhet në tekst.

“Këshilli kërkon nga Kosova që të angazhohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me vullnet të mirë dhe në frymën e kompromisit, për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese me Kosovën, për normalizimin e raporteve, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me ligjet e BE-së, pa vonesa tjera. Kjo Marrëveshje duhet të adresojë të gjitha çështjet kyçe të hapura, dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në stabilitetin e rajonit“, thuhet në këtë dokument, ku rikujtohet se të dyja palët do të rrezikojnë rrugëtimin e tyre evropian, në rast se nuk e shfrytëzojnë këtë rast.

Këshilli pritet të shprehë keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja palët të Marrëveshjes bazë për normalizimin e raporteve dhe të aneksit, sikur edhe çështjeve tjera të arritura në dialog.

“Kërkojmë nga Kosova që, në tërësi dhe pa vonesa tjera, t’i zbatojë ato. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Këshilli mirëpret gatishmërinë e Kosovës dhe të Serbisë për të pranuar draftin e paraqitur nga lehtësuesi i BE-së, duke kuptuar se punë e mëtejme duhet të bëhet në bazë të tij”, thuhet në tekst.

Këshilli pritet të ftojë përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë që të plotësojë agjendën për takimin e radhës të Grupit Special për Normalizim, për të marrë parasysh obligimet e Kosovës që dalin nga Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit të saj.

Kosova pritet të ftohet urgjentisht dhe në mënyrë konstruktive të angazhohet në aktivitetet e bashkëpunimit rajonal dhe të respektojë obligimet nga Marrëveshja për Tregti të Lirë - CEFTA dhe nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, përfshirë edhe duke hequr vendimin për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia.

Këshilli i BE-së pritet të përshëndesë orientimin e qartë gjeostrategjik të Kosovës, që është dëshmuar edhe përmes dënimit të ashpër të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, dhe përmes përshtatjes vullnetare të qëndrimeve të saj në politiken e jashtme me ato të Bashkimit Evropian./REL

bashkimi europian kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës