Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Rrëzohet marrëveshja Iran-SHBA, ndërsa sulmet sa vijnë dhe shtohen
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Kristersson, koalicioni qeveritar i të cilit nuk përfshin SD-në por varet nga mbështetja e saj, e kritikoi Akessonin për mungesë respekti.
SUEDI-Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, i ka dënuar të hënën komentet e liderit të partisë së ekstremit të djathtë të Suedisë, i cili bëri thirrje për rrënimin e disa xhamive.
Lideri i Demokratëve Suedezë (SD), Jimmie Akesson, bëri thirrje që disa xhami të konfiskohen dhe të bëhen rrafsh me tokë gjatë një fjalimi në konferencën vjetore të partisë të shtunën.
“Ne duhet të fillojmë t’i konfiskojmë dhe t’i rrafshojmë xhamitë ku propaganda anti-demokratike, anti-suedeze, anti-semitike dhe homofobe, apo dezinformimi i përgjithshëm, po përhapen”, tha Akesson.
Kristersson, koalicioni qeveritar i të cilit nuk përfshin SD-në por varet nga mbështetja e saj, e kritikoi Akessonin për mungesë respekti.
“Mendoj se kjo është një mënyrë e të shprehurit pa respekt, një mënyrë polarizuese e të shprehurit”, tha Kristersson për transmetuesin SVT.
“Kjo nuk është ajo që Suedia përfaqëson në botë”, shtoi ai.
Fjalimi i Akessonit shkaktoi zemërim në Suedi dhe jashtë saj, si dhe e detyroi Kristerssonin ta bëjë një deklaratë në rrjetin social X, ku e përsëriti “të drejtën kushtetuese për lirinë fetare” në Suedi.
“Në Suedi, ne nuk i shkatërrojmë vendet e lutjeve. Si shoqëri, ne duhet ta luftojmë ekstremizmin e dhunshëm pavarësisht arsyeve të tij – por ne do ta bëjmë këtë brenda kornizës ligjore dhe demokratike”, shkroi ai.
Në Suedi, anëtarësimi i së cilës në NATO duhet të ratifikohet nga Hungaria dhe vendi me shumicë myslimane, Turqia, kanë ndodhur disa incidente të cilat kanë shkaktuar tensione me vendet e Lindjes së Mesme këtë vit.
Djegia e Kuranit disa herë në fillim të këtij viti nxiti protesta dhe kritika të mëdha ndaj Suedisë.
Protestuesit në Irak e sulmuan Ambasadën e Suedisë në Bagdad në korrik, duke ndezur zjarre në kompleksin e saj.
Vitin e kaluar, Suedia ishte cak i një fushate të madhe dezinformimi, e cila pretendonte se shërbimet sociale në Suedi “rrëmbejnë fëmijë myslimanë” dhe i vendosin ata në shtëpi të krishtere, duke i nxitur autoritetet të dalin publikisht për t’i mohuar këto akuza./REL
suella braverman, rishi sunak BRITANI- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ra dakord të rriste kufirin e pagave për emigrant...
Foto ilustruese IZRAEL-Delegacione të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, vendeve të Lindjes së Mesme dhe shteteve të Af...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Rasti i parë i llojit të ri të Gripit të derrit është shënuar në Britaninë e...
Hisham Awartani, Tahseen Ahmed dhe Kinnan Abdalhamid SHBA- Një burrë është arrestuar pasi tre studentë palestinezë u qël...
foto e familjeve palestineze GAZA- Familjet palestineze që shtrënguan gjërat e tyre vazhduan të lëvizin sot në...
Gaza GAZA- Izraeli dhe grupi i militantëve të Hamasit janë shprehur të hapur për mundësinë e zgjatjes së armëp...
james o'brien SHBA- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i ka paralajm&eu...
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të qëndroj sot e nesër në Shqipëri, për nder të 111...
geert wilders HOLANDË- Bisedimet për të formuar një qeveri pas fitores elektorale të populistit të djathtë Geert Wi...
IZRAEL-Një amerikane 4-vjeçare u lirua të dielën në kuadrin e armëpushimit mes Izraelit dhe grupit militant Hamas. Siç ...