LIVE UPDATES
Bota

Lirimi i pengjeve jep arsye të forta për të pushuar luftën/ Shpresa për zgjatjen e armëpushimit në Gazë

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, Presidenti amerikan Joe Biden përshëndeti lirimin e fëmijës dhe shprehu shpresat se armëpushimi do të zgjatet.

27 Nëntor 2023, 15:31 Nga h.k

Lirimi i pengjeve jep arsye të forta për të pushuar luftën/

IZRAEL-Një amerikane 4-vjeçare u lirua të dielën në kuadrin e armëpushimit mes Izraelit dhe grupit militant Hamas. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, Presidenti amerikan Joe Biden përshëndeti lirimin e fëmijës dhe shprehu shpresat se armëpushimi do të zgjatet.

Vajza amerikane Abigail Edan ishte ndër 17 pengjet që grupi militant Hamas liroi të dielën.

“Nënën ia vranë përpara syve kur vendbanimi i tyre u sulmua nga terroristët e Hamasit në 7 tetor. Abigail vrapoi drejt babait të saj, të cilin gjithashtu e vranë me armë, ndërsa mbuloi me trupin e tij të voglën Abigail”, tha Presidenti Joe Biden.

Presidenti amerikan informoi mbi përpjekjet diplomatike që janë bërë për të siguruar armëpushimin e përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit.

“Kemi mbajtur kontakte të afërta me udhëheqësit e Katarit, Egjiptit dhe Izraelit, duke folur me secilin prej tyre në mënyrë të përsëritur gjatë javëve të fundit për të arritur këtë marrëveshje. Prova se po funksionon dhe se ia vlen, gjendet në çdo buzëqeshje dhe në lotët mirënjohës që shohim në fytyrat e familjeve që më në fund po ribashkohen”, tha Presidenti Biden.

Mund të duhet shumë kohë sidoqoftë për rimëkëmbjen e pengjeve.

“Fizikisht shumë prej tyre janë në rregull. Emocionalisht dhe psikologjikisht do të duhet kohë të marrin veten dhe Izraeli dhe vende të tjera kanë mobilizuar burime të konsiderueshme për t’u përballur me traumën në vazhdim”, tha Jake Sullivan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Në kuadrin e armëpushimit janë liruar gjithashtu dhjetëra të burgosur palestinezë dhe Gaza është furnizuar me karburant dhe ndihma humanitare, por nuk është e qartë nëse armëpushimi do të mbajë apo nëse mund të zgjatet.

“Kur të përfundojë armëpushimi, siç tha Kryeministri Netanyahu, konflikti do të vazhdojë, sipas deklaratave të Izraelit, deri në eliminimin e Hamasit”, tha Ligjvënësi republikan Mike Turner.

Ekziston shpresa sidoqoftë se mund të arrihet rrjedhimisht një zgjidhje e përhershme mes Izraelit dhe Hamasit.

“Derisa të mos ketë një shtet të pavarur palestinez, nuk do të ketë paqe apo siguri në atë rajon”, tha Ligjvënësi demokrat Ro Khanna./VOA 

lufta palestine-izrael

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë