LIVE UPDATES
Bota

Demonstrata të mëdha kundër Orbanit, 250 mijë protestues në shesh: Nuk kemi frikë!

Qindra mijëra njerëz u mblodhën në fundjavë në sheshin para Parlamentit hungarez në Budapest për të demonstruar kundër kryeministrit Viktor Orbán. Ata valëvitën flamuj hungarez, disa thërrisnin "Orban ik” dhe "Nuk kemi frikë”. Siç raporton Ana Tilak, korrespondente e shërbimit publik gjerman ARD, policia flet për rreth 250 mijë pjesëmarrës.

8 Prill 2024, 08:36 Nga N.F
Demonstrata të mëdha kundër Orbanit, 250 mijë protestues
Foto ilustruese

HUNGARI- Të udhëhequr nga Péter Magyar, në Hungari janë mbajtur protestat të mëdha kundër Orbanit. Ishin këto protestat më të mëdha prej vitesh. Qindra mijëra njerëz u mblodhën në fundjavë në sheshin para Parlamentit hungarez në Budapest për të demonstruar kundër kryeministrit Viktor Orbán. Ata valëvitën flamuj hungarez, disa thërrisnin "Orban ik” dhe "Nuk kemi frikë”. Siç raporton Ana Tilak, korrespondente e shërbimit publik gjerman ARD, policia flet për rreth 250 mijë pjesëmarrës.

Njerëzit erdhën gjithashtu për të dëgjuar avokatin Peter Magyar (43), i cili deri vonë ishte anëtar i partisë Fidesz të Orbanit. Por në shkurt, Peter Magyar u bë befas i njohur për publikun e gjerë kur zbuloi detaje të punës së qeverisë.

Ai e quajti Hungarinë e Orbanit një shtet mafioz dhe paraqiti prova për këtë. Prokuroria e Shtetit është duke hetuar disa raste. "Qeveria duhet t'i kthejë pushtetin popullit dhe t'u japë atyre mundësinë për të zgjedhur," tha ai në një fjalim që zgjati gati një orë.

Demonstratat më masive politike të viteve të fundit

Peter Magyar i ka inkurajuar njerëzit që t'i bashkohen lëvizjes së tij të re "Ngrihuni, hungarezë!", e cila synon të bashkojë hungarezët konservatorë dhe liberalë të zhgënjyer me Orbanin dhe një opozitë politike të fragmentuar dhe joefektive.

"Hungaria është në prag të falimentimit. Hap pas hapi, duhet të marrim në duar sërish atdheun tonë dhe të ndërtojmë një shtet të ri, një Hungari sovrane, moderne, evropiane”, tha ai. "Protestat e fundjavës ishin demonstratat më të mëdha politike të viteve të fundit në vend”, tha Magyar.

Skandali që tronditi Hungarinë

Shkaku i protestave, ndoshta edhe fillimi i ngritjes së Peter Magyar në politikë, ishte skandali i shkurtit lidhur me faljen e një bashkëpunëtori të një drejtori shkolle që akuzohej për dhunë seksuale ndaj fëmijëve.

Për shkak të kësaj, Katalin Novak dha dorëheqjen nga posti i presidentes së Hungarisë. Edhe ish-ministrja e Drejtësisë, Judit Varga hoqi dorë nga emri në listën Fidesz për zgjedhjet evropiane. Por ata nuk janë vërtet përgjegjës, tha Magyar.

Peter Magyar nuk mund të marrë pjesë me partinë e tij në zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, sepse nuk mund të përmbushë afatet që kanë të bëjnë me themelimin e partisë. Megjithatë, ai është duke negociuar me partitë ekzistuese që njëra prej tyre ta lejojë të kandidojë. Rezultati i zgjedhjeve evropiane në Hungari do të jetë "gozhda e parë në arkivol" e sistemit Orban, ka thënë Magyar. Shikuar nga sondazhet e fundit, Peter Magyar mund të fitojë të paktën dhjetë për qind të votave në Hungari.

Marrë nga DW

hungari orban

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet