LIVE UPDATES
Bota

Demokratët dhe republikanët bëjnë fushatë në të njëjtin shtet

Kandidati republikan për Nënpresident, JD Vance u ndal fillimisht në Miçigan, më pas u nis për në Uiskonsin fqinj për të biseduar me punonjësit e një fabrike.

9 Gusht 2024, 19:41 Nga E. D
Demokratët dhe republikanët bëjnë fushatë në
JD Vance

SHBA- Dy fushatat presidenciale të Shteteve të Bashkuara bënë ndalesa në të njëjtin vend të mërkurën në qytetin Eau Claire me 71,000 banorë në shtetin e papërcaktuar Uiskonsin. Fitorja në këtë shtet mund të ndihmojë të dy palët të fitojnë zgjedhjet e nëntorit. Kandidati republikan për Nënpresident, JD Vance u ndal fillimisht në Miçigan, më pas u nis për në Uiskonsin fqinj për të biseduar me punonjësit e një fabrike.

Kandidatja demokrate për president Kamala Harris dhe kandidati i saj për nëndëspresident, Tim Walz, ishin në Uiskonsin përpara se të zhvillonin një tjetër tubim, në mbrëmje, në Miçigan. Të dy palët ishin aq afër në qytetin Eau Claire, sa zoti Vance shkoi për të parë avionin e Nënpresidentes Harris “Air Force Two” në pistën e aeroportit lokal, duke u thënë gazetarëve: “Ne zbarkuam pothuajse në të njëjtën kohë me të dhe unë shkova afër sepse doja të shihja aeroplanin që do të jetë i imi pas disa muajsh”.

Ai gjithashtu sulmoi zonjën Harris, duke shtuar, “doja të përshëndesja gazetarët që po udhëtojnë me nënpresidenten, pasi besoj se ata po ndihen të vetmuar, sepse Kamala Harris nuk po pranon t’u përgjigjet pyetjeve të tyre”. Gjatë vizitës në fabrikë, zoti Vance akuzoi zonjën Harris se iu shmang pyetjeve të gazetarëve për 17 ditë, që kur Presidenti Joe Biden vendosi të largohet nga gara, duke mbështetur Nënpresidenten si kandidatja demokrate që do të përballet me rivalin republikan Donald Trump.

Më herët gjatë ditës, ish Presidenti Trump, në një intervistë me telefon për televizionin “Fox News”, e përshkroi përzgjedhjen e Guvernatorit liberal Tim Walz nga zonja Harris si kandidat për Nënpresident, si një ‘zgjedhje tronditëse’. Si ai, ashtu edhe kandidati republikan për Nënpresident JD Vance, e kanë karakterizuar zotin Walz dhe politikat e tij si liberale dhe jashtë rrjedhës kryesore të politikave amerikane.

Walz dhe zonja Harris filluan të sulmonin ish Presidentin Trumpin në tubimin e tyre. Nënpresidentja Harris tha se zoti Trump, nëse fiton një mandat të ri katërvjeçar, do të shkurtonte ndihmat për familjet e klasës së mesme, një grup ku ajo dhe kandidati i saj për nënpresident Walz janë përqëndruar shumë.

Sipas zonjës Harris, ish Presidenti Trump do të shkurtonte sigurimet shëndetësore dhe pensionet për amerikanët, ndërsa do të ulte “taksat për miliarderët dhe korporatat e mëdha”. Këto akuza zoti Trump i ka hedhur poshtë.

Ajo gjithashtu sulmoi Trump për emërimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilët në vitin 2022 ndihmuan në heqjen e abortit si të drejtë kushtetuese në Shtetet e Bashkuara. Nënpresidentja Harris tha se do ta miratonte ligjin për të rikthyer abortin si një të drejtë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, nëse ai kalonte në Kongres.

“Donald Trump-i synon ta kthejë kombin tonë prapa”, tha ajo, ndërsa turma brohoriti: “Nuk do të kthehemi prapa”.

Gjashtë ose shtatë shtete të papërcaktuara si Uiskonsini, ka të ngjarë të mbizotërojnë udhëtimet e të katër kandidatëve për zgjedhjet e 5 nëntorit. Votimi i hershëm në disa shtete fillon në dy javët e fundit të shtatorit.

Shtetet e papërcaktuara luajnë një rol të madh në rezultatin e zgjedhjeve, sepse në Shtetet e Bashkuara presidenti nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejtë popullore. Fituesi përcaktohet nga garat e veçanta në të 50 shtetet. Ndarja e votave të Kolegjit Zgjedhor për secilin shtet bëhet duke u mbështetur në numrin e banorëve, kështu që shtetet më të populluara kanë ndikimin më të madh.

Sondazhet kombëtare tani tregojnë se zonja Harris është pak përpara zotit Trump, duke përmbysur epërsinë që kandidati republikan kishte ndaj Presidentit Biden, para se ky i fundit të tërhiqej nga gara. Por rezultati është shumë i ngushtë. Një sondazh i ri në Uiskonsin, me Shkollën Juridike të Universitetit Marquette ve në dukje se, mes votuesve të mundshëm, zonja Harris mbështetet nga 50% e votuesve, ndërsa zoti Trump nga 49%. Uiskonsin ka 10 nga 270 votat elektorale që nevojiten për fitore, ndërsa Miçigani, një shtet me popullsi më të madhe, ka 15..VOA

jd vance

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës