Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo u bë e ditur nga anëtari i delegacionit të Kosovës, Arbër Rexhaj, përmes llogarisë së tij në Facebook, më 12 qershor. Rexhaj shkroi se delegacioni i Kosovës u përball me “rrugaqërinë serbe”.
SARAJEVË- Gjatë ditës së parë të takimit vjetor të përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë të parlamenteve të Evropës Juglindore, në Sarajevë, delegacioni i Serbisë dhe nënkryetari i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Radovan Kovaçeviç, kanë ndërprerë fjalimet e përfaqësuesve të Kosovës dhe janë larguar nga konferenca.
Kjo u bë e ditur nga anëtari i delegacionit të Kosovës, Arbër Rexhaj, përmes llogarisë së tij në Facebook, më 12 qershor. Rexhaj shkroi se delegacioni i Kosovës u përball me “rrugaqërinë serbe”.
“Në fjalët tona, sërish Serbia u mundua që përmes grushteve në tavolinë, mbylljes së mikrofonave tanë, si rrugaqë të vërtetë t'i ndalonin fjalimet tona. Por megjithatë, nuk mundën dhe nuk do të mundin asnjëherë”, tha Rexhaj duke bërë të ditur se pjesëmarrës aty ishte bashkë me deputetin tjetër të Kuvendit të Kosovës, Erxhan Galushi.
Ai falënderoi deputetët e Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilët siç tha ai “u përballen me ta, duke u rreshtuar qartazi në krahun tonë”.
“Ua tham troç se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, e vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Poashtu, sulmi në Banjskë të Kosovës dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar, është po ajo si e Millosheviçit”, shkroi Rexhaj.
Agjencia e lajmeve e entitetit Republika Sërpska, SRNA raportoi se delegacioni serb me Kovaçeviqin - anëtar i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) të Milorad Dodi - u largua nga konferenca për shkak se “një anëtare e delegacionit kroat, Zdravka Bushiq, tha se Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës”.
Kosova i ka kaluar dy prej tri fazave të nevojshme për pranim në Këshill të Evropës, organizatën lidere në fushën e të drejtave të njeriut. Në hapin e tretë – miratimin e anëtarësimit në Komitet të Ministrave – Kosova nuk është përfshirë në agjendë, pasi nuk ka bërë hapa të mjaftueshëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Serbia dhe liderët e entitetit Republika Sërpska nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Takimi është një mbledhje e rregullt vjetore dyditore e përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë të parlamenteve të Evropës Juglindore, e organizuar nga Komisioni i Mbrojtjes dhe Sigurisë i Asamblesë Parlamentare të BeH, Qendrës Rajonale për Bashkëpunim të Sigurisë dhe Misionit të OSBE-së në BeH, me mbështetjen e Qendrës së Gjenevës për Kontrollin e Forcave të Armatosura.
Marrë nga REL
Zbulimi ANGLI- Një zbulim befasues u bë nga arkeologët britanikë në gjirin Standland, në brigjet e Dorset...
Trump dhe Biden SHBA- Sipas një ankete të re të qendrës ‘Pew’ Presidenti Joe Biden gëzon mbështeje më të...
Foto ilustruese GREQI- Tymi i zi ka mbuluar pjesët veriore të pellgut të Atikës nga zjarri që shpërtheu në një fabr...
Foto ilustruese IZRAEL- Ekspertë të të drejtave të njeriut, të angazhuar nga Kombet e Bashkuara, theksojnë në një r...
Foto ilustruese ANGLI- Qindra fëmijë emigrantë të pashoqëruar në të gjithë Evropën po detyrohen t&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- NATO përmes një postimi në faqen zyrtare ka reaguar në lidhje me 25 vjetorin e ndërhyrjes së for...
Hristijan Mickoski, lideri i VMPRO-DPMNE-së. SHKUP- Mandatari për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, Hri...
Zjarri GREQI- Një zjarri i madh ka rënë pas një shpërthimi në një fabrikë në Kato Kifisia mesdi...
Foto ilustruese ITALIA- Në takimin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës këtë jav&eu...
Foto ilustruese SHBA- Luftërat në Lindjen e Mesme dhe në Evropë, si dhe rivaliteti i Shteteve të Bashkuara me Kinën, mbeten &...