LIVE UPDATES
Bota

Zgjatja e fazës së armëpushimit në Gazë, delegacioni izraelit niset drejt Katarit, priten negociata mes palëve

Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit përfundoi më 1 mars pa asnjë marrëveshje për fazat pasuese, që synojnë një fund të qëndrueshëm të luftës që shpërtheu pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Por, mes dy palëve ka dallime mbi kushtet për vazhdimin e marrëveshjes: Hamasi kërkon negociata të menjëhershme për fazën e ardhshme, ndërsa Izraeli preferon të zgjasë fazën e parë.

10 Mars 2025, 22:01 Nga B.Z
Zgjatja e fazës së armëpushimit në Gazë, delegacioni
Foto ilustruese

IZRAEL - Ekipi negociator i Izraelit u nis të hënën për në Katar për bisedime që synojnë zgjatjen e armëpushimit në Gazë, pasi autoritetet ndërprenë furnizimin me energji elektrike të territorit palestinez për të rritur presionin ndaj Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Para nisjes së negociatave, Izraeli shkëputi linjën e vetme të energjisë elektrike që furnizon një impiant të ujit të pijshëm në Gazë, një lëvizje që Hamasi e dënoi si “shantazh të ulët dhe të papranueshëm”.

Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit përfundoi më 1 mars pa asnjë marrëveshje për fazat pasuese, që synojnë një fund të qëndrueshëm të luftës që shpërtheu pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Por, mes dy palëve ka dallime mbi kushtet për vazhdimin e marrëveshjes: Hamasi kërkon negociata të menjëhershme për fazën e ardhshme, ndërsa Izraeli preferon të zgjasë fazën e parë.

Hamasi akuzoi Izraelin se po shkel marrëveshjen e armëpushimit, duke thënë në një deklaratë të hënën se Izraeli “refuzon të nisë fazën e dytë, duke zbuluar synimet e tij për të shmangur dhe vonuar procesin”.

Një zyrtar izraelit i njohur me negociatat i tha AFP-së se delegacioni izraelit ishte nisur për në Doha. Raportet e mediave thanë se delegacioni drejtohej nga një zyrtar i lartë i agjencisë së sigurisë së brendshme, Shin Bet.

Izraeli ka ndaluar dërgesat e ndihmave për Gazën në mes të ngërçit dhe njoftoi të dielën se do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike.

“Ne do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të kthyer pengjet dhe për t'u siguruar që Hamasi të mos jetë më në Gazë pas përfundimit të luftës”, tha ministri i Energjisë, Eli Cohen.

Ky veprim rikujton ditët e para të luftës, kur Izraeli shpalli një “bllokadë të plotë” mbi territorin palestinez, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike, i cili filloi të rikthehej vetëm në fund të vitit 2024.

Zëdhënësi i Hamasit, Abdul Latif al-Qanoua, tha se lëvizja e Izraelit do të ndikojë te pengjet që ende mbahen në Gaza.

“Vendimi për të ndërprerë energjinë elektrike është një opsion i dështuar dhe paraqet një kërcënim për të burgosurit e tij, të cilët do të lirohen vetëm përmes negociatave”, tha Qanoua në një deklaratë të hënën.

Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimin për vendimin e fundit të Izraelit.

“Kjo lëvizje do të zvogëlojë ndjeshëm disponueshmërinë e ujit të pijshëm në Rripin e Gazës, duke filluar nga sot”, tha Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Rikthimi i kësaj lidhjeje është jetik për dhjetëra mijëra familje dhe fëmijë”, shtoi ai.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Kathrin Deschauer, tha se ndërprerja e energjisë elektrike ishte “e papranueshme dhe nuk përputhet me detyrimet e Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar”.

Por, aleati kryesor ushtarak i Izraelit, Shtetet e Bashkuara, duket se e mbështeti këtë vendim.

“Izraelitët do të bëjnë atë që besojnë se është në interesin e tyre për të detyruar Hamasin të marrë një vendim”, u tha gazetarëve sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Linja e vetme e energjisë midis Izraelit dhe Gazës furnizon impiantin kryesor të ujit të pijshëm të territorit, dhe tashmë banorët e Gazës mbështeten kryesisht në panele diellore dhe gjeneratorë me karburant për të prodhuar energji elektrike.

Banorët e Gazës i thanë AFP-së se ndërprerja e energjisë elektrike do të përkeqësojë edhe më shumë situatën e tyre.

“Vendimi për të ndërprerë energjinë elektrike është një dëshmi e një lufte shfarosëse”,tha Dina al-Sayigh nga Gaza City.

“Okupimi nuk pushon së vrari civilët palestinezë, qoftë përmes bombardimeve, raketave apo urisë”, shtoi ajo.

Hamasi ka kërkuar vazhdimisht që faza e dytë e armëpushimit – e ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara – të përfshijë një shkëmbim të plotë të pengjeve me të burgosurit, një tërheqje të plotë izraelite nga Gaza, një armëpushim të përhershëm dhe rihapjen e pikave kufitare për t'i dhënë fund bllokadës.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, i tha AFP-së se grupi kërkon që ndërmjetësuesit të sigurojnë që Izraeli “të respektojë marrëveshjen... dhe të vazhdojë me fazën e dytë sipas kushteve të dakorduara”.

Ish-presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kishte përshkruar një fazë të dytë që përfshinte lirimin e pengjeve dhe tërheqjen e të gjitha forcave izraelite nga Gaza.

I dërguari amerikan, Adam Boehler, i cili ka mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me Hamasin, i tha CNN-it të dielën se një marrëveshje mund të arrihet “brenda javësh” për të siguruar lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura.

Nga 251 pengjet e marrë gjatë sulmit të 7 tetorit, 58 ende mbahen në Gaza, duke përfshirë 34 për të cilët ushtria izraelite ka konfirmuar se janë të vdekur.

Boehler i tha CNN-it se një “armëpushim afatgjatë” ishte “shumë afër”.

Ndërkohë, Hamasi akuzoi Izraelin për shkeljen e armëpushimit duke mbajtur trupat e tij në Korridorin e Filadelfisë, një rrip toke në anën palestineze të kufirit Egjipt-Gazë.

Hamasi tha se, sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli duhej të tërhiqte trupat nga korridori deri të dielën. Izraeli e pushtoi këtë zonë vitin e kaluar dhe insiston se kontrollimi i saj është thelbësor për të ndaluar kontrabandën e armëve në Gazë.

Faza fillestare 42-ditore e armëpushimit, e cila filloi më 19 janar, uli intensitetin e luftimeve pas më shumë se 15 muajsh lufte të pamëshirshme, e cila zhvendosi pothuajse të gjithë 2.4 milionë banorët e Gazës.

Por, ditët e fundit, Izraeli ka kryer sulme të përditshme kundër militantëve në Gazë, përfshirë të hënën kur goditi tre persona që pretendonte se po përpiqeshin të vendosnin eksplozivë.

Gjatë fazës së parë të armëpushimit, 25 pengje izraelite të gjalla dhe tetë trupa u shkëmbyen me rreth 1.800 palestinezë që kishin qenë në paraburgim në Izrael.

Sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 shkaktoi vdekjen e 1.218 personave në anën izraelite, shumica civilë, ndërsa fushata hakmarrëse e Izraelit ka vrarë të paktën 48.467 persona në Gaza, gjithashtu shumica civilë, sipas të dhënave nga të dyja palët./REL

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin