LIVE UPDATES
Politike

Deklarata e Alibeajt, 6 deputetë kundër! Mziu: Kush del vetëm bëhet patericë e Ramës! Gjekmarkaj: S’kemi marrë vendim grupi

Më radikal mes tyre është treguar deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi, i cili pohoi se nëse ndodh që PD të dalë me dy kandidatë, nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

7 Tetor 2022, 18:43 Nga DOSJA

 

Deklarata e Alibeajt, 6 deputetë kundër! Mziu: Kush del vetëm
Enkelejd Alibeaj, Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj se Partia Demokratike do të ketë kandidatët e saj në zgjedhjet e vitit 2023, ka ardhur dhe reagimi nga disa deputetë demokratë konkretisht Agron Gjekmarkaj, Ervin Salianji, Dhurata Çupi, Samir Korreshi, Xhelal Mziu si dhe Kreshnik Collaku reaguan 

Gjatë ditës së sotme në një intervistë për News 24 Alibeaj tha se PD edhe do të testohet në zgjedhjet e ardhshme lokale. Alibeaj shton se lëvizjet e tjera në kampin opozitar, për kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë Partisë Demokratike.

Enkelejd Alibeaj: PD do të hyjë në zgjedhjet lokale të 2023. Qytetarët shqiptarë mezi presin të shkojnë në zgjedhje. Shoqëria duhet të shprehë vullnetin e saj ndaj pushtetit. Ka vetëm një subjekt ligjor me emrin PD, ky subjekt ligjor që drejtoj do marrë pjesë në zgjedhje. Ne do të testohemi edhe vetë në zgjedhjet lokale. Nuk do doja kurrë të përsëritej 6 marsi, në 6 mars votuesit kanë pasur një kandidat të PD, ndërsa kandidati tjetër i opozitës ishte me një tjetër sigël. Demokratet duhet të kenë një kandidat në zgjedhje, lëvizjet për të nxjerrë kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë PD-së. PD është një subjekt dhe duhet të nxjerrë një kandidat. Duhet bashkim i demokratëve dhe i qytetarëve, ne nuk e kemi luksin të kemi kandidatë të tjerë në garë.

I pyetur nga News 24 Gjekmarkaj tha se nuk ka dijeni nëse është mbledhur grupi parlamentar, duke shtuar se vetëm me kandidatë të përbashkët ka shanse opozita për gare reale për zgjedhjet lokale të 2023-shit.

Agron GjekmarkajNuk e kam pare intervistën!Tani po e marr vesh. Pa e dëgjuar s’dua te komentoj, dhe me këte nuk po them qe nuk i besoj fjalës tende Osman i dashur. Vetëm me kandidat te përbashkët opozita ka shanse reale gare. Por nuk e di te jete mbledhur grupi parlamentar dhe te jene marre vendime, si i vetmi institucion qe e ka këtë tager ne kushtet ku jemi.

Ndërkohë, Ervin Salianji, pohoi se është fat i keq për demokratët që të zgjedhurit e tyre janë në garë inati me njëri-tjetrin. Salianji pohoi se opozita duhet të jetë e bashkuar.

Ervin Salianj: Fat i keq për demokratët që të zgjedhurit e tyre janë në garë inati dhe jo në logjikë dhe as arsye! Dua të le mënjanë modestinë, pavarësisht se jam votuar thuajse nga 10.000 qytetarë në Korçë, deri sot askush nuk më ka kontaktuar dhe as pyetur. Mendoj që opozita duhet të jetë e bashkuar. Beteja mediatike që bëjnë demokratet ndaj njeri-tjetrit nuk i shërben qytetarëve që po përballen me një qeverisje prepotente skandaloze, demokratët po i dëmton deri ne palcë.

Të njëjtin qëndrim duket se ka mbajtur dhe deputetja Dhurata Çupi, e cila pohoi se PD duhet të përfaqësohet në Lokalet me një kandidat.

Dhurata Çupi: Ne duhet te përpiqemi të gjithë te dalim me nje kandidat. Eshte detyrim i joni ndaj demokrateve te dalim bashke. Eshte detyrim i joni si drejtues, mos te bjerremi pas sedres personale apo interesave personale. Demokratet nuk e duan sjelljen e ndasive dhe ne duhet tju pergjigjemi interesave te tyre. Duhet fituar me Edi Ramen, jo me njeri tjetrin.

Më radikal mes tyre është treguar deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi, i cili pohoi se nëse ndodh që PD të dalë me dy kandidatë, nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

Saimir Korreshi: Unë qëndrimin tim e kam bërë publik. Në një palë zgjedhje si ato të 2023-it, kur mund të këtë 2 kandidate ne zgjedhje te PD-se, nuk do te marr pjesë.

Nga ana tjetër, deputeti Xhelal Mziu u tregua i ashpër në qëndrimin e tij teksa u shpreh se çdo subjekt politik opozitar del në zgjedhje me kandidatë të vetët dhe jo në koalicion, do të konsiderohet ‘patericë’ e Ramës.

Xhelal Mziu: Çdo subjekt politik opozitar që del në zgjedhjet lokale të 2023 me kandidat te vetet, por jo në koalicion, do të konsiderohet një patericë e Edi Ramës.”, pohoi Mziu.

Ndërkohë Kreshnik Çollaku tha se me rëndësi është bashkimi i PD-së.

Kreshnik Çollaku: Unë mendoj se përcaktuese per fitoren e opozitës si të tërë ka rendësi bashkimi i PD. Nje PD e ndare apo e përçarë sjell automatikisht pikëpyetje mbi suksesin e krejt opozitës. Për mua ka rëndësi qe te këtë vetem nje kandidat nga PD. Pra bashkimi i opozitës percaktohet nga bashkimi i PD. Sigurisht PD eshte forca me e madhe dhe percaktuese e opozites dhe do te mbaje peshen me te madhe te kandidaturave. Nese PD eshte e bashkuar Opozita eshte e bashkuar. E kunderta nuk mund te ndodhe. Sado te shtohen ngjyrat e aleateve apo koalicioneve, pa bashkim te PD nuk ka bashkim te Opozitës.

Gjatë prononcimit të dhënë sot, Enkelejd Alibeaj u shpreh se PD duhet të futet e vetme në zgjedhjet lokale. Ai tha se PD duhet testuar dhe se demokratët presin ndryshimin. Ndërkohë nga ana tjetër Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka arritur narrëveshje me aleatët për të garuar së bashku në zgjedhje. Konkretisht me Partinë Republikane, Partinë Agrare-Ambientaliste, Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, Partinë për të drejtat e Njeriut dhe Partinë e Lirisë. Berisha dhe sot gjatë një takimi në Gjirokastër bëri me dije se ka rënë dakort me Partinë e Lirisë që drejtohet nga ish-presidenti Ilir Meta që kjo parti do mbështesë kandidatët që do të dalin nga primaret që do të zhvillohen në kampin Blu ndërsa fokusi i kësaj të fundit do jenë Këshillat Bashkiakë.

partia demokratike enekelejd alibeaj ervin salianji saimir korreshi agron gjekmarkaj dhurata çupi kreshnik Çollaku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet