Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Marrëveshja e arritur të shtunën pasoi një periudhë përpjekjesh diplomatike amerikane dhe evropiane për të shmangur tensionet në terren që shpërthyen më 31 korrik pas reagimeve serbe.

Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit, tha për shërbimin serb të Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të hënën. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara “e shohin marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve, të bazuar në njohjen reciproke”.
Marrëveshja e arritur të shtunën pasoi një periudhë përpjekjesh diplomatike amerikane dhe evropiane për të shmangur tensionet në terren që shpërthyen më 31 korrik pas reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës, një veprim që zbatohej nga Beogradi për qytetarët e Kosovës që udhëtonin nëpër Serbi në dhjetë vitet e fundit.
“Arritja e zgjidhjes përmes dialogut është kritike për të dyja vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të shtunën se “Serbia kishte rënë dakord të shfuqizonte dokumentet hyrëse/dalëse për bartësit e dokumenteve të identifikimit të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i zbatojë ato për qytetarët nga Serbia”.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “Bazuar në angazhimet e të dyja palëve dhe punën e palodhur të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, ne inkurajojmë Serbinë dhe Kosovën që të marrin një rol aktiv dhe të ecin përpara në mënyrë paqësore”.
Zyrtarët amerikanë dhe ata evropianë shpresojnë që Kosova dhe Serbia të kenë një qasje konstruktive për gjetjen e një zgjidhjeje edhe për çështjen e targave të makinave./VOA
Termet GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës righter ka goditur ditën e sotme Greqinë. Epiqendra e të...
Karnavale BRITANI E MADHE- Sulm me thikë gjatë zhvillimit të karnavalin Notting Hill. Një person ka ndërruar jetë ndërsa...
Foto ilustruese KOSOVË- Në një park të kryeqytetit një vajzë e re 11-vjeçare ishte duke ecur teksa u ndalua e pas...
Policia KOSOVË- Përdhunohet një tjetër vajzë në Kosovë. Policia informon se ka qënë vetë viktima ajo e c...
Mbetjet e një ndërtese të lashtë romake të shkatërruar nga një cunami në shekullin e III pas Krishtit, të gjetura...
Muqtada al-Sadr IRAK- Udhëheqësi politik dominues irakian Muqtada al-Sadr është tërhequr nga politika mes një bllokimi t...
Demi në Florida SHBA- Spektatorët në një shfaqje në Panairin e Floridës përjetuan një tmerr teksa një...
Berat Buzhala KOSOVË- Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në Prishtinë, aty ku 5 burra...
Gabriel Escobar SERBI- I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se pas biseda...
Luani GANË- Autoritetet në Ganë po hetojnë pasi një burrë u sulmua për vdekje nga një luan pasi u ngjit në nj&...