LIVE UPDATES
Bota

Danimarka ende në pritje të huazimit të qelive nga Kosova

Dy vendet kanë nënshkruar letër-pëlqimin për dërgimin e 300 të burgosurve nga Danimarka në Kosovë në dhjetor të vitit 2021, ndërsa në prill të vitit të kaluar, dokumenti është shndërruar në Traktat.

23 Janar 2023, 10:14 Nga k.m.
Danimarka ende në pritje të huazimit të qelive nga Kosova
Foto ilustruese

Kosova nuk e ka ratifikuar ende Traktatin për strehimin e qindra të burgosurve nga Danimarka, edhe pse dokumenti për këtë qëllim parasheh që transferimi i tyre të bëhet në tre muajt e parë të këtij viti. Dy vendet kanë nënshkruar letër-pëlqimin për dërgimin e 300 të burgosurve nga Danimarka në Kosovë në dhjetor të vitit 2021, ndërsa në prill të vitit të kaluar, dokumenti është shndërruar në Traktat.

Traktati, i cili ka një kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh, parasheh që Danimarka të marrë në shfrytëzim qeli të vetme dhe të përbashkëta në burgun e Gjilanit, ndërsa Kosova, në këmbim, të përfitojë mbi 200 milionë euro.

Nazlie Bala, këshilltare politike në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se investimet për përshtatjen e burgut të Gjilanit me kërkesat e Danimarkës nuk kanë filluar ende, por se të gjitha planet investuese janë përgatitur.

Këto plane, sipas saj, janë bërë gati nga ekipet teknike nga Danimarka dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Por, punimet nuk mund të fillojnë pa ratifikimin e Traktatit në Kuvendin e Kosovës.

“Traktati, i cili është nënshkruar nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe ajo e Danimarkës e ka pjesë të veten edhe Marrëveshjen për Energji të Gjelbër, dhe pa nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje nga dy ministritë përgjegjëse [v.j. ministritë e Financave të të dyja shteteve], ne nuk mund ta procedojmë tutje Traktatin, në Qeveri dhe Parlament, për ratifikim”, thotë Bala.

Ministria e Financave e Kosovës nuk i është përgjigjur interesimit të Radios Evropa e Lirë se kur pritet të nënshkruhet Marrëveshja për Energji të Gjelbër. Parlamenti danez, në anën tjetër, e ka ratifikuar Traktatin në fjalë vitin e kaluar. Bala shpreh bindjen se ai pritet të finalizohet më së largu në fillim të muajit shkurt, prej kur, siç thotë ajo, do të mund të nisin edhe investimet në burg.

Objekti i burgut në Gjilan - qytet në pjesën lindore të Kosovës - është ndërtuar në vitin 2015. Bala thotë se ai, kryesisht, i plotëson nevojat dhe standardet ndërkombëtare dhe se dhënia në shfrytëzim e qelive të tij për Danimarkën nuk do të marrë shumë kohë.

“Besoj se ky proces do të jetë me dinamikën e planifikuar nga ekipet teknike nga Danimarka dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thotë Bala.

REL kontaktoi edhe Qeverinë daneze, zyrtarë të së cilës thanë se presin që të dërgojnë të burgosur në Institucionin Korrektues të Gjilanit në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur. Rasmus Meldgaard, këshilltar për media dhe komunikim në Ministrinë daneze të Drejtësisë, tha se Traktati parasheh që Danimarka të nisë ta shfrytëzojë kapacitetin e burgut në Gjilan nga tremujori i parë i vitit 2023.

“Për nisjen e shfrytëzimit të burgut në Gjilan, aktualisht jemi në pritje të ratifikimit të Traktatit [nga Kosova] dhe zbatimit të masave ndërtimore të nevojshme, për t’u siguruar se objekti është në gjendje të funksionojë në përputhje me kriteret daneze dhe detyrimet ndërkombëtare të Danimarkës”, tha Meldgaared.

Shteti pritës - Kosova - do t’i bëjë rregullimet e nevojshme në ambientet e burgut, për të siguruar se i plotëson kërkesat e shtetit dërgues - Danimarkës. Kapaciteti i burgut duhet të jetë i përshtatshëm për 300 të burgosur. Kapaciteti duhet të jetë në formën e qelive të vetme ose të qelive të përbashkëta. Qelitë e vetme duhet të kenë sipërfaqe jo më të vogël se 6 metra katrorë, kurse qelitë e përbashkëta jo më pak se 8 metra katrorë.

Danimarka nuk do të dërgojë të burgosur të dënuar për vepra terroriste, të burgosur të dënuar për krime të luftës dhe të burgosur të diagnostikuar me çrregullime të rënda mendore, të cilët kanë nevojë për kujdes mjekësor jashtë burgut.

Shteti i Danimarkës do t’i shfrytëzojë qelitë për pesë vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit dhe mund t’i vazhdojë edhe për pesë vjet shtesë. Udhëheqësit dhe gardianët në burgun e Gjilanit do të jenë nga shteti i Danimarkës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Nga zbatimi i këtij Traktati, Kosova do të përfitojë 210 milionë euro - 30 milionë euro do të shkojnë për energji të ripërtrishme dhe pjesa tjetër për investime në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Me hyrjen e tij në fuqi, shteti dërgues - Danimarka - do t’i dorëzojë Kosovës një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh. Kurse, gjatë 12 muajve të parë të shfrytëzimit të burgut, pagesa do të bëhet në norma tremujore, në pajtim me numrin e të burgosurve që objekti mund t’i strehojë.

Shuma për 12 muajt e parë të përdorimit të burgut nuk duhet t’i kalojë 8.750.000 euro. Ekspertë të sigurisë në Kosovë kanë thënë më herët për REL-in se nuk ka vend për t’u shqetësuar për situatën e sigurisë nga ardhja e të burgosurve nga Danimarka. Por, përfaqësues të disa organizatave joqeveritare kanë thënë se ky transferim mund të ndikojë në standardin e të burgosurve lokalë.

Autoritetet në Danimarkë kanë thënë se kapacitetet e burgjeve të tyre janë mbushur 100%, pasi numri i të burgosurve është rritur për gati 20% nga viti 2015./REL

danimarke

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet