LIVE UPDATES
Bota

Si mund të ngadalësohet inflacioni në Kosovë?

Rritja e çmimeve në Kosovë, por edhe gjetiu në botë ka nisur nga fundi i vitit 2021, për shkak të çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Rritja ka vazhduar me ritëm më të shpejtë nga shkurti i vitit të kaluar, kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

23 Janar 2023, 09:22 Nga f.g
Si mund të ngadalësohet inflacioni në Kosovë?
Foto ilustruese

Inflacioni do të jetë një nga problematikat kryesore me të cilat Kosova do të vazhdojë të përballet edhe në vitin 2023, thonë njohës të çështjeve ekonomike. Megjithatë, ata presin që trendi i rritjes të jetë më i ngadalshëm se në vitin 2022, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit të shënojë rënie. Një arsye për këtë optimizëm është stabilizimi i zinxhirit të furnizimeve. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma mesatare vjetore e inflacionit në vend, për vitin 2022, ka qenë 11.6 për qind. Në muajin dhjetor, ajo ka arritur në 12.1 për qind.

Këto shifra janë të larta, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Por, sipas tij, këtë inflacion nuk e kanë krijuar bizneset në Kosovë - ato e kanë importuar atë pasi kanë blerë me çmime më të larta, qoftë lëndë të parë, gjysmë-produkte apo produkte finale.

“Ky inflacion në Kosovë është dyshifror dhe është shumë i lartë. Në qoftë se hyjmë në strukturën e inflacionit, ne shohim se produktet ushqimore kanë dominuar dhe kanë shkuar me ngritje të çmimeve deri në 40 për qind ose ka raste edhe deri në 50 për qind. Kjo ka qenë shumë shqetësuese për këtë vit [2022]”.

“Për sa i përket vitit 2023, unë jam më optimist - sidomos në gjysmën e dytë të vitit, e mbase edhe nga muaji prill ose maj të nisë të bjerë inflacioni, e po ashtu edhe çmimet”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Rritja e çmimeve në Kosovë, por edhe gjetiu në botë ka nisur nga fundi i vitit 2021, për shkak të çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Rritja ka vazhduar me ritëm më të shpejtë nga shkurti i vitit të kaluar, kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Rritje kanë pësuar pothuajse të gjitha produktet e shërbimet në Kosovë - nga buka e mielli deri te rryma e patundshmëritë. Paga mesatare në vend është rreth 480 euro, ndërsa ajo minimale sillet nga 130 në 170 euro.

Në disa anketa që ka realizuar REL me qytetarë në Prishtinë, shumë kanë thënë se e kanë më të vështirë të sigurojnë produktet e nevojshme.

*Video nga arkivi: Qytetarët tregojnë për rritjen e çmimeve

Berim Ramosaj, profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se edhe gjatë vitit 2023, Kosova do të përballet me inflacion, por trendi i rritjes do të jetë më i ngadalshëm.

Ai vlerëson se inflacioni do të mund të futet në korniza të kontrollueshme vetëm pas një ose dy vjetësh.

Por, për të pasur një pasqyrë reale lidhur me inflacionin në Kosovë, nuk duhet bazuar vetëm në çmimet e ngritura të produkteve bazike për qytetarët, por edhe te sasia e parave në qarkullim, thotë Ramosaj.

Ai thekson se Banka Qendrore e Kosovës nuk e ka të drejtën e kontrollimit të sasisë së parave që janë në qarkullim, sepse, pavarësisht se në Kosovë monedhë zyrtare është euroja, vendi nuk është pjesë e Eurozonës dhe, rrjedhimisht, nuk e gëzon të drejtën e vendimmarrjes për sasinë e parave në qarkullim.

“Ne do të jemi në trend të rritjes ose të rritjes më të ngadalshme të inflacionit, ngjashëm sikurse vendet e tjera në rajon. Por, te ne reflekton më shumë. Ka vende ku inflacioni e stimulon zhvillimin, ngase është një lloj përshpejtuesi në kuptimin e rritjes së sasisë së parave, rritjes së kërkesës, rritjes ekonomike... Te ne, refleksionet nuk janë aq pozitive, duke marrë parasysh se bilanci tregtar i Kosovës është mjaft i papërshtatshëm, në kuptimin e raportit eksport-import”, thotë Ramosaj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, nga janari deri në nëntor të vitit 2022, Kosova ka eksportuar produkte në vlerë prej rreth 850 milionë eurosh, ndërsa ka importuar produkte në vlerë mbi pesë miliardë euro. Rrjedhimisht, deficiti tregtar i Kosovës për muajt janar-nëntor 2022 ka arritur në 4.2 miliardë euro.

“Të ulen tatimet”
Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, thotë se në shumë vende të botës, qeveritë kanë ndërmarrë masa për zbutjen e efekteve të inflacionit, duke i ndihmuar qytetarët e tyre madje edhe me subvencione.

Subvencionimin e grupeve të caktuara shoqërore e ka bërë edhe Qeveria e Kosovës përmes pakove të ndryshme financiare. Në një periudhë, ajo po ashtu ka vendosur çmime tavan - apo maksimale - për derivatet e naftës.

Rafuna thotë se Qeveria mund të marrë edhe masa të tjera që mund të ndikojnë në zbutjen e inflacionit.

“Për shembull, ulja e tatimeve. Në këtë kohë, të ulet për shembull tatimi i akcizës ose të hiqet fare për disa produkte - në qoftë se kjo ndikon në uljen e çmimeve. Pastaj, mundësia për t’i subvencionuar kompanitë, të cilat subvencione më pas mund t’ua bartin punëtorëve të tyre. Ka shumë masa, por është vetëm çështje e analizave. Gjithmonë, thirrja jonë, si OEK, ka qenë që të ulemi bashkë me ministritë përkatëse dhe ta përgatisim një pako për bizneset. Duke i ndihmuar bizneset, i ndihmon edhe qytetarët”, thotë Rafuna.

REL kontaktoi Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Financave për t’i pyetur se si planifikojnë ta luftojnë ose menaxhojnë rritjen e inflacionit në vitin 2023, por nuk mori përgjigje prej tyre.

“Të rriten formaliteti dhe kursimet bankare”
Profesori Ramosaj thotë se ekzistojnë një mori masash që mund të ndikojnë në zbutjen e inflacionit, por, sipas tij, Kosova duhet t’iu qaset atyre që mund të jenë të zbatueshme për të.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës, mes tjerash, duhet t’iu qaset politikave të taksave dhe politikave të rritjes ekonomike, duke u bazuar në stimulimin e sektorëve të caktuar, që kanë efekt të drejtpërdrejtë në rritje ekonomike.

Hyrja e parave përmes kanaleve joformale në Kosovë, thotë Ramosaj, e pengon zbutjen e inflacionit.

“Zvogëlimi i këtyre sektorëve joformalë, respektivisht rritja e formalitetit në përgjithësi në biznes, është faktor që mund të japë rezultate. Së dyti, nëse ka aq aftësi [Qeveria e Kosovës] që t’i rrisë normat e interesit për kredi dhe, në njëfarë mënyre, ta bëjë atraktiv konceptin e kursimeve... Ka mundësi që një pjesë e madhe e mjeteve të lira të qytetarëve të shkojnë nëpër banka, të kursehen dhe ato nuk krijojnë kërkesë të re në treg. Kjo ka efekt kundër inflacionit, menjëherë”, thotë Ramosaj.

Ai shton se këto janë masa kozmetike, por që mund të ndikojnë në zbutjen e inflacionit.

Sipas një dokumenti të publikuar në tetor të vitit 2022 nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, shkalla e inflacionit për çmimet mesatare për konsumatorë në Kosovë ka qenë 12 për qind, në Maqedoninë e Veriut ka qenë 10.6 për qind, në Shqipëri 6.2 për qind, në Mal të Zi 12.8 për qind, në Serbi 11.5 për qind, në Bosnje e Hercegovinë 10.5 për qind dhe në Kroaci 9.8 për qind.

Sipas Bankës Botërore, në vitin 2021, Kosova shënoi rritje ekonomike prej 10.5 për qind, ndërsa në vitin 2022, rritja ekonomike nuk ishte më shumë se 3.1 për qind. Për vitin 2023, Banka Botërore parasheh që rritja ekonomike në Kosovë të jetë ndërmjet 3 dhe 4 për qind.

inflacioni ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet