LIVE UPDATES
Bota

Nga Polonia te Britania e Madhe, DW: Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBB. Edhe vendet e tjera evropiane po rrisin masivisht buxhetet e tyre ushtarake.

19 Maj 2025, 08:29 Nga r.ll
Nga Polonia te Britania e Madhe, DW: Cilat janë ushtritë më
foto ilustruese

SHBA- Donald Trump mund të ndihet i konfirmuar: Ministri i ri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul kërkon që qeveria e re gjermane të investojë pesë për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto (GDP) në mbrojtje. Kjo e bë e ditur në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Antalia të Turqisë.

Gjermania mbështet propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për të ndarë 3.5 për qind për qëllime ushtarake dhe 1.5 për qind shtesë për infrastrukturën e lidhur me mbrojtjen, tha ministri. Megjithatë, qartësia përfundimtare për investimet e të gjitha shteteve të NATO-s ndoshta do të vijë vetëm në samitin vendimtar të NATO-s në Hagë në fund të qershorit.

Vetëm një ditë më parë, kancelari Friedrich Merz kishte njoftuar në deklaratën e tij qeveritare në Bundestag se donte të zgjeronte Bundeswehr-in në "ushtrinë më të fortë konvencionale të Evropës". Por edhe vende të tjera evropiane formulojnë synime ambicioze:

Polonia - bastioni lindor i NATO-s

Polonia ka investuar shumë në forcat e saj të armatosura prej vitesh - me synimin për t'u bërë fuqia më e fortë tokësore në Evropë. Vitin e kaluar, 4.12 për qind e prodhimit ekonomik shkoi për buxhetin e mbrojtjes. Qëllimi i deklaruar i shtetit më të madh në krahun lindor të NATO-s: parandalimi efektiv i Rusisë.

Ushtria polake aktualisht ka rreth 150,000 ushtarë në ushtrinë profesionale dhe mbrojtjen territoriale. Deri në vitin 2035, numri pritet të rritet në 300,000. Në të njëjtën kohë, ushtria polake dhe mbrojtja ajrore po modernizohen: më shumë se 600 tanke luftarake - të porositura te Koreja e Jugut dhe SHBA, - si dhe raketa HIMARS, dronë. Në të ardhmen, avionë luftarakë F-35 do të forcojnë ushtrinë polake dhe mbrojtjen ajrore. Kurse marina polake konsiderohet mjaft e dobët.

Gjermania: Nga hezituese në lidere? 

Me rritjen e paralajmëruar të shpenzimeve të mbrojtjes në pesë për qind të prodhimit të brendshëm bruto, Gjermania do të bënte një kthesë të politikës së sigurisë me përmasa historike. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Republika Federale ishte mbështetur në bashkëpunimin ndërkombëtar, diplomacinë dhe një "kulturë të kufizimit ushtarak". Pika e kthesës u shënua nga fjalimi i ashtuquajtur "Zeitenwende"- kthesa epokale e kancelarit Olaf Scholz më 27 shkurt 2022, tre ditë pas pushtimit rus të Ukrainës. Menjëherë pas këtij fjalimi, qeveria federale vuri në dispozicion një fond special prej 100 miliardë eurosh për Bundeswehr-in.

Në vitin 2024, shpenzimet e rregullta të mbrojtjes arritën në rreth 90 miliardë euro, ose rreth 2.1 për qind të PBB-së. Një rritje në pesë përqind do të kërkonte një buxhet të mbrojtjes prej mbi 160 miliardë euro në vit në të ardhmen. Ky dyfishim do të kishte implikime të mëdha buxhetore.

Bundeswehr aktualisht ka rreth 182.000 ushtarë aktivë. Ministria e Mbrojtjes synon të ketë një personel prej të paktën 203.000 deri në vitin 2031, megjithëse në disa raste diskutohet edhe një objektiv prej 240.000. Modernizimi i vazhdueshëm prek të gjitha fushat e forcave të armatosura: tanket, avionët dhe anijet e vjetruara duhet të zëvendësohen, dixhitalizimi dhe aftësitë drejtuese duhet të zgjerohen. Koncernet kryesore industriale në Gjermani janë Rheinmetall, Airbus Defense and Space dhe Diehl Group, të cilët, së bashku me partnerët e huaj, po operojnë gjithnjë e më shumë me fokus eksportin.

Franca: Fuqi nukleare me pretendim global

Franca është e vetmja fuqi bërthamore në BE dhe ndjek një strategji të prezencës globale dhe pavarësisë ushtarake. Rreth 203.000 ushtarë shërbejnë në ushtri, plus 175.000 anëtarë të njësive paraushtarake si xhandarmëria dhe 26.000 rezervistë.

Me aeroplanmbajtësen me energji bërthamore Charles de Gaulle dhe nëndetëset strategjike, marina Franceze zotëron komponent të fuqishëm parandalues ​​bërthamor. Avionët luftarakë Rafale synojnë epërsinë ajrore dhe janë gjithashtu të pajisur për të mbajtur armë bërthamore.

Që nga marrja e detyrës në vitin 2017, Presidenti Emmanuel Macron e ka arritur rritjen e konsiderueshme në buxhetin e mbrojtjes. Në një fjalim dramatik televiziv në fillim të marsit, presidenti informoi popullatën në detaje për "kërcënimin rus" që kërcënon Evropën. Prandaj, buxheti francez i mbrojtjes thuajse duhet të dyfishohet.

Britania e Madhe: E shumëarmatosur por e cënueshme

Me një objektiv prej rreth 2.4 përqind të PBB-së, Britania e Madhe gjithashtu dëshiron të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes, duke u fokusuar në teknologjinë e lartë: dronët, inteligjencën artificiale dhe sistemet lazer. Marina Mbretërore, me dy aeroplanmbajtëse, nga të cilat zakonisht vetëm një është operacionale, dhe Forcat Ajrore konsiderohen si shumë moderne. Shtylla e forcave ajrore janë avionët luftarakë F35B nga SHBA, nga të cilët qeveria synon të blejë gjithsej 138.

Megjithatë, forcat e armatosura britanike janë relativisht të vogla, me rreth 140,000 ushtarë aktivë (4000 syresh janë Gurkhas, nepalezë në forcat britanike). Ndryshe nga shumë vende të BE-së, aktualisht nuk planifikohet  rritje e konsiderueshme e ushtarëve.

Kryeministri Keir Starmer thekson vazhdimisht besnikërinë ndaj aleancës dhe aftësinë operacionale globale. Pajisjet ushtarake të Britanisë së Madhe janë më të varura nga teknologjia amerikane sesa shumë vende të BE-së. Kjo vlen edhe për armët bërthamore të vendosura në nëndetëse.

Itali: Fuqi detare, fuqi tokësore me nevojë përmirësimi

Italia me 1.49% të prodhimit të përgjithshëm bruto në vitin 2024 është ende shumë nën objektivin e mëparshëm të kërkuar prej të paktën dy përqind. Megjithatë, me 165.000 ushtarë aktivë, dy aeroplanmbajtëse dhe një forcë ajrore të fuqishme (Eurofighter, F-35), vendi është një nga peshat e rënda ushtarake të Evropës.

Forcat tokësore, megjithatë, konsiderohen të vjetëruara dhe kanë nevojë për reformë. Kjo është gati të ndryshojë: Kryeministri Giorgia Meloni dëshiron ta bëjë Italinë fuqinë më të fortë të tankeve në Evropë. Për këtë qëllim tek Rheinmetall u porositën më shumë se 1000 tanke kryesore beteje dhe multifunksionalë. Strategjikisht, Italia fokusohet në rajonin e Mesdheut dhe sigurimin e rrugëve tregtare globale.

Nuk ndryshon ekuilibri global

Programet e armatimit shumë miliardëshe në Evropë nuk do të ndryshojnë shumë në afat të mesëm renditjen globale të fuqive ushtarake. SHBA kryeson qartësisht në renditje, e ndjekur nga Rusia,  Kina dhe India. Fuqia e parë evropiane, Britania e Madhe, vjen vetëm në vendin e gjashtë. Franca renditet në vendin e nëntë, Gjermania aktualisht është në vendin e njëmbëdhjetë.

Platforma "Global Firepower" vlerëson për këtë mbi 60 tregues, nga numri i tankeve dhe aftësitë detare deri te madhësia e popullsisë në moshë ushtarake, për ta bërë të krahasueshme fuqinë ushtarake globale./DW 

ushtrite evropiane

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë