LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Rumani/ Kandidati pro-evropian, Nicusor Dan zgjidhet president i vendit

Kandidati pro-evropian Dan ka fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani me pothuajse 54 për qind të votave. Konkurrenti i tij, George Simion pranoi humbjen.

19 Maj 2025, 07:41 Nga r.ll
Zgjedhjet në Rumani/ Kandidati pro-evropian, Nicusor Dan zgjidhet president
nikusor dan

RUMANI- Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Tani dihet: Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani me pothuajse 54 për qind të votave.

Konkurrenti i tij, George Simion pranoi humbjen. “Dëshiroj të përgëzoj kundërshtarin tim, Nicusor Dan”, tha Simion në një video të postuar në Facebook. "Ai fitoi zgjedhjet dhe ky ishte vullneti i popullit rumun." Simion mori rreth 46 për qind të votave në balotazhin e zgjedhjeve të së dielës. Nga ana tjetër, kryebashkiaku i pavarur i Bukureshtit, Dan, mori pothuajse 54 për qind të votave.

Që pas mbylljes së kutive të votimit në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën (18.05.) në  Rumani po shenjohej fitorja e kandidatit pro-evropian, Nicusor Dan. Në mbrëmjen e së dielës pas numërimit të 95% të votave, kandidati rumun i qendrës dhe proevropiani, Nicusor Dan fitoi një epërsi me 53.7% të votave, përballë rivalit, radikalit të djathtë George Simion me 46.32%, sipas Komisionit Zgjedhor në Bukuresht. Dani, i cili deklaronte gjatë fushatës zgjedhore, se do të luftonte korrupsionin dhe do të mbante Rumaninë i vendosur në Evropë ishte në sondazhe kryesisht pas Simion, por sondazhet paszgjedhore nga dy institute votimi e kishin nxjerrë edhe Dan kryesues.

Simion fillimisht e shpalli veten fitues

Kandidati presidencial populist i krahut të djathtë radikal në Rumani,  George Simion e shpalli veten fillimisht fitues para përfundimit të numërimit. Simion deklaroi, se sipas shifrave të tij ai kishte 400,000 vota përpara Dan."Ne jemi qartë fitues të këtyre zgjedhjeve. Ne e pretendojmë këtë fitore në emër të popullit rumun”, tha Simion para kamerave televizive dhe para përkrahësve të tij. Para zgjedhjeve Simioni kishte ngritur akuza për mashtrim zgjedhor pa dhënë asnjë provë.

Qeveria rumune shprehet për ndërhyrje nga Rusia

Qeveria në Rumani u shpreh, se kishte zbuluar një fushatë disinformimi në zgjedhje me "indikacione të ndërhyrjes ruse". "Gjatë zgjedhjeve në vazhdim në Rumani, ne po shohim edhe një herë shenja tipike të ndërhyrjes ruse", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme rumune në X para mbylljes së qendrave të votimit. "Një fushatë e disinformimit viral në Telegram dhe platforma të tjera të mediave sociale synon të ndikojë në procesin zgjedhor”, shtoi ai./DW

nikusor dan zgjedhjet ne rumani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës