Dosja ‘McGonigal’/ Publikohen pamjet e kryeministrit krah Nezës në SHBA, ish-agjenti darkonte me ‘Personin A’ e Gjicin, Rama ende 'i zhdukur'
ME VIDEO/ Agron Neza me kryeministrin Rama e Xhaçkën në SHBA, i ftuar në ceremoninë e rëndësishme për ...
ME VIDEO/ Agron Neza me kryeministrin Rama e Xhaçkën në SHBA, i ftuar në ceremoninë e rëndësishme për ...
Sherr për prona, detaje nga plagosja e nënë e bijë në Kosovë, dëshmitarët: U qëlluan në makin&...
Operacioni Fijet, 'hiqen' 3 kamera në Memaliaj dhe 1 në Burrel, 2 persona nën hetim (VIDEO) 28 Janar, 14:26 Kam...
Trafiku i drogës Itali-Shqipëri/ Zbardhen PËRGJIMET e grupit: Nesër e ke aty, me qetësi dhe dashuri 28 Janar, 12:31 ...
Në një postim në Facebook Kamberi ka shprehur një kërkesë për Serbinë ku tha se themelimi i Kuvendit dhe Qeverisë së re të Serbisë duhet të shoqërohet me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.
SERBI- Deputeti shqiptar i parlamentit serb Shaip Kamberi ka njoftuar se janë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 3 prill në Serbi dshe u ripërsëritën për të pestën herë në fshatin Tërnovc.
Në një postim në Facebook Kamberi ka shprehur një kërkesë për Serbinë ku tha se themelimi i Kuvendit dhe Qeverisë së re të Serbisë duhet të shoqërohet me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.
Kamberi theksoi se si Koalicion i Shqiptarëve të Luginës do të komunikojnë me SDA-në nga Sanxhaku për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të krijuar një grup parlamentar. Gjithashtu, ai tha se në ditët në vijim do t’i paraqesin kërkesat për Qeverinë e re të Serbisë.
Postimi i plotë:
THEMELIMI I KUVENDIT DHE QEVERISË SË RE TË SERBISË TË SHOQËROHET ME VENDOSJEN E SANKSIONEVE NDAJ RUSISË, NË PËRPUTHJE ME POLITIKËN E JASHTME TË BASHKIMIT EVROPIAN
Sot, Komisioni Republikan Zgjedhor në Beograd ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 3 prillit 2022 në Serbi.
Partia kryesore në pushtet, Partia Progresiste e Serbisë (SNS) e Presidentit Vuçiq do të ketë 120 mandate nga gjithsej 250. Partneri i saj tradicional, Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Ivica Daçiqit - 31 mandate.
Subjektet me vokacion të hapur të ekstremit të djathtë tashmë kanë bashkërisht 35 deputetë.
Listat që garuan si pakica kombëtare vetëm 13 deputetë.
Si Koalicion i Shqiptarëve të Luginës jemi në komunikim me ish-partnerin tonë të legjislaturës së kaluar, Partinë e Aksionit Demokratik (SDA) nga Sanxhaku, për ta vazhduar bashkëpunimin dhe për ta zgjeruar me partnerë të tjerë të mundshëm drejt themelimit të një Grupi Parlamentar.
Ditëve në vijim do t’i paraqesim kërkesat tona konkrete për Qeverinë e re të Serbisë.
Siç jemi zotuar, jo për t’u bërë pjesë e koalicionit të ri qeveritar, por si parakusht për ta votuar ose jo kabinetin e ri qeveritar.
Këto kërkesa do t’i bëjmë publike para mbajtjes së seancës plenare.
Themelimi i Kuvendit dhe Qeverisë së re të Serbisë duhet të shoqërohet me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.
Ky vendim është në interes të paqes, demokratizimit, zhvillimit e stabilitetit të vendit dhe rajonit.
Shaip Kamberi u rizgjodh si deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi siguroi 698 vota në zgjedhjet që u janë mbajtur në Tërnoc të Bujanocit. Në zgjedhjet e 3 prillit, shqiptarët e Luginës kanë garuar me dy lista - “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, i udhëhequr nga Shaip Kamberi, dhe “Alternativa për Ndryshim - Alternativa Demokratike Shqiptare”, e udhëhequr nga Shqiprim Arifi. Në zgjedhjet e parafundit parlamentare në Serbi, në qershor të vitit 2020, partitë shqiptare kanë qenë në një koalicion dhe kanë fituar tri mandate parlamentare. Kamberi ka qenë edhe në dy mandate të tjera deputet në Kuvendin e Serbisë.
Helikopteri i shpëtimit ITALI- Vijonë ende kërkimet për alpinistët e zhdukur pas tragjedisë së shembjes së një...
Protesta ne Maqedoni MAQEDONIA E VERIUT- Protestat kundër propozimit francez janë paralajmëruar që do të vijojnë edhe di...
Milic Minja Sakoviç MAL I ZI- Vrasësi i Milic Minja Sakoviç është veshur dhe maskuar si femër teksa e ka ndjekur dhe moni...
Mickoski MAQEDONIA E VERIUT- Grup i posaçëm pune ose koordinime në Kuvend, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja me interpretime të ndryshme t&eu...
kufiri Mal i Zi-Kosove MAL I ZI- Të gjithë fëmijët nën moshën 18 vjeçare nuk mund të kalojnë më kufirin...
foto ilustruese BRUKSEL- Eurodeputetët dhanë një opinion të favorshëm të martën për ofertën e Kroacisë p&...
Dimitar Kovaçevski MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka pritur sot në një t...
Charles Michel MAQEDONIA E VERIUT- Konferenca e parë ndërqeveritare mund të organizohet në ditët në vijim nëse propozim...
Lija e majmunit GJENEVË- Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se 5,322 raste të konfirmuara nga laborat...
RUSI- Presidenti Vladimir Putin ka mohuar vazhdimisht se Rusia përdor rekrutët e hartuar nga shteti për të shërbyer në...