LIVE UPDATES
Bota

Cameron: Rusia, përmes veglës së saj Serbisë, po kërkon të destabilizojë rajonin

Sekretari britanik nuk është kursyer së shprehuri qëndrimin aktual të Mbretërisë së Bashkuar, e disi edhe të aleatëve tjerë ndaj Serbisë, e cila është ende subjekt i hetimeve nëse shteti ka gisht në agresionin e 24 shtatorit.

9 Janar 2024, 19:56 Nga r.ll
Cameron: Rusia, përmes veglës së saj Serbisë, po kërkon
david cameron

BRITANI- Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, pasditen e së martës gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit britanik, ka treguar sërish se sulmi terrorist në Banjskë dhe takimi me trupat britanike që kanë zbarkuar në Kosovë në kuadër të KFOR-it, qenë ndër arsyet kryesore të vizitës madhore, javën e parë të vitit.

Cameron ende është i rezervuar në dhënien e detajeve se çfarë me saktësi ndodhi në Banjskë më 24 shtator 2023. Ai është i bindur se është parandaluar një sulm edhe më i madh.

“Sulmi i Banjskës ka mundur të jetë një ngjarje e rëndë, nëse shihni numrin e armëve të sjella në Kosovë dhe numrin e njerëzve, nëse ky grup nuk do të ishte penguar nga operacioni i Policisë së Kosovës, do të ngjanin një varg sulmesh kundrejt stacioneve të Policisë së Kosovës, post-blloqeve. Ato nuk ishin thjeshtë armë por pajisje të rënda vdekjeprurëse, pra nëse po flisni për rreziqet e këto, bazuar në njohuritë tona… pra jam shumë i vetëdijshëm se çfarë rreziku ka qenë dhe kjo ishte njëra ndër arsyet pse kam dashur të shkoj në Kosovë, të takohem me KFOR-in dhe të takohem me komandantët, trupat britanike dhe ta bëj një vlerësim rreth asaj se çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar David Cameron.

Sekretari britanik nuk është kursyer së shprehuri qëndrimin aktual të Mbretërisë së Bashkuar, e disi edhe të aleatëve tjerë ndaj Serbisë, e cila është ende subjekt i hetimeve nëse shteti ka gisht në agresionin e 24 shtatorit.

“Duhet të shprehim frustrim të madh karshi qëndrimit të Qeverisë së Serbisë. Ne nuk kemi ndryshuar mendim se duhet t’i japim një mundësi Serbisë që të ketë synime euro-atlantike dhe nuk kemi ndryshuar mendim se nëse ata e duan një aso të ardhme, duhet t’u ofrohet. Por e ndjej një frustrim që rritet për faktin se sillen në këtë formë dhe bëjnë këto gjëra dhe duhet të jemi të qartë sa i përket kësaj. Nuk e di nëse BE dhe ShBA ndjenjë të njëjtin frustrim, duhet t’i pyesni ata, por kam vërejtur nervozë edhe tek ata gjatë bisedave sepse ajo që ndodhi në Banjskë ishte rrezik i jashtëzakonshëm”.

Rasti i Banjskës dhe jo vetëm, sipas Cameron, duhet t’i shërbejë perëndimit për ta rishikuar qasjen e tij ndaj zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, natyrisht edhe në Kosovë, i bindur edhe për qëllimet e Rusisë për destabilizim, për të cilat tha se po përdorë veglat e saj në Ballkan, përfshi Serbinë.

“Pozicioni i perëndimit ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor është marrë në një kohë para invazionit rus në Ukrainë dhe duhet të mendojmë shumë se çfarë ka ndryshuar sepse padyshim se Rusia dëshiron që të bëjë më shumë për ta destabilizuar Ballkanin, dëshiron të bëjë më shumë përmes veglave të saj, përfshirë Serbinë, dëshiron ta shndërrojë atë zonë në një vend më pak të sigurt, andaj ne duhet të ngremë lojën tonë, rreth asaj që mund të bëjmë për ta mundur atë”, u shpreh Sekretari i Jashtëm britanik.

Gjatë raportimit të së martës u bë zyrtarisht e ditur se një shtet nga 5 vendet aleate, jo Mbretëria e Bashkuar, ka përfunduar raportin e detajuar mbi ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, por nuk ka vullnet për t’i shpalosur gjetjet. /Klankosova

david cameron

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet