Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këto ushtrime do të mbahen nga 18 shtatori deri në fund të tetorit, ka njoftuar KFOR-i nëpërmjet një komunikate, pa dhënë hollësi se në ç’vend do të zhvillohen ato.

KOSOVË- Më shumë se 300 trupa nga Mbretëria e Bashkuar do të dislokohen në Kosovë për ato që misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR, thotë se janë ushtrime rutinore.
Këto ushtrime do të mbahen nga 18 shtatori deri në fund të tetorit, ka njoftuar KFOR-i nëpërmjet një komunikate, pa dhënë hollësi se në ç’vend do të zhvillohen ato.
Kontingjenti britanik, nga Regjimenti Mbretëror i Jorkshërit, do të kryejë një sërë aktivitetesh stërvitore, së bashku me trupat e tjera të KFOR-it, gjatë dislokimit të përkohshëm të tij.
KFOR-i ka njoftuar se stërvitjet kanë për qëllim “të testojnë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit".
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur, po ashtu, se stërvitjet do të mbështesin gatishmërinë e KFOR-it “për t’iu përgjigjur zhvillimeve relevante të sigurisë”.
Njoftimi për dislokimin e trupave shtesë dhe për stërvitje u bë disa javë pasi KFOR-i zhvilloi atë që e quajti trajnim mbi urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë.
Mbi këtë urë, që Kosova po synon ta hapë për qarkullim të automjeteve, KFOR-i ka prani të përhershme.
Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar autoriteteve në Kosovë që të përmbahen nga një veprim të tillë tani për tani, ndërkaq misioni i NATO-s dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që çështja e urës të zgjidhjet përmes dialogut.
Foto ilustruese KOSOVA- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka nisur në Kosovë linjën e re të kredisë p&e...
foto ilustruese MEKSIKË -Pesëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur për shkak të rrëshqitjeve të dheut në Meks...
Vjosa Osmani BRUKSEL- Presidenjta e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar që kryengociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besni...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president Donald Trump, i është kthyer aktiviteteve të fushat&...
Pietro Parolin SERBI- Sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, është takuar në Beograd me presidentin e Serbisë, Alek...
foto ilustruese BRUKSEL- Një gjykatë e Bashkimit Evropian ka anuluar një gjobë prej 1.49 miliard eurosh të vënë nga Bruk...
Foto ilustruese AUSTRALIA- Policia australiane ka njoftuar se depërtuar në aplikacionin 'Ghost', një program i koduar komunikimi global i nd...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dhe kandidati republikan ka falënderuar gruan që pikasi autorin që dyshohet se po planif...
foto ilustruese SPANJË- Një turiste gjermane vdiq pasi u sulmua nga një peshkaqen të hënën, rreth 500 kilometra larg arkipela...
Kate Middleton UELLS- Princesha e Uellsit Kate Middleton është kthyer në punë për herë të parë...