Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se gjuha e deklaratës është zgjedhur me kujdes dhe se ajo fokusohet te Kosova, merr parasysh Marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnje në vitet ’90 dhe nuk e përmend ndarjen e Bosnjës.

BOSNJË- “Kuvendi gjithëserb” është një projekt i rrezikshëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili lidhet drejtpërdrejt me përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Evropën Juglindore dhe për të larguar vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë, tha kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviç.
I ashtuquajturi “kuvend gjithëserb” u mblodh të shtunën në Beograd, ku udhëheqës të Serbisë dhe të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, bënë thirrje për unitetin e serbëve në të gjithë rajonin.
Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend - Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se gjuha e deklaratës është zgjedhur me kujdes dhe se ajo fokusohet te Kosova, merr parasysh Marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnje në vitet ’90 dhe nuk e përmend ndarjen e Bosnjës.
Ai, megjithatë, shtoi se Serbia “nuk do ta braktisë kurrë Republikën Sërpska”. Beqiroviç tha se “kuvendi gjithëserb” kërcënon bashkëpunimin paqësor dhe të barabartë midis shteteve evropiane.
“Një skenar i tillë i përshtatet vetëm Rusisë së [Vladimir] Putinit dhe për këtë arsye nuk është rastësi që zyrtarët më të lartë rusë e kanë përkrahur publikisht mbajtjen e ‘kuvendit gjithëserb’”, tha Beqiroviç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Ai shtoi se organizimi i një kuvendi tërësisht serb është në kundërshtim me praktikat e një bote demokratike dhe të civilizuar - e cila respekton ligjin ndërkombëtar - dhe paraqet “një hap jashtëzakonisht të rrezikshëm”.
“Asnjë kryetar shteti në Evropën moderne nuk do të mendonte të organizonte një kuvend ‘gjithëfrancez’, ‘gjithëgjerman’, ‘gjithitalian’, ‘gjithëpolak’, ‘gjithëspanjoll...”, tha Beqiroviç.
Deklarata, e cila thotë se populli serb përfaqëson një entitet të vetëm, duhet të konfirmohet nga parlamentet e Serbisë dhe Republikës Sërpska në 90 ditët e ardhshme.
Marrë nga REL
Blair dhe Rama KOSOVË- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Pas takimit at...
Blair dhe Kurti KOSOVË- Në kuadër të 25-vjetorit të çkirimit të Kosovës ish-kryeministri britanik, Tony Blai...
Hovenier KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-ja dhe partnerë...
Blair dhe Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë takimit të saj me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair i ka bë...
Foto ilustruese KOSOVË- “Sonte, për herë të parë në 79 ditë, qiejt mbi Jugosllavi janë të heshtur”...
alexandre de croo BELGJIKË- Kryeministri belg Alexander De Croo njoftoi dorëheqjen e tij pas humbjes së partisë së tij Liberale dh...
Jeff Hovenier KOSOVË- Në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës është zhvilluar një&nbs...
Massimo D’Alema KOSOVË- Në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës është zhvilluar një...
Wesley Clark KOSOVË- Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, thotë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë stabili...
foto ilustruese BRUKSEL- Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u pasuan me dobësimin e euros kundrejt dollarit amerikan. Mëngjesin e së h&...