LIVE UPDATES
Bota

Blinken takime në Amerikën Latine. Migracioni, problem kryesor

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken zhvilloi një takim me disa udhëheqës të vendeve të Amerikës Latine në Lima, ndërsa ofroi ndihmë të re humanitare për migrantët dhe refugjatët.

8 Tetor 2022, 18:37 Nga k.m.
Blinken takime në Amerikën Latine. Migracioni, problem kryesor
Foto ilustruese

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përfundoi turneun e tij njëjavor në Amerikën e Jugut duke folur për drogën dhe ndryshimet klimatike në Organizatën e Shteteve Amerikane në Lima, Peru. Por ishte emigracioni ai që dominoi bisedimet rajonale. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Jaime Moreno sjell detaje nga takimet e zotit Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken zhvilloi një takim me disa udhëheqës të vendeve të Amerikës Latine në Lima, ndërsa ofroi ndihmë të re humanitare për migrantët dhe refugjatët.

“Ka shumë njerëz në lëvizje nëpër botë, të zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Numri më i lartë që nga koha kur kanë nisur regjistrimet, më shumë se 100 milionë”, tha zoti Blinken.

Para se të mbërrinte në Peru, sekretari Blinken, u takua me Presidentin e Kilit Gabriel Boric. Të dy diskutuan për migracionin dhe marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve.

Sekretari Blinken zhvilloi gjithashtu një takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Kilit, Antonia Urrejola.

Ndër temat kryesore ishte kriza e migracionit në Venezuelë, që sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët janë më shumë se 6 milionë njerëz. Të dy u zotuan të punojnë për të lehtësuar bisedimet midis forcave politike në Venezuelë.

“Bisedimet mund të rifillojnë me qeverinë e Maduros dhe me opozitën venezueliane. Ajo që ne duam si vend dhe për këtë jemi në një linjë me Shtetet e Bashkuara, vendet e tjera të rajonit dhe vendet evropiane, është që këto bisedime të rifillojnë sa më shpejt. Venezuela mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike në vitin 2024”, tha Antonia Urrejola, Ministre e Jashtme e Kilit.

Gjatë vizitës së tij në Kolumbi, sekretari Blinken vizitoi Qendrën e Migracionit në Bogota për të mësuar rreth strategjisë së kryeqytetit kolumbian për t’u marrë me çështjet e vazhdueshme të migracionit. Që nga viti 2017, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë rreth 3 miliardë dollarë ndihmë për Kolumbinë dhe vendet fqinje për t’i ndihmuar ata të merren me miliona venezuelianë të zhvendosur. Qendrat e migracionit, të krijuara në fund të gushtit, lejojnë migrantët nga Venezuela të kërkojnë dhe të kenë akses në shërbime.

“Unë jam këtu në Bogota duke pritur për lejën time të punës. Mendoj se është një mundësi e mirë sepse mund të gjeni punë pa asnjë problem. Keni shumë mundësi dhe mund të punoni në çdo fushë që ju pëlqen”, thotë Genesis, migrante venezuelian.

Të tre vendet që vizitoi sekretari Blinken - Kolumbia, Kili dhe Peruja -drejtohen nga udhëheqës me prirje të majta. Kjo prirje e nisur që nga vitit 2018 mund të përfundoj në fund të këtij viti duke bërë që gjashtë ekonomitë më të mëdha të Amerikës Latine: Meksikë, Kolumbi, Peru, Argjentinë, Kili, Brazil të drejtohen nga udhëheqës me prirje të majtë./VOA

antony blinken

Sondazh

Poll

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren