3 Qershor 2022, 12:23
Nga DOSJA
Ratko Mlladiç
HAGË- Avokati i gjeneralit Ratko Mlladiç, Branko Lukiq, tha se ai ishte në gjendje shumë të keqe shëndetësore por theksoi se nuk mund të tregojë se nga se vuan ai.
Sipas mediave vendase, avokati thekson se mjeku i Hagës, Paulus Falke (i njohur ndryshe si Doktori i Vdekjes) është ende "mjeshtër i jetës dhe vdekjes" në gjykatën e Hagës.
Lukic thekson se Tribunali i Hagës është duke fabrikuar dhe krijuar prova dhe ata ose po shkatërrojnë provat reale ose nuk do t'i dëgjojnë ato.
"Ajo gjykatë është, siç ka dashur të thotë gjenerali Mlladiç, një komision i NATO-s. Ata bënë atë që ishte detyrë e tyre dhe nuk u interesuan faktet"– tha Branko Lukiç.
Ai kujtoi faktin se ndihmësgjyqtari kryesor i Tribunalit të Hagës, Alfons Ori, deklaroi në vitin 2018 se nuk kishte asnjë mbledhje të udhëheqjes ushtarake të Republikës Srpska në të cilën ishte rënë dakord për kryerjen e krimit në Srebrenicë dhe as një vendim me shkrim, as nuk mund të shihet nga takimet për të cilat ka vërejtje.
"Këtë e kemi theksuar në ankesën tonë! A mendoni se dikush e ka lexuar atë? Askush nuk e lexoi, as nuk u interesua ta lexonte"-përfundoi ai.
Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë ka shqiptuar dënim me burg të përjetshëm për ish-komandantin serb Ratko Mladiç. Ai u shpall fajtor për dhjetë nga gjithsej 11 pikat që gjendeshin në aktakuzë. Ish-gjenerali serb është dënuar edhe për gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995, në të cilën ushtarët serbë vranë mbi tetë mijë meshkuj boshnjakë. Gjykata shpalli se ai është përfshirë në gjenocid, persekutim, asgjësim, vrasje dhe akte çnjerëzore të transferimit me forcë në Srebrenicë. Krahas gjenocidit në Srebrenicë, Mladiç u shpall fajtor edhe për dëbim, asgjësim, robërim, vrasje, deportim dhe sulme antiligjore kundër civilëve, shkruan Anadolu Agency.
Bota
3 Qershor 2022, 12:16
BE
BRUKSEL-Këshilli i Bashkimit Europian ka përfunduar procedurën për miratimin e paketës së gjashtë të sanksioneve...
Bota
3 Qershor 2022, 12:18
Lavrov
SERBI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha sot se ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov do t&eu...
Bota
3 Qershor 2022, 12:10
Foto ilustruese
Në javët e fundit, forcat ruse ngadalë kanë zgjeruar kontrollin e territorit në Donbas, duke goditur forcat mbrojt...
Bota
3 Qershor 2022, 11:45
Greqi
GREQI- Një 12-vjeçarë në Selenik, Greqi, është gjetur nga prindërit e saj në krevat e pajëtë. M&...
Bota
3 Qershor 2022, 11:34
KOSOVË- Alarmi për bombë ditën e djeshme, në aeroplanin e linjës Romë-Prishtinë ka rezultuar të jetë i ...
Bota
3 Qershor 2022, 10:53
SIRI-Militantët sulmuan një autobus në Sirinë lindore ditën e djeshme, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 21. Sipas mediav...
Bota
3 Qershor 2022, 10:57
Pesë personat nga Bangladeshi
KOSOVË- Pesë persona nga Bangladeshi kanë hyrë ilegalisht në Kosovë ndërkohë q&...
Bota
3 Qershor 2022, 09:57
Foto ilustruese
GREQI- 56-vjeçari me origjinë shqiptare nuk është personi që dyshohej se kishte përdhunuar 22-vjeçar...
Bota
3 Qershor 2022, 09:53
Foto ilustruese
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut tha të premten se Uashingtoni, në koordinim të ng...
Bota
3 Qershor 2022, 09:16
Foto ilustruese
SHBA- Aurtori i cili vrau 4 persona në një spital në Oklahoma, SHBA kishte në shënjestër kirurgun që...