LIVE UPDATES
Bota

Mark Ellis: Duhet të ketë hetim ndërkombëtar për Banjskën

Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ky ekip do të mund të mandatohej nga Kombet e Bashkuara, apo të ishte ekip i përbashkët i disa shteteve.

6 Tetor 2023, 16:45 Nga I.A
Mark Ellis: Duhet të ketë hetim ndërkombëtar për
Mark Ellis

KOSOVË- Është e rëndësishme që sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të hetohet nga një ekip ndërkombëtar, ashtu siç kërkon Kosova, thotë Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër.

Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ky ekip do të mund të mandatohej nga Kombet e Bashkuara, apo të ishte ekip i përbashkët i disa shteteve.

Skenari më i mirë, sipas tij, do të ishte edhe sikur Serbia të pajtohej me të.

“Degëzimi i hetimeve, një nga Kosova, një nga Serbia, për mua nuk është drejtimi i duhur. Duhet të ketë një hetim të konsoliduar dhe të pavarur ndërkombëtar, për të cilin të dyja palët do të binin dakord”, thotë Ellis.

Radio Evropa e Lirë: Kosova është duke kërkuar një hetim ndërkombëtar të sulmit në Banjskë. A duhet një i tillë sipas jush?

Mark Ellis: Sigurisht që e mbështes atë kërkesë. Mendoj se është i nevojshëm për dy arsye kryesore. Së pari, akti ishte flagrant dhe shkelje e një sërë parimesh në bazë të ligjit. Është e rëndësishme që të ketë një hetim objektiv se kush qëndron prapa tij dhe cilat janë elementet terroriste.

Mendoj, po ashtu, se hetimi ndërkombëtar do t’i ulte tensionet për këtë çështje, sepse nëse kërkohet nga cilado palë e ekuacionit të hetojë, nuk jam i sigurt se një gjë e tillë do të sillte ndonjë lloj pranimi të gjetjeve. Kështu që do ta mbështesja dhe do t’i bashkohesha kërkesës për një hetim ndërkombëtar dhe të monitoruar. Po.

Radio Evropa e Lirë: Kush duhet të bëjë hetimin ndërkombëtar?

Mark Ellis: Kjo është një pyetje e mirë. EULEX-i [misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë] ka përmendur se nuk ka mandat ta kryejë një hetim të tillë. Unë mendoj se tani janë dy rrugë.

E para është një hetim i mandatuar nga Kombet e Bashkuara, një lloj komisioni. Ai do të mund të mandatohej nga sekretari i përgjithshëm, Këshilli i Sigurimit apo Asambleja e Përgjithshme. Kjo do të ishte një kërkesë e përshtatshme. Nëse do të pranohej, nuk e dimë. Por, kjo do t’i jepte besueshmëri të madhe një hetimi ndërkombëtar dhe të pavarur. Pra, kjo do të ishte qasja e parë.

E dyta do të mund të ishte jashtë sistemit të mandatit të OKB-së, do të mund të bëhej kërkesë për një mision shumëpalësh për hetime. Në atë rast, disa vende bëhen së bashku dhe kryejnë një hetim objektiv dhe intensiv.

Është shumë e rëndësishme në rastin e Kosovës që të bëjë përpjekje për të gjetur se kush ka qenë përgjegjës për grupin e terroristëve [në Banjskë], a ka pasur mbështetje shtetërore apo ka vepruar i vetëm. Të gjitha këto duhet të hetohen dhe pastaj të nxirren gjetjet.

Radio Evropa e Lirë: Më lejoni t’ju pyes për procesin e inicimit, kujt duhet t’i drejtohen autoritetet e Kosovës për këtë lloj hetimi?

Mark Ellis: Nëse synoni misionin shumëpalësh, atëherë procesi mund të nisë, për shembull, nga një shtet tjetër në Evropë që thotë se ky akt kërkon nga komuniteti ndërkombëtar që të krijojë një mision shumëpalësh. Dhe sapo një shtet e vendos këtë, atëherë është më e lehtë për shtetet e tjera të përfshihen. Kjo mund të bëhet përmes Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian ose jashtë tyre.

Dhe, siç e thashë më herët, rruga tjetër mund të jetë brenda mandatit të Kombeve të Bashkuara. Atë mund ta japë komisionari për të drejtat e njeriut, për shembull, edhe pse sekretari i përgjithshëm preferohet më shumë. Edhe nëse kërkesa refuzohet - edhe pse nuk jam i sigurt pse do të refuzohej - së paku është atje.

Radio Evropa e Lirë: Sa kohë mund të zgjasë një hetim i tillë?

Mark Ellis: Hetimi mund të zgjasë aq kohë sa duhet për të arritur te një përfundim. Sigurisht që do të duhen muaj. Ky është një incident i shënjestruar, ku informacione dhe prova po mblidhen edhe sot. Nuk pres që të jetë një proces i gjatë, pasi që ekipi [i hetuesve] të krijohet.

Mendoj se themelimi i këtij ekipi mund të marrë ca kohë, sepse duhet siguruar që janë përfaqësuesit e duhur të përfshirë, shtetet e duhura. Por, kur ata ta nisin punën, mendoj se mund të shkojë mjaft shpejt. Mendoj se është e rëndësishme që të sigurohet mbështetje edhe nga Serbia.

Radio Evropa e Lirë: A ka kuptim hetimi ndërkombëtar nëse nuk e ka miratimin e të dyja vendeve?

Mark Ellis: Është shumë më mirë ta kesh miratimin nga të dyja palët në këtë rast. Nuk ka dyshim për këtë. Por, edhe nëse Serbia refuzon... Kjo ka ndodhur edhe më herët në Lindjen e Mesme, e kemi parë midis Izraelit dhe Palestinës. Por, prapëseprapë, unë e mbështes një hetim ndërkombëtar, një hetim të pavarur, për të siguruar sa më shumë informacione që është e mundshme, edhe nëse njëri shtet vendos të mos bashkëpunojë.

Radio Evropa e Lirë: A duhet të ketë ndonjë marrëveshje paraprake politike?

Mark Ellis: Nëse do të kishte një marrëveshje fillestare mes dy palëve, dy shteteve, atëherë sigurisht që kjo do të ishte gjëja më e mirë. Nëse do të kishte një marrëveshje fillestare se të dyja palët do ta mbështesin një hetim ndërkombëtar, qoftë nga Kombet e Bashkuara apo jashtë tyre, ky do të ishte absolutisht skenari më i mirë.

Radio Evropa e Lirë: Aktualisht, po bëhen dy palë hetime - nga Kosova dhe nga Serbia. Cili do të jetë më i besueshëm?

Mark Ellis: Degëzimi i hetimeve, një nga Kosova, një nga Serbia, për mua nuk është drejtimi i duhur. Duhet të ketë një hetim të konsoliduar dhe të pavarur ndërkombëtar, për të cilin të dyja palët do të binin dakord. Nuk dua të spekuloj se cili hetim do të jetë më objektiv [i Kosovës apo i Serbisë]. Por, ka shumë gjasa që nëse dy shtetet bëjnë hetime të ndara, ne nuk do të arrijmë në një konstatim objektiv se kush është përgjegjës [për sulmin].

Radio Evropa e Lirë: Prokuroria e Serbisë ka implikuar tani edhe Bosnje e Hercegovinën në këtë rast. A do të thotë kjo se hetimet mund të zgjerohen edhe në vende të tjera të rajonit?

Mark Ellis: Nëse ka ndonjë lloj prove paraprake që sugjeron se është përfshirë një palë tjetër apo një shtet tjetër, unë mendoj se ekipi hetimor, organi hetimor, do të dojë ta ndjekë atë pistë hetimesh. Kjo është ana pozitive e të pasurit një ekip të pavarur ndërkombëtar të hetimeve. Ai do të vendosë se në çfarë drejtimi do të zhvillohen hetimet. Dhe, kjo është ajo që e doni. Doni t’i shikoni të gjitha pistat dhe pastaj të arrini në një përfundim.

Marrë nga REL

mark ellis tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet