Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Është hera e parë që zbatohet një masë e tillë në mbarë botën dhe sipas kryebashkiakut, do të synojë të menaxhojë flukset turistike gjatë festave publike dhe disa fundjavave të verës.
ITALI- Nga prilli i vitit që vjen, për të hyrë në Venecia do të duhet të paguash. Është hera e parë që zbatohet një masë e tillë në mbarë botën dhe sipas kryebashkiakut të qytetit italian, do të synojë të menaxhojë flukset turistike gjatë festave publike dhe disa fundjavave të verës, kur numri i vizitorëve arrin kulmin.
“Është hera e parë në botë që do të shihni diçka të tillë një qytet të rezervuar”, tha kryebashkiaku Luigi Brugnaro gjatë një konference për shtyp.
Kufizimet do të zbatohen nga ora 08.30 deri në orën 16.00, fillimisht për një total prej 29 ditësh dhe do të mbulojnë shumicën e fundjavave nga 25 prilli deri në mes të korrikut 2024. Vizitorët do të duhet të bëjnë një rezervim online dhe do të paguajnë shumën prej 5 euro për të marrë një kod QR që do të kontrollohet në pika të veçanta hyrjeje ku do të lejohet aksesi në rrethet historike të Venecias.
Kufizimet nuk do të zbatohen për ishujt më të vegjël në lagunë si Murano. Gjobat do të variojnë nga 50 deri në 310 euro dhe do të vendosen për ata që shkelin masat. Banorët e qytetit ose personat e lindur në Venecia, si dhe studentët, punëtorët dhe pronarët e shtëpive në qytet do të përjashtohen nga masat. Vizitorët nën moshën 14 vjeç do të regjistrohen, por aksesi do të jetë falas. Turizmi masiv dhe përmbytjet janë problemi i përhershëm i Venecias.
“Ne duam të masim rezultatet e këtij testi, duam të masim efektin e sistemit të rezervimit”, tha kryebashkiaku, i cili beson se eksperimenti fillimisht do të rezultojë në humbje parash.
Wolfgang Petritsch AUSTRI- Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe diplomati austriak Wolfgang Petritsch thotë se në n...
termet TURQI- Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur pasditen e sotme në zonën Battalgazi të Malatyas. Tërmeti i cili ka...
Foto e shkretetires MONGOLI-Në zonat perëndimore të Mongolisë, në mesin e shkretëtirës Gobi qëndronte dikur nj&eum...
Pedro Sanchez SPANJË- Pedro Sanchez, kryeministri spanjoll propozon mbajtjen e një konference për paqen në lidhje me konfliktin mes Izr...
Protestat IRAN- Irani më mënyrë të fshehur ka ekzekutuar një person të enjten, pasi e ka shpallur atë fajtor për vr...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Serbia ka blerë 11 helikopterë ushtarakë Mi-35 të prodhimit rus nga Qipro, pasi kërkon t&eum...
AUSTRALI-Banorët janë tmerruar nga një murtajë minjsh që kanë zbritur në një qytet të njohur si piktoresk i...
Elon Musk SHBA- Organizata e Kombeve të Bashkuara është në një konflikt me pronarin e platformës X, Elon Musk. Francesa Alban...
Taksite ajrore KINA-Kompania "Ehang" ka marrë një certifikatë të vlefshmërisë ajrore nga "Administrata e Aviacionit Civil t&e...
David Cameron ANGLI- Sekretari i ri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, është takuar sot me Presidentin izrae...