Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Ky është ekzekutimi i tetë që Irani ka kryer në lidhje me protestat që shpërthyen në shtatorin e vitit 2022, pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, një grua e re iraniane-kurde, e cila ishte arrestuar nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, shamisë së kokës.
IRAN- Irani më mënyrë të fshehur ka ekzekutuar një person të enjten, pasi e ka shpallur atë fajtor për vrasjen e një pjesëtari të forcave të sigurisë gjatë protestave masive që mbërthyen Republikën Islamike vitin e kaluar, thanë grupet e të drejtave të njeriut.
Ky është ekzekutimi i tetë që Irani ka kryer në lidhje me protestat që shpërthyen në shtatorin e vitit 2022, pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, një grua e re iraniane-kurde, e cila ishte arrestuar nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, shamisë së kokës.
Milad Zohrevand u ekzekutua në burgun në qytetin perëndimor të Hamadanit, tha organizata Hengaw, me seli në Norvegji. Ai ishte dënuar me vdekje për vrasjen e një zyrtari të Gardës Revolucionare gjatë protestave në qytetin Malajer, nëntorin e vitit të kaluar.
Hengaw, organizatë që përqendrohet në çështjet që kanë të bëjnë me kurdët, tha se Zohrevand nuk ishte njoftuar paraprakisht se do të ekzekutohej dhe kur e kuptoi se do të ekzekutohej, atij nuk iu lejua që të realizonte një takim të fundit me familjarët e tij.
Për ekzekutimin e Zohrevandit, që ishte në të 20-tat, nuk është raportuar nga mediat brenda Iranit. Ndërkaq, organizata që ofron ndihmë ligjore, Dadban, po ashtu konfirmoi dënimin kapital të Zohrevandit, dhe tha se atij nuk i ishte lejuar që të kishte avokat.
Autoritetet iraniane veçse kishin ekzekutuar shtatë persona në lidhje me protestat e vitit 2022, duke nxitur dënim të fuqishëm nga grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore.
Ekzekutimi i fundit që u krye ishte në maj, kur u vranë tre persona. Organizata Amnesty International ka thënë se ekzekutimet “synojnë të dërgojnë një mesazh në botë dhe për njerëzit e Iranit se ata nuk do të ndalen derisa të shtypin disidencën”.
Irani ka shtypur brutalisht protestat, ku janë vrarë qindra persona dhe mijëra të tjerë janë arrestuar, sipas organizatave për të drejtat e njeriut dhe Kombet e Bashkuara. Gjatë këtij viti, Irani ka ekzekutuar të paktën 680 persona, shumica ishin të dënuar me akuza që lidhen me drogën, ka thënë organizata Iran Human Rights, me seli në Oslo.
Marrë nga REL
Aleksandar Vuçiç SERBI- Serbia ka blerë 11 helikopterë ushtarakë Mi-35 të prodhimit rus nga Qipro, pasi kërkon t&eum...
AUSTRALI-Banorët janë tmerruar nga një murtajë minjsh që kanë zbritur në një qytet të njohur si piktoresk i...
Elon Musk SHBA- Organizata e Kombeve të Bashkuara është në një konflikt me pronarin e platformës X, Elon Musk. Francesa Alban...
Taksite ajrore KINA-Kompania "Ehang" ka marrë një certifikatë të vlefshmërisë ajrore nga "Administrata e Aviacionit Civil t&e...
David Cameron ANGLI- Sekretari i ri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, është takuar sot me Presidentin izrae...
Gaza GAZA- Izraeli njoftoi se armëpushimi i përkohshëm në luftën kundër Hamasit që ishte parashikuar të fillon...
Keshilli i Europes BRUKSEL-Këshilli i Evropës publikoi të enjten një raport sipas të cilit dështimi në përballjen ...
Eric Adams SHBA-Një grua ka akuzuar Kryetarin e Bashkisë së New York-ut Eric Adams për sulm seksual në dokumentet e gjykatës ...
Foto ilustruese IZRAEL-Katari tha se armëpushimi në luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizat&eum...
Sulmi ne Dublin IRLANDË-Pesë persona, përfshirë tre fëmijë, janë dërguar në spital pas një incidenti t&eu...