Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pasi ka marrë ndihmës e parë nga një ekip i Qendrës së Mjekësisë Urgjente (QMU), pacientja është dërguar me shenja jete në Klinkën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka thënë drejtori i QMU-së, Avdyl Pacolli, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
KOSOVË- Një grua është lënduar pasi është goditur nga materialet e rënda që kanë rënë nga kulmi i ndërtesës së Komunës së Prishtinës, në lagjen Arbëria, të enjten. Nga Klinika Emergjente thanë se gjendja e saj është "stabile por e rëndë".
Pasi ka marrë ndihmës e parë nga një ekip i Qendrës së Mjekësisë Urgjente (QMU), pacientja është dërguar me shenja jete në Klinkën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka thënë drejtori i QMU-së, Avdyl Pacolli, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
“Flitet për një qytetare, viti i lindjes 2000, e cila ka pësuar një politraumë. Përveç kësaj, e ka pësuar edhe një plagë në kokë. Ekipet tona kanë mbërritur për rreth gjashtë minuta në vendin e ngjarjes, pas thirrjeve nga qytetarët dhe policia, dhe më pas, porsa kanë arritur në vendin e ngjarjes, ekipet tona kanë filluar ta trajtojnë pacienten, realisht kanë arritur të bëjnë pastrimin e plagës, kanë arritur ta trajtojnë, sepse ajo është politraumë dhe mund të ketë fraktura të shumta”, tha Pacolli për REL-in.
“Kjo paciente është trajtuar në vendin e ngjarjes. Më pas, me autoambulancë, duke i dhënë serum, pacientja është përcjellë me shenja vitale të jetës deri në Klinikën Emergjente. Ajo është pranuar në emergjencë dhe në këtë institucion ka filluar me marrë trajtimin”, bëri të ditur Pacolli.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla i tha më vonë Radios Evropa e Lirë se gjendja e pacientes është “është e rëndë por stabile”.
“Gjendja është e rëndë sepse është një politraumë me shumë fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, por ende është në emergjencë, më vonë duhet të bëhen disa ekzaminime shtesë. Pastaj do të vendoset a ka nevojë për intervenim kirurgjik apo do të vazhdojë tretmanin në mjekim intensiv qendror”, tha Syla.
Incidentin te ndërtesa e komunës në Prishtinë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën 'Nora e Hotit', në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha policia në një përgjigje për REL-in.
Policia ka bërë të ditur se tashmë ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Marrë nga REL
Papa Françesku VATIKAN- Papa Françesku theksoi se kënaqësia seksuale është “një dhuratë nga Zoti” q...
Foto ilustruese LINDJA E MESME- Ushtria amerikane kreu një tjetër sulm kundër zonave të kontrolluara nga rebelët Houthi të Je...
Foto ilustruese GAZA- Mjekët palestinezë thanë të enjten se 16 persona u vranë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në q...
Foto ilustruese TAJLANDË- Një tjetër incident është regjistruar në një avion gjatë një udhëtim nga B...
Kartëmonedhë prej 100 dinarësh KOSOVA- Lista Serbe e ka cilësuar si “dëbim të serbëve” nga zonat ku ata jeto...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Turqia mund të kryejë më shumë operacione ndërkufitare në Irak dhe Siri nëse ësht&e...
Foto ilustruese ITALIA-Influencerët italianë do t’u duhet t’u binden të njëjtave rregulla si mediat tradicionale kur postoj...
Foto ilustruese SHBA- Hezbollahu hodhi poshtë propozimet e ndërmjetësit amerikan për të ulur tensionet me Izraelin dhe...
Foto ilustruese SERBI-Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç u dhunua brutalisht disa ditë më parë, ngjarje kjo e cila erdhi pa...
Nikolai Denkov dhe Albin Kurti ZVICËR- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në Davos të Zvicrës n&e...