LIVE UPDATES
Bota

Biden: Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen ushtarakisht nëse Kina sulmon Tajvanin

Kështu deklaroi Presidenti Joe Biden gjatë një konference për shtyp në Tokio, kur u pyet nga gazetarët për të qartësuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.

23 Maj 2022, 21:27 Nga DOSJA
Biden: Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen ushtarakisht nëse
Joe Biden

SHBA- Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin ushtarakisht nëse Kina do ta sulmonte Tajvanin. Kështu deklaroi Presidenti Joe Biden gjatë një konference për shtyp në Tokio, kur u pyet nga gazetarët për të qartësuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara. Kjo deklaratë përfaqëson një zhvendosje nga qasja e “paqartësisë strategjike” të përqafuar prej kohësh për këtë çështje nga presidentët amerikanë.

Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin për të mbrojtur Tajvanin, nëse Kina do ta sulmonte atë.

Në një konferencë për shtyp në Tokio, Presidenti Biden u pyet nëse Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të "përfshiheshin ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin", duke pasur parasysh se Uashingtoni nuk u tregua i gatshëm ta bënte këtë pas agresionit rus në Ukrainë.

"Po. Ky është zotimi që kemi marrë”, tha Presidenti Biden, pa shpjeguar se çfarë do të përfshinte një mbrojtje hipotetike e Shteteve të Bashkuara për Tajvanin.

“Arsyeja pse e them këtë është sepse tashmë nuk bëhet më fjalë vetëm për Ukrainën. Nëse, pas gjithë ç’ka bërë (Putini) do të ketë një riafrim mes ukrainasve dhe Rusisë, dhe sanksionet nuk vazhdojnë, atëherë çfarë sinjali do t’i dërgohej Kinës për koston e një përpjekjeje për ta marrë Tajvanin me forcë?”, shtoi Presidenti Biden.

Kjo është ‘lëvizja e fundit’ e dukshme e Presidentit Biden nga qasja e "paqartësisë strategjike" që presidentët amerikanë kanë përqafuar prej kohësh kur flitej për një pushtim të mundshëm kinez të Tajvanit. Kina e konsideron Tajvanin një provincë të shkëputur dhe është zotuar se do ta rimarrë atë, nëse do të jetë e nevojshme edhe me forcë. Ministria e jashtme kineze dënoi komentet e Presidentit Biden.

“Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë, vullnetin dhe aftësinë e popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial. Mos i dilni kundër 1.4 miliardë kinezëve”, tha Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Presidenti Biden prezantoi gjithashtu të hënën një iniciativë që synon të demostrojë angazhimin ekonomik amerikan në Azi, përkundër aktivitetit të Kinës. Megjithëse i vlerësojnë këto përpjekje, kritikët thonë se një kuadër i tillë bashkëpunimi nuk do të përbëjë detyrim ligjor për vendet pjesëmarrëse.

“Nga ana e tyre, kinezët po e kodifikojnë angazhimin e tyre. Mendoj se është problematike kur Shtetet e Bashkuara nuk po e bëjnë një gjë të tilë. Nëse jemi në këtë konkurencë ekstreme me Kinën, ne nuk po veprojmë si ata. Dhe duket se ata po bëjnë punë më të mirë”, thotë Derek Grossman, Korporata RAND.

Sidoqoftë, Presidenti Biden konfirmoi mbështetjen amerikane për politikën e “një Kine të vetme”.

“Mbështesim politikën e ‘një Kine të vetme’. Mbështesim hapat e ndërmarrë në të kaluarën, por kjo nuk do të thotë se Kina ka juridiksionin që të ndërhyjë dhe të përdorë forcën për të marrë Tajvanin. Prandaj, qëndrojmë të vendosur përkrah Japonisë dhe vendeve të tjera në mënyrë që kjo të mos ndodhë. Nuk pres që të ndodhë; nuk do të ketë përpjekje për diçka të tillë. Shumë do të varet nga sa fort bota do ta bëjë të qartë që një veprim i tillë do të shkaktojë pakënaqësi afatgjatë në komunitetin botëror”, tha Presidenti Biden.

Bazuar në politikën e “një Kine të vetme”, Shtetet e Bashkuara njohin Pekinin si qeveri të Kinës dhe nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Tajvanin.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara mbajnë kontakte jozyrtare me Tajvanin, madje edhe një ambasadë de facto në kryeqytetin Taipei. Shtetet e Bashkuara e furnizojnë Tajvanin me armatime ushtarake për të mundësuar mbrojtjen e këtij vendi ishullor.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve