LIVE UPDATES
Bota

Biden mban fjalim para Dhomës së Përfaqësuesve për gjendjen e vendit në javën më të rëndësishme politike

Fjalimi i Presidentit Biden këtë vit do të jetë një mundësi për të shpalosur vizionin e tij gjithpërfshirës dhe përparësitë në agjendën e tij politike për zgjedhjet presidenciale, që mbahen në nëntor.

6 Mars 2024, 19:23 Nga S.N
Biden mban fjalim para Dhomës së Përfaqësuesve për
Momente nga fjalimi

SHBA- Në Shtetet e Bashkuara, kjo javë është ndër më të rëndësishmet e vitit në politikën presidenciale. Ndërkohë që rezultatet e zgjedhjeve paraprake po forcojnë pozitën e ish presidentit Donald Trump si kandidat kryesor të Partisë Republikane, Presidenti Joe Biden do të mbajë fjalimin vjetor mbi gjendjen e vendit para Dhomës së Përfaqësuesve që, sipas analistëve, po pritet me vëmendje të veçantë.

Fjalimi i Presidentit Biden këtë vit do të jetë një mundësi për të shpalosur vizionin e tij gjithpërfshirës dhe përparësitë në agjendën e tij politike për zgjedhjet presidenciale, që mbahen në nëntor. Sipas analistit Kyle Kondik nga Qendra për Politikë në Universitetin e Virxhinias, fjalimi mbi gjendjen e vendit është ngjarje shumë e rëndësishme.

"Ai ndiqet më shumë nga ata që e mbështesin Presidentin sesa nga kundërshtarët e tij, por amerikanët e të gjitha pikëpamjeve e ndjekin fjalimin apo pasqyrimin e tij në media, prandaj zoti Biden do të përpiqet me këtë fjalim t’u përgjigjet shqetësimeve rreth moshës së tij,” thotë ai.

Për shumë njerëz, fjalimi mbi gjendjen e vendit ka të bëjë më shumë me stilin se përmbajtjen. “Në këtë rast, njerëzit më shumë do të shikojnë se sa të dëgjojnë. Si duket zoti Biden? A do të jetë në gjendje të ngjitet në skenë dhe të ecë pa vështirësi?” thotë analisti Tevi Troy nga Qendra për Politikë bashkëpartiake.

Një anketë e realizuar së fundi nga agjencia e lajmeve The Associated Press dhe Qendra për Hulumtimin e Çështjeve Publike NORC tregon se bëhet fjalë për një garë të ngushtë zgjedhore, gjatë të cilës çështjet si mosha dhe mprehtësia mendore mund të jenë çështje më të rëndësishme se në çfarëdo gare tjetër politike të kohërave moderne.

Sipas anketës, një pjesë e rëndësishme e votuesve amerikanë kanë dyshime për aftësitë mendore të Presidentit 81 vjeçar Biden dhe ish Presidentit 77 vjeçar Trump. Rreth 63 për qind e të anketuarve thonë se nuk kanë besim në aftësitë mendore të zotit Biden për të shërbyer si president, gjë që pritet të shndërrojë fjalimin e tij për gjendjen e vendit në një audicion në kohë reale për një mandat të dytë. Një përqindje e ngjashme, ndonëse pak më e ulët, konsiderojnë se zotit Trump i mungon kujtesa dhe mprehtësia që e kërkon pozita.

Zoti Biden përballet edhe me një sfidë të ndërlikuar në planin ekonomik: Edhe pse ekonomika amerikane po forcohet, njerëzit ende janë tejet të pakënaqur. Anketuesit dhe ekonomistët thonë se kurrë nuk ka pasur një hendek kaq të madh ndërmjet gjendjes ekonomike dhe përshtypjes publike.

“Biden dhe ekipi i tij po thonë vazhdimisht se po e përmirësojmë gjendjen, por amerikanët jo domosdoshmërisht po e ndjejnë këtë. Çfarë kanë realizuar dhe si e kanë përmirësuar jetën e një amerikani të zakonshëm?” thotë Troy.

Ky dallim mund të jetë faktor vendimtar për zotin Biden që të sigurojë një mandat të dytë. Republikanët po shfrytëzojnë këtë pakënaqësi për të kritikuar zotin Biden, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë nuk po arrin të theksojë përparimin ekonomik. Një çështje tjetër që ka rëndësi qendrore në këto zgjedhje presidenciale është edhe emigracioni, ndërkohë që dy kandidatët po mundohen të përdorin problemet rreth kufirit për të thelluar avantazhin politik.

Zakonisht, fjalimi mbi gjendjen e vendit shtjellon çështjet e brendshme krahas shqetësimeve kryesore të politikës së jashtme të Presidentit. Por ky vit, sipas drejtorit për hulumtime të politikës së jashtme pranë Institutit Brookings, Michael O’Hanlon, është shumë më ndryshe.

“Nuk është një fjalim për gjendjen në vend ku thua diçka për secilin vetëm sa për të luajtur rolin e psikologut të tyre apo udhëheqësit frymëzues. Në fakt duhet t’u tregosh njerëzve se si do t’i fitosh zgjedhjet në Amerikë dhe se si do të përpiqesh ta bindësh Kongresin që të miratojë ndihmën për Ukrainën dhe Tajvanin dhe t’i përgjigjesh pyetjes se si do të ndihmosh Izraelin, duke bërë thirrje njëkohësisht për përmbajtje. Prandaj të gjitha këto pyetje janë të lidhura me vendimet politike në Shtetet e Bashkuara, dhe roli i publikut të huaj është interesant të ndiqet por praktikisht jo thelbësor për këtë fjalim. Ky fjalim duhet të jetë pika e suksesit në kontekstin e politikës amerikane,” thotë zoti O'Hanlon.

Vitin e kaluar zoti Biden mbajti fjalimin për gjendjen në vend para një Kongresi të përçarë. Disa ligjvënës republikanë e ndërprenë atë ose hodhën batuta, në veçanti kur ai veçoi përpjekjet e disa ligjvënësve republikanë për të ndërprerë programin e sigurimeve shëndetësore dhe pensioneve.

Megjithatë analistët konsiderojnë se zoti Biden, i cili ka një përvojë të gjatë në politikë, nuk do të gjykohet shumë ashpër për fjalimin mbi gjendjen e vendit, por nëse ngatërrohet gjatë tij, atëherë vëmendja do të përqëndrohet aty.

Marrë nga VOA

joe biden shba

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026